Edhe pse me vështirësi, Reali i Madridit ka mundur të marrë 3 pikët në ndeshjen e luajtur këtë të shtunë në “Bernabeu” ndaj Malaga-s.

Për kampionët e Europës rezultoi një ndeshje më e vështirë se në letër. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 2-1 të të besuarve të Zidane, por miqtë barazuan shifrat në minutën e 58.

Rezultati mbeti i pandryshuar deri në minutën e 76, kur portugezi Ronaldo u rikthye te goli, i cili i mungonte në La Liga që prej 14 shtatorit, në ndeshjen ndaj Getafes.

Kjo fitore e ngjit Realin në vendin e 3 me 37 pikë, 7 më pak se Barcelona kryesuese.

Top Channel