Atletico-Real Madrid, finalja e Champions League

04/05/2016 00:00

Dy ekipet madrilene, Atletico dhe Real janë finalistet e këtij sezoni në Champions League. Reali i Madridit arriti të kalojë në finale pas fitores 1-0 ndaj Manchester Cityt.

Edhe pse në takimin e zhvilluar mbrëmjen e së mërkurës në “Bernabeu” u rikthye Ronaldo si titullar, edhe një herë ishte uellsiani Bale njeriu vendimtar për ekipin e drejtuar nga Zidane. Ishte minuta e 20, kur Bale e dërgoi topin në rrjetën e Cityt, i ndihmuar edhe nga një devijim nga njëri prej mbrojtësve.

Ky gol ishte vendimtar për madrilenët, duke i dërguar ata në finalen e madhe të Championsit, ku gjejnë Atleticon e kualifikuar një ditë më parë.

Ndeshja finale do të zhvillohet më 28 Maj në “San Siro”.

Top Channel