Vërshëllima, ofendime dhe parulla kundër Gigio Donnarummës në “San Siro” përpara fillimit të ndeshjes Milan-Verona.

“Dhunë morale quhet paga prej 6 milionë eurosh në vit dhe një pagë për vëllain parazit? Tashmë mund të shkosh, durimit i erdhi fundi!”, ishte njëra prej parullave më të gjata dhe më goditëse të shpalosura nga ultrasit e Milanit, “Curva Sud”.

Edhe pse një publik i paktë në numër në stadium, së bashku kanë kontestuar në këtë mënyrë emrin e portierit të “djallit kuqezi”…

Ndërkohë që ofendimet vijuan edhe gjatë nxehjes së lojtarëve.

Donnarumma nuk e përfundoi si gjithë të tjerët nxehjen, për t’u futur shumë më parë në dhomat e zhveshjes, pikërisht për këto kore e slogane.

Megjithatë, ajo që është më e rënda moralisht ndodhi brenda dhomave, ku portieri nisi të shpërthente në lot, ndërsa për ta qetësuar ka ndërhyrë kapiteni i Milanit, Bonucci.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel