Plagosje me thikë në Vlorë/ Një person transportohet me urgjencë në spital, policia nis hetimet Ngjarja e ndodhur në një restorant në plazhin e Rrjollit në Velipojë më 30 korrik, tashmë ka një autor.
Njëri prej tyre, i identifikuar si Erison Gjeka, 28 vjeç, është arrestuar nga policia e Shkodrës. Erison Gjeka është dhe nip i Gjon Gjekës, i njohur si i forti i trazirave të vitit 1997-98.
Policia ka publikuar edhe videon e momentit kur 28-vjeçari hyn i maskuar në restorant dhe i vendos lëndën plasëse.
28-vjeçari i arrestuar, sipas policisë është me precedent të theksuar kriminal në fushat e krimeve kundër personit dhe pronës.
Ndërkohë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit tjetër të kësaj ngjarjeje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel