Bayern ka zgjedhur Tuchel për sezonin tjetër

25/10/2017 18:30

Thomas Tuchel me shumë gjasa do të jetë trajneri i Bayern Munchen për sezonin e ardhshëm. Nuk ka asnjë dyshim e përditshmja gjermane Bild, që ka zbuluar se zgjedhja e ish-trajnerit të Dortmund ka ndodhur që në momentin kur klubi bavarez vendosi të shkarkojë italianin Ancelotti.

Sipas Bild, drejtuesit e Bayern kanë qenë të bindur për Tuchel, por kanë menduar të shmangin anomalitë që mund të krijohen për një trajner që e merr skuadrën në mes të sezonit. Zgjedhja e Heynckes është menduar si një manovër që do të bindte më shumë tifozët, por edhe për ti dhënë kohë një projekti më afatgjatë.

Bayern pritet që të zyrtarizojë emrin e Tuchel në muajin janar, ndërkohë që drejtimi i skuadrës do të bëhet nga Heynckes deri në fund të sezonit. Kjo është një periudhë e shkëlqyer ndërkohë për Tuchel që të studiojë skuadrën dhe të mendojë edhe merkaton.

Top Channel