Gjermania mposht SHBA, Portugalia largohet

26/06/2014 00:00

Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara janë dy skuadrat e grupit G që do të vazhdojnë aventurën e tyre në Brazil 2014.

Skuadra e Hoakim Lëv mposhti amerikanët 1-0, por pavarësisht kësaj humbjeje amerikanët vazhdojnë më tej falë golavarazhit më të mirë se sa Portugalia, që iu bashkua Spanjës, Anglisë, Italisë duke u eliminuar nga botërori.

Goli për Gjermaninë u shënua nga Tomas Myler në minutën e 55, ndërsa në takimin tjetër, atë mes Portugalisë dhe Ganës Ronaldo la gjurmën e tij duke shënuar golin e dytë në fitoren 2-1 të portugezëve.

Top Channel