E martë, 13 Gusht 2024
13:17
Gjykata vendosi që të trajtohej në psikiatri, reagon avokati i të moshuarit që vrau me bastun shokun e dhomës në azil: E kanë çuar në spitalin e burgut

Pas ngjarjes së rëndë në azil, ku Zyhdi Shehi vrau me bastun shokun e tij të dhomës, gjykata vendosi që ai të dërgohej në spitalin psikiatrik, ndërkohë që do të vijonte hetimi për vrasje me dashje.

12:56
Denis Meçe u la në burg, reagon motra e viktimës: Vrasje për herë të tretë! Padrejtësia nisi që nga Policia e Shtetit

Jonida Proga, e motra 42-vjeçarit që u vra pas dhunës barbare të ushtruar nga Denis Meçe tre ditë më parë, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Korçës që la në burg autorin dhe liroi tre të tjerët. 

12:46
Dhunoi për vdekje Egli Progën, lihet në arrest me burg Denis Meçe! Tre të tjerët lihen të lirë

4 të arrestuarit për vrasjen e Egli Progës u përballën sot me gjykatën teksa jashtë dyerve të saj prisnin mes tronditjes së thellë me shpresën për drejtësi motra dhe familjarë të viktimës.

12:38
“O kafshë”/ Motra e Egli Progës pret jashtë gjykatës vrasësin e dyshuar të vëllait

Teksa 29-vjeçari Denis Meçe po zbriste nga furgoni i policisë për t’u futur në sallën e gjyqit të Korçës, e motra e viktimës, Jonida Proga ka shpërthyer në lot.

12:38
Nga formimi në burgjet izraelite te emërimi në krye të Hamasit! Kush është Sinwar, njeriu “i pamëshirshëm” i Iranit

Yahya Sinwar, që dyshohet se është arkitekti i sulmit vdekjeprurës të 7 tetorit ndaj Izraelit, lideri i ri i Hamasit, grupit të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, njihet për raportet e ngushta të tij me Iranin.

12:37
“Kam fëmijët për të rritur”/ Zbardhet dinamika e vrasjes së Egli Progës, refuzoi t’i jepte Denisit xhiron ditore të lokalit

Ishte pasditja e 10 gushtit kur Egli Proga mbylli qepenin e lokalit të tij në Pogradec për herë të fundit dhe u drejtua për në shtëpi.

12:14
Ekskluzive/ Egli Proga u dhunua për vdekje në Pogradec, Top Channel zbulon motivin, Denis Meçe i vuri “gjobë”

Top Channel ka zbuluar ekskluzivisht se pas vrasjes së Egli Progës në Pogradec, fshihet gjobvënia.

12:13
Luledielli në vend të grurit, fermerët i rikthehen kultivimit të produktit me vlera të mëdha ushqimore

Luledielli e cilësuar si një nga produktet me vlera të mëdha ushqimore ishte dikur një nga kulturat që zinte sipërfaqe të konsiderueshme në fushat e Myzeqesë, por pas viteve 90 fermerët humbën interesin për ta kultivuar.

11:54
Mashtronte me programet e studimit për në SHBA, Gjykata lë në burg Ermes Hoxhallin! Seancën e ndjek edhe ambasada amerikane

Gjykata e Apelit la nën arrest me burg Ermes Hoxhallin, i hetuar për mashtrim kompjuterik.

11:47
Video e Ramës me Libohovën e rilindur, satira e Gjekmarkajt: Edhe medaljet e çeçenëve në Paris kryeministri i mori, Lali u fshinte djersët, ndërsa tezja…

Nga Agron Gjekmarkaj

11:27
Ndodh për herë të parë që nga fillimi i fushatës, Kamala Harris “parakalon” Trumpin në baste

Gara për presidencën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës sa vjen e bëhet më e ngushtë.

11:25
Tentoi të vriste një person dhe kërcënoi me armë policët, Gjykata e Korçës lë në burg Spartak Çelën

Gjykata e Korçës ka lënë në masën e arrestit me burg, Spartak Çelën, i arrestuar nga policia pak ditë më parë, pas 4 vitesh në kërkim.

11:16
Zjarr në afërsi të aeroportit të Prishtinës, një person i lënduar dhe 20 mjete të djegura

Një zjarr i madh ka shpërthyer në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, në orët e para të mëngjesit.

10:49
Përleshje vdekjeprurëse mes trupave afgane dhe pakistaneze

Tre civilë afganë janë vrarë gjatë përleshjeve mes trupave kufitare afgane dhe pakistaneze, pranë pikës kufitare në Torkam, tha zëdhënësi i qeverisë de facto talibane në Kabul më 13 gusht.

10:48
Bota e kinemasë në zi, ndahet nga jeta ylli i filmit “Scarface”

Angel Salazar, i njohur më së shumti për rolin e tij si Chi Chi në “Scarface’”, ka vdekur në moshën 68-vjeçare nga shkaqe që ende nuk janë zbuluar.

10:28
“Ferri” në Athinë, BE-ja i vjen në ndihmë Greqisë në luftën me zjarret

Për të tretën ditë me radhë, Greqia po vazhdon betejën kundër zjarreve masive afër Athinës, përderisa qindra zjarrfikës evropianë pritet t’iu bashkohen përpjekjeve për të shuar zjarrin vdekjeprurës që ka prekur pjesë të mëdha në periferi të kryeqytetit grek.

10:25
Flamuri olimpik mbërrin në Los Anxhelos katër vjet përpara Lojërave Olimpike, qyteti gati të nisë përgatitjet

Franca i dha lamtumirën të hënën Lojërave Olimpike, pas dy javëve magjepsëse, ndërsa sportistët u kthyen në shtëpi pas performancave të tyre në shfaqjen më të madhe në planet.

10:16
Tritoli që iu vendos lokalit në Shkodër/ Arrestohet njëri nga autorët, nipi i i Gjon Gjekës! Dalin pamjet e momentit kur hyn i maskuar

Ngjarja e ndodhur në një restorant në plazhin e Rrjollit në Velipojë më 30 korrik, tashmë ka një autor.

10:07
Tragjike në Tiranë! U rrëzua nga tarraca e pallatit, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku një 50-vjeçar u rrëzua aksidentalisht nga tarraca e katit të pestë, i cili më pas ndërroi jetë në spital.

09:47
E KRYER/ Refuzoi Sylvinhon për të luajtur me Gjermaninë, talenti shqiptar transferohet në Premier League

Brajan Gruda është një nga talentet që ka shkëlqyer në Bundesligë sezonin e fundit, me sulmuesin 20-vjeçar që zgjodhi të luante për Gjermaninë përpara Shqipërisë, duke refuzuar ftesën e bërë nga Sylvinho përpara Europianit.

09:45
Aksident i trefishtë në Pogradec, makinat përfundojnë në trotuar

Një aksident i trefishtë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në Pogradec.

09:32
Qarkullonte me armë zjarri në Mat, sapo u pikas nga policia e hodhi në tarracën e një lokali! Arrestohet 23-vjeçari

Një 23-vjeçar është arrestuar në Burrel, pasi qarkullonte me armë.

09:18
Kanabis i paketuar gati për shitje, arrestohen dy 30-vjeçarë në Tiranë

Dy persona të cilët shisnin lëndë narkotike janë arrestuar në Tiranë.

09:14
Broja e ka vendosur, ja në cilin klub kërkon të transferohet sulmuesi i Kombëtares shqiptare

Oferta të shumta kanë ardhur për Armando Brojën, teksa sulmuesi i Kombëtares shqiptare kërkon me çdo kusht largimin e tij nga Chelsea.

09:07
SHBA i bën thirrje Turqisë: Binde Iranin të ulë tensionet në Lindjen e Mesme

Shtetet e Bashkuara po i kërkojë Turqisë dhe aleatëve të tjerë, të cilët kanë raporte me Iranin, që ta bindin atë të ulë tensionet në Lindjen e Mesme, tha ambasadori amerikan në Turqi.

08:59
Shkëlqejnë sulmuesit e Kombëtares, Daku dhe Asani më të mirët në kampionatet e tyre

Mirlind Daku dhe Jasir Asani gjetën rrugën e rrjetës në fundjavën që lamë pas. Të dy arritën që të shënonin dhe të ndihmonin skuadra e tyre në arritjen e rezultateve pozitive. Daku shënoi në barazimin 1-1 mes Rostov dhe Rubin Kazan.

08:42
Zjarri prek edhe Parkun Kombëtar të Prespës, kryetari i bashkisë Pustec: Sot është dita vendimtare, si paraqitet situata

Në ditën e shtatë të zjarrit, në terren mëngjesin e sotëm kanë zbritur prefekti i qarkut të Korçës Nertil Jole së bashku me kryetarin e bashkisë së Pustecit, Pali Kolevski dhe rreth 80 forca zjarrfikëse.

08:32
Trazirat në Britaninë e Madhe/ Analiza e DW: Si e djathta ekstreme përfitoi nga zemërimi pas sulmit me thikë ku u vranë tri vajza dhe u plagosën disa të tjera

Disa pjesë të Mbretërisë së Bashkuar janë përfshirë në trazira që kur tre vajza u vranë dhe disa të tjera u plagosën në një sulm me thikë në një klasë vallëzimi në qytetin veriperëndimor anglez të Southport.

08:24
Një ditë pasi Putin “tregoi dhëmbët”, Ukraina vazhdon sulmet ajrore në Kursk

Ukraina ka kryer sulme të reja me dronë në rajonin kufitar rus të Kurskut më 13 gusht, një ditë pasi presidenti rus, Vladimir Putin, kritikoi Perëndimin për mbështetjen e inkursionit të befasishëm të Kievit në territorin rus.

08:18
Park prodhimi energjie diellore në fushën e ish-fabrikës së tullave në Lushnjë, Rama: Nga gangrenë plehrash në prodhim të gjelbër

Në zonën e ish-fabrikës së tullave në Lushnjë vazhdon puna për ndërtimin e parkut të prodhimit të energjisë diellorem që do t’i shtohet prodhimit të gjelbër në vendin tonë.

07:53
Sulmi kibernetik ndaj ekipit të Trump, si hakerat morën email-in e republikanit Roger Stone për të mashtruar zyrtarët në fushatë

FBI dhe hetuesit e tjerë që po hetojnë hakerimin dhe rrjedhjen e dokumenteve të fushatës Trump, për të cilat ish-presidenti fajësoi Iranin, dyshojnë se hakerët ishin në gjendje të komprometonin llogarinë personale të email-it të republikanit Roger Stone.

07:40
Nuk ia doli të marrë Todibo-n, Juventus kthen fokusin nga mbrojtësi i Milan-it

Pas transferimit të Todibo te West Ham, Juventus ka kthyer fokusin nga një tjetër mbrojtës.

07:31
Trump akuzon Iranin për sulm kibernetik/ FBI nis hetimet pasi ekipi i kandidatit republikan u godit nga hakerat

FBI tha të hënën se po kryen hetime pasi ekipi i fushatës i ish-Presidentit Donald Trump tha se ishin vjedhur dokumente të ndjeshme të fushatës, disa ditë pasi fushata akuzoi për një sulm kibernetik nga Irani.

07:16
Ditë e nxehtë dhe natë tropikale, parashikimi i motit për sot

Vendi ynë mbetet nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme, si pasojë e ndikimit të rrymave ajrore të nxehta me origjinë nga veriu i Afrikës dhe Anticiklonit të Azoreve, ditë të nxehta e netë të ngrohta.

07:06
Zjarret në Athinë, gjendet e pajetë punonjësja e një kompanie në Patima Halandri

Zjarrfikësit kanë nxjerrë trupin e pajetë të një gruaje rreth 60 vjeç nga një godinë që ishte përfshirë nga flakët në vendin e quajtur Patima Halandri në Greqi.

E hënë, 12 Gusht 2024
23:03
Tjetër vatër zjarri në fshatrat e Selenicës, terreni i thyer vështirëson ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse

Një vatër zjarri është regjistruar në orët e mbrëmjes në fshatin Bashaj dhe Velçe të Nashkosë së Selenicës.

22:58
Tragjike në Durrës! 47-vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni i banesës, humb jetën

Një 47-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga ballkoni banesës së tij.

22:47
Sasi “rekord”/ Kapen 148 kg kokainë në Itali, arrestohen “pritësit” shqiptarë! Droga nga Ekuadori me destinacion Zvicrën

148 kilogramët kokainë janë kapur në Livorno të Italisë javët e fundit, të fshehura në një ngarkesë me banane të destinuara për në Zvicër.

22:29
SHBA: Irani pritet të hakmerret gjatë kësaj jave, Izraeli përgatit sulme me nëndetëse me raketa të telekomanduara

Irani ka këmbëngulur për një “përgjigje të përshtatshme dhe parandaluese” kundër Izraelit, ndërsa ministri izraelit i mbrojtjes, Yoav Gallant, i tha homologut të tij amerikan se Teherani po përgatitej për një sulm ushtarak në shkallë të gjerë.

22:26
“Në ‘91 isha armik i vendit tim, nuk lejohej të mësoje gjuhë të huaja”, Demaliaj i përgjigjet Rudi Vatës: Je qesharak, italishtja e frëngjishtja mësoheshin në shkollë

Analisti Ilir Demalia, në një postim të bërë ë rrjetin e tij social në Facebook, i është përgjigjur Rudi Vatës, lidhur me disa rrëfime që ka bërë në librin e tij “Jeta ime! Futbolli Liria dhe Parajsa.”

22:16
Raporti për Urën e Ibrit/ Vazhdojnë punimet për hapjen, reagon KFOR: Duhet vendim me dialog

Edhe këtë të hënë punimet kanë vazhduar në Urën e Ibrit.

22:01
Çdo ditë 200 urgjenca në Shkodër, shumica janë turistë dhe emigrantë

Deri në 200 persona në ditë, paraqiten në urgjencën e spitalit të Shkodrës, për të kërkuar ndihmë mjekësore nga bluzat e bardha.

21:46
Vrasja në Pogradec, Berisha: Policia e narkoshtetit e vrau për së dyti, e fshehu ngjarjen vetëm se autori ishte i Rilindjes

Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rënë në Pogradec, ku Egli Proga, 42-vjeçari nga Pogradeci, humbi jetën pas dhunës brutale nga 29-vjeçari Denis Meçe, ngjarje e cila u tentua të fshihej. 

21:45
Plagosja me thikë e nënë e bijë  në Angli, kush ishte “engjëlli” mbrojtës që i rrëmbeu thikën autorit

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga plagosja me thikë e një nëne dhe vajzës së saj vetëm 11 vjeçe në Londër.

21:41
Pamje apokaliptike nga Athina! Flakët “përpijnë” një lagje në periferi, disa banorë transportohen në spital

Vazhdon lufta me flakët në Athinë.

21:16
Një prej oligarkëve më të fuqishëm në Bullgari, kush është politikani që jeton në “mister”? Në Kuvend shkon me truprojë

Delyan Peevski, politikan dhe një prej oligarkëve më të fuqishëm në Bullgari, është figurë enigmatike. Përveç disa hoteleve që ai thuhet se frekuenton, askush nuk e di se ku jeton ai. Rrallë shihet në rrugë dhe preferon që në parlament të dërgohet me një konvoj makinash, si dhe me roje sigurimi.

21:05
“Dikur e kishte harruar edhe Zoti”, Rama ndan pamje nga Libohova: Turistë nga e gjithë bota po vizitojnë qytezën historike

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje nga qendra e qytezës së Libohovës, ku qytetarët ia kanë marrë valles.

20:56
Tetë kafshë në tetë ditë! Një rinoceront shfaqet në Londër, Banksy konfirmon autorësinë

Banksy ka zbuluar veprën e tetë të artit në koleksionin e tij me temë kafshësh në Londër, një siluetë të një rinoceronti që duket sikur po ngjitet në majë të një makine.

20:17
Situatë e vështirë nga zjarret në disa zona, probleme në Mesopotam të Finiqit, ministri i Mbrojtjes: Prioritet jetët e njerëzve

Forcat e emergjencave civile po vijojnë betejën me vatrat e zjarrit në disa zona në veri dhe jug të vendit. Për të parë situatën në disa nga vatrat në fshatin Mesopotam të bashkisë së Finiqit ishte vetë ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, i cili shoqërohej edhe nga drejtori i Agjencisë së Mbrojtjes Civile Haki Çako.

19:57
Kufizimet, Urdhri i Mjekut kundërshton ndalimin e bluzave të bardha për të punuar dhe në shtet dhe në privat

Ndryshimet  që u bënë në ligjin e Urdhrit të mjekëve nëpërmjet një akti normativ ku ndër të tjera parashikon kufizimin e mjekëve te të punojnë  në spitalet publike dhe ato private, kundërshtohet fort nga Urdhri i mjekëve

19:46
“Të moshuarit i lidhnin”, ish-infermierja tregon për TCH trajtimin skandaloz në azilin ku u vra i moshuari: Flinin dy pacientë në një krevat, për të ngrënë u jepnin….

Të ulur pranë njëri tjetrit, kjo është foto e fundit së bashku e dy të moshuarve.

18:49
Shtatë nga imazhet më të mahnitshme të Lojërave Olimpike të Parisit… si vepra arti klasike

Disa nga fotografitë e kapura nga Lojërat Olimpike janë cilësuar si mahnitëse, ndërsa janë krahasuar me veprat historike të artit.

18:40
Analiza/ Agron Gjekmarkaj: Nga Berisha në arrest te shkarkimi i ministrave dhe zgjedhjet në Himarë… Copëza nga lehtësia e papërballueshme e një vere banale!

Nga Agron Gjekmarkaj

18:36
Merr flakë një makinë e parkuar në Korçë, zjarrfikësja në vendngjarje

Merr flakë një automjet në afërsi të pazarit të qytetit, në lagjen nr 8, në Korçë.

18:24
Mbetje të rrezikshme nga Shqipëria drejt Tajlandës, reagon Drejtoria e Doganave: Po bashkëpunojmë me OLAF për të lokalizuar ngarkesën

Drejtoria e Doganave ka reaguar pas lajmit se rreth 800 tonë mbetje të rrezikshme metalurgjike, dyshohet se janë nisur nga Porti i Durrësit drejt Tajlandës.

18:13
Vapa në Evropë vrau 50 mijë njerëz gjatë vitit 2023, vdekshmëria më e lartë në Greqi, Itali dhe Spanjë! Lëndët djegëse nxehën kontinentin

Moti i nxehtë i shkaktuar nga ndotja e karbonit vrau gati 50.000 njerëz në Evropë vitin e kaluar, pasi kontinenti i vjetër po ngrohet me një ritëm më të shpejtë se pjesët e tjera të botës, sipas një studimi të fundit.

18:05
“Ferri mbi Athinë”/ Zjarret dalin jashtë kontrollin, banesa të shkrumbuara dhe njerëz të dëshpëruar! Pamjet dramatike! (FOTOT)

Zjarrfikësit grekë vazhdojnë të luftojnë me flakët për të përballuar frontin e zjarrtë që shpërtheu mesditën e djeshme në Varnava dhe është përhapur në verilindje të Atikës.

17:53
Sulmet në rajonin e Kurskut, Moska vijon evakuimet, thirrje banorëve të lënë shtëpitë

Një zyrtar në rajonin rus kufitar të Kurskut u bëri thirrje banorëve që të evakuohen për shkak të “gjendjes shumë të tensionuar” në zonë, ku forcat ruse po mundohen me vështirësi t’i përgjigjen një sulmi të befasishëm ukrainas.

17:45
Lajm i madh për Interin, ylli i skuadrës rinovon dhe qetëson tifozët

Lautaro Martinez ka rinovuar kontratën me Interin deri në vitin 2029.

17:39
Lëndë toksike shqiptare drejt Tajlandës! Ngrihet alarmi, dyshohet për 800 ton mbetje të ngarkuara në portin e Durrësit

Një ngarkesë e nisur nga Porti i Durrësit ka vënë në alarm autoritetet në Tajlandë, pasi sipas organizatës “Basel Action Network” që gjurmon tregtinë e mbetjeve toksike, është e mbushur me pluhur të rrezikshëm që grumbullohet nga filtrat e furrave të çelikut.

17:37
Fshehja e ngjarjes së rëndë në Pogradec/ Avokati i Popullit: Ka nisur një verifikim mbi veprimet dhe procedurat e ndjekura nga organet kompetente

Institucioni i Avokatit të Popullit ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë në Pogradec, ku Egli Proga, 42-vjeçari nga Pogradeci, humbi jetën pas dhunës brutale nga 29-vjeçari Denis Meçe, ngjarje e cila u tentua të fshihej. 

17:03
Ministri Hasani mirëpret Nancy VanHorn: Bashkëpunojmë për avancimin e lidhjes unike me SHBA-në

Ministri Igli Hasani ka mirëpritur në Shqipëri Nancy VanHorn, të ngarkuarën me punë të SHBA. 

16:47
Opozita i drejtohet Bashkisë së Tiranës me dy kërkesa zyrtare: Duam informacione për kontratën e lidhur me kompani të huaja dhe auditimin e brendshëm

Opozita i është drejtuar me dy kërkesa për informacion Bashkisë së Tiranës. Ditën e sotme në kërkesat që mbajnë firmën e nënkryetarit të këshillit bashkiak të bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti dhe firmën e Jonathan Pano, nënkryetar i komisionit të financave dhe Buxhetit në këshillin bashkiak të kryeqytetit, kërkohet informacion mbi një marrëveshje të lidhur nga ky institucion dhe dy kompanive britanike dhe gjermane.

16:31
Ekipi i Trump-it u godit nga hakerat. Harris përqendrohet tek ekonomia… Si po ecën fushata për Presidencën në SHBA

Ish-presidenti Donald Trump njoftoi për një sulm kibernetik ndaj një prej faqeve të internetit të fushatës së tij.

16:06
Tronditëse/ Një burrë plagos me thikë nënë e bijë në mes të Londrës, vajza vetëm 11 vjeçe

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në sheshin Leicester të Londrës, ku një vajzë e mitur 11-vjeçare dhe nëna e saj, janë sulmuar me thikë.

16:01
Këmbimi valutor, euro bie nën 100 lekë! Ja shifrat për dollarin amerikan dhe paundin britanik

Një euro këmbehet sot me 99.95 lekë, duke rënë për herë të parë poshtë kufirit të 100 lekëve.

15:44
Pishina olimpike në Durrës/ Qyteti kthen sytë nga noti, rikonstruktohet pishina publike “Taq Dafa”

Rikonstruksioni i pishinës publike “Taq Dafa” ka ringjallur traditën e notit dhe ambicien olimpike në Durrës. Kushtet e përmirësuara e kanë kthyer pishinën në një ambient gjithnjë e më tërheqës jo vetëm për notarët profesionistë, por dhe për amatorët.

15:33
“Pashë flakët në ndërtesë”/ Helikopteri ra në çatinë e hotelit luksoz, klientët rrëfejnë çastet e tmerrit

Rrëzimi i një hoteli mbi çatinë e një hoteli bregdetar shkaktoi panik në Cairns të Australisë orët e para të mëngjesit të sotëm.

15:22
“Duam libra shqip”/ Shqiptarët ngrihen në protestë kundër Serbisë në Preshevë

Me thirrjet “Duam libra shqip”, dhe “kujdes shëndetësor pa diskriminim gjuhësor”, shqiptarë të Luginës së Preshevës dolën në rrugë për të protestuar sikurse thanë, për “identitet dhe dinjitet”, duke e akuzuar qeverinë serbe për diskriminim ndaj tyre.

15:19
Dhjetëra gomone drejt Anglisë/ Të dielën e kaluan La Manshin 700 emigrantë, dy u mbytën, 50 u shpëtuan

Sipas shifrave zyrtare të Home Office, Ministrisë së Brendshme dhe Emigracionit, më shumë se 700 emigrantë kanë kaluar këtë të diel në ngushticën e La Manshit nga Franca drejt brigjeve angleze me gomone.

15:15
Profesionet më të kërkuara/ Çfarë kërkon më shumë tregu i punës në Shqipëri dhe në Bashkimin Europian

Sipas raportit të përvitshëm të punës, Eures, Europa ka nevojë urgjente për profesionistë në 40 sektorë, që nga saldatorë, hidraulikë, drejtues kamionësh të rëndë, mjekët specialist, mekanike, profesionistë të infermierisë, kamerierë, metalurgë, montues makinerish, punëtorë në shtrimin e dyshemeve, punëtorë çatish, mekanikë të klimatizimit dhe ftohjes, punëtorë ndërtimi.

15:06
23 zjarre dhe 9 të arrestuar/ Gushti, përvëlues për pyjet, ende ka vatra të mëdha në të gjithë vendin

Në 24 orët e fundit në të gjithë vendin nga veriu në jug ka pasur 47 vatra zjarri nga të cilat falë ndërhyrjes së zjarrfikëseve 36 u fikën ndërsa 11 vijojnë të jenë aktive.

14:53
Çmimi i naftës ulet me 5 lekë! Nga 182 deri në 184 lekë për litër, po tregtohet me 177 deri në 179 lekë

Sezoni i verës ka sjellë edhe çmime më të ulëta të naftës në pompat e benzinatës.

14:49
“Është vrasje në bashkëpunim”/ Motra e Egli Progës hedh akuza të forta: Shteti donte ta fshihte ngjarjen

Mes lotësh, e motra e Egli Progës akuzon se vëllanë e saj e kanë vrarë në bashkëpunim dhe shteti ka fshehur ngjarjen.

14:29
Në Zvicër shpikin peshkun robotik, do të përdoret për të eksploruar oqeanin, por jo vetëm

Rreth 400 kilometra nga deti më i afërt, studentët e inxhinierisë në ETH Cyrih të Zvicrës janë duke punuar shumë për të krijuar robotë të avancuar që mund të ndryshojnë mënyrën se si studiohen oqeanet e botës.

14:26
Putin “tërbohet” nga ofensiva ukrainase: Duhet ta dëbojmë armikun nga territori ynë, ata do marrin përgjigje siç e meritojnë

Vladimir Putin ka thirrur një takim zyrtarësh për situatën në rajonet kufitare.

14:15
Ditë e re, sqarime të reja! Biden: Presidencialet, Trump paralajmëron gjakderdhje

Joe Biden i rikthehet shpjegimeve e tregoi së fundmi përsenë e heqjes dorë nga ri kandidimi për postin e presidentit të SHBA-ve.

14:04
Ligjvënësit ia varin punës në Kuvend, 38 deputetë mungojnë në punë. Administrata i gjobit me 10-60 mijë lekë (EMRAT)

Më shumë se ⅓ e deputetëve rezulton që të mos jenë paraqitur në punë në muajin maj. Kjo shifër është raportuar në listëpagesën e deputetëve të muajit korrik, e publikuar tashmë në faqen zyrtare të Kuvendit.

13:57
“Ambulanca u vonua gjysmë ore”/ Flasin personat që ishin rreth lokalit ku u dhunua për vdekje Egli Proga: E gjetëm të vrarë!

Personat që e njihnin e përshkruajnë Egli Progën që u dhunua për vdekje si një njëri të qetë dhe që nuk krijonte telashe.

13:53
VIDEO/ U përfol se ishte shumë pranë Barcelonës, Nico Williams surprizon me të ardhmen

Një lajm i orëve të fundit, duket se “tronditi” La Ligan, me mediat spanjolle që bënë me dije se Nico Williams kishte pranuar ofertën e Barcelonës dhe se ishte shumë pranë kalimit të tij drejt katalanasve.

13:34
VIDEO/ U vra me një plumb në ballë, kush është studenti që shpërndante ujë për protestuesit në Bangladesh

Duke përdorur mëngën e tij për të fshirë gaz lotsjellës nga sytë e tij të djegur, 25-vjeçari Mugdho përshkon turmën, duke shpërndarë shishe me ujë për protestuesit, kërkesat e të cilëve për reforma do të rrëzonin së shpejti liderin e Bangladeshit.

13:30
“Policia na tha se vdiq pasi u rrëzua në tokë”/ Flet motra e Egli Progës që u dhunua për vdekje: Dallohej qartë që ishte dhunuar, e masakruan në mes të rrugës

Jonida Proga, e motra e Egli Progës që u dhunua për vdekje dy ditë më parë në Pogradec, fajëson ambulancën dhe Policinë e Shtetit për mos reagim të shpejtë lidhur me ngjarjen.

13:20
“Krah për krah”: FSK, stërvitje me ushtrinë shqiptare nën vëzhgimin e amerikanëve!

Ministri i mbrojtjes në Kosovë, Ejup Maqedonci, njoftoi mbajtjen e një trajnimi të përbashkët të FSK-së, Policisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë, nën vëzhgimin e amerikanëve.

13:07
FOTO/ Nga p*rno në Olimpiadë, kush është ylli i Onlyfans që fitoi medalje në Lojërat e Parisit

Alysha Newman ishte një nga protagonistet e kësaj Olimpiade, e cila fitoi medalje bronzi në kërcimin me shkop.

13:00
VIDEO/ “Lëviz i sigurt me një orë 30 mijë euro”, Rama ndan përshtypjet e turistit italian në Shqipëri: Mos e kini zili Sardenjën!

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale rrëfimin e një turisti italian, i cili ka zgjedhur plazhin e Dhërmiut për të pushuar në këto ditë të nxehta gushti.

12:51
Kokainë dhe kanabis në tabakino! Arrestohet pronari 37-vjeçar dhe punonjësi në Himarë

Një 37-vjeçar që shiste drogë në tabakinon e tij bashkë me punonjësin janë arrestuar në Himarë.

12:42
Sherr me thika dhe me grushte në Elbasan

Një sherr mes disa personave ka degraduar në përdorimin e thikave dhe grushteve.

12:41
Mbrojtësi i Milanit drejt Juventusit, zbulohet plani i “Zonjës” për të bindur rivalët kuqezi

Juventusi është ende në kërkim të lojtarëve për të përforcuar skuadrën, teksa listës së bardhezinjve i është shtuar dhe Pierre Kalulu.

12:34
Deputetë që jetojnë me dietat e Kuvendit! Zbulohen shpërblimet që marrin ligjvënësit për udhëtime, telefona e karburant. Paga neto iu shkon mbi 4 mijë euro

Dyfishimi që deputetët i bënë rrogave të tyre, duke e çuar pagën bruto në 310 mijë lekë, e kombinuar edhe me dietat që marrin në Kuvend, bën që në fund të muajit ligjvënësit e Shqipërisë të kenë në llogaritë e tyre bankare mbi 4 milionë lekë, pas taksave.

12:29
Populli kundër Vuçiç! Protestë gjigante në Serbi kundër minierës së litiumit

Pakënaqësia që vlon prej kohësh në Serbi me planet për çeljen e minierave të litiumit në vend dhe kompanisë Rio Tinto kulmoi me një tubim gjigant në Beograd, ku dhjetëra mijëra vetë kanë mbushur sheshin qendror te qyteti dhe rrugët përreth tij.

12:03
Vidhnin bizhuteri brenda bagazheve të pasagjerëve, arrestohen dy punonjës të Aeroportit të Rinasit

Dy punonjës së Aeroportit të Rinasit janë konstatuar duke grabitur sendet në bagazhet e pasagjerëve.

11:53
VIDEO/ “Free Noizy”, Xhensila Myrtezaj i del në krah këngëtarit, bën thirrje për lirimin e tij! Paralajmërohet protestë!

Artisti i njohur Rigels Rajku, i njohur me emrin e skenës si Noizy, është ende në pritje të ekstradimit të tij drejt Kosovës, kjo pasi dyshohet se ka dhunuar personazhin e njohur të TikTok, Medi Iseni.

11:49
VIDEO/ Momentet e fundit të Egli Progës, del nga lokali i tij në Pogradec para se të dhunohej barbarisht

Top Channel ka siguruar videon me momentin kur Egli Proga, 42 vjeçari që u vra në Pogradec largohet nga lokali i tij pak para se të dhunohej për vdekje nga Denis Meçe.

11:31
Fituan medaljet e para për Shqipërinë në Lojërat Olimpike, Valiev dhe Dudaev: Herën tjetër luftojmë për të artën

Chermen Valiev dhe Islam Dudave ishin dy heronjtë e Shqipërisë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, duke shkruar historinë për vendin tonë në Olimpiadë.

11:20
Përplasen dy automjete në aksin Fushë-Krujë-Thumanë! Një nga mjetet përfundon mbi barrierë

Një aksident ka ndodhur në aksin e rrugës nacionale Fushë-Krujë-Thumanë pranë fshatit Derven mëngjesin e kësaj të hëne. 

11:10
Rriten tensionet mes Iranit dhe Izraelit, SHBA-ja dërgon nëndetëse me raketa drejt Lindjes së Mesme

SHBA ka dërguar një nëndetëse me raketa të drejtuar në Lindjen e Mesme, ndërsa tensionet në rajon rriten.

10:56
Lanë sobën e gatimit ndezur, përfshihet nga flakët banesa në katin e katër të një pallati në Lushnjë

Lënia e sobës së gatimit ndezur i ka kushtuar shtrenjtë një familjeje në Lushnjë.

10:52
U shpall kampion Europe dhe u transferua te Milani, Alvaro Morata i jep fund marrëdhënies me partneren e tij: Keqkuptimet na konsumuan

Ka përfunduar historia 8-vjeçare e dashurisë mes Alvaro Moratas dhe Alice Campellos, me të cilën spanjolli kishte katër fëmijë, Alessandro, Edoardo, Leonardo dhe Bella.

10:47
A u tentua të fshihej vrasja që u raportua si aksidentale? Rumbullaku “ultimatum” policisë së Pogradecit: Do shihen procedurat si u hetua ngjarja

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Pogradec, ku Egli Proga, 42-vjeçari nga Pogradeci, humbi jetën pas dhunës brutale nga 29-vjeçari Denis Meçe, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar inspektimin e procedurave të kryera nga Policia e Pogradecit, në qarkun e Korçës.

10:43
Humbi drejtimin mbi mjetin e tonazhit të rëndë, ndërron jetë punonjësi i një firme në Laç

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 55-vjeçari ka ndodhur sot në Laç.