Messi: Adhuroja Ronaldon

06/11/2012 19:20

Leo Messi ka rrëfyer se idhulli i tij kur ishte i vogël ka qenë Ronaldo, “Fenomeni” brazilian.

Argjentinasi i Barcelonës është shprehur në një intervistë për revistën angleze ‘Four Four Two’: “Ronaldo ishte heroi im. Më pëlqente të shikoja në fushë lojtarë si Zidane, Ronaldinho dhe Rivaldo, por Ronaldo ishte sulmuesi më i mirë që kisha parë ndonjëherë.”

“Ishte aq i shpejtë sa mund të shënonte sa niste ndeshja dhe kurrë nuk kam parë futbollist tjetër që të godasë topin aq mirë sa ai”, shtoi ylli i Barcelonës.

Top Channel