Meta përplaset me Kryemadhin në sallën e gjyqit. Ish-Presidenti: I di vetë ajo veprimet e saj. Ish-bashkëshortja: Mos u merr me llafe grash, vjen këtu me thashethemet e Dumanit 24/06 13:23
Ministri Igli Hasani ka mirëpritur në Shqipëri Nancy VanHorn, të ngarkuarën me punë të SHBA.
“Mirëpresim bashkëpunimin për avancimin dhe thellimin e lidhjes unike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara”, ka shkruar ministri në një postim në X.
Sipas njoftimit të Ambasadës Amerikane, në takim është diskutuar për çuarjen përpara të interesave të përbashkëta dhe zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh.
Znj. VanHorn shprehu mirënjohjen në emër të Qeverisë së SHBA për mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë në nismat rajonale të sigurisë dhe rikonfirmoi partneritetin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.
Top Channel