E shtunë, 21 Shtator 2024
10:10
“Presidenti pëlqente vajzat e reja dhe bionde”, rregulli i çuditshëm në skuadrën angleze: Futbollistet nuk lejoheshin të qëndronin vetëm me pronarin e klubit

Një ish-menaxher i skuadrës së femrave të Fulhamit ka treguar sesi u morën masa për të mbrojtur futbollistet nga pronari i ndjerë i klubit, Mohamed Al Fayed.

09:58
Aksident i rëndë në aksin Durrës-Tiranë, përplasen 6 automjete

Një aksident me dy të plagosur ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në aksin rrugor Durrës-Tiranë.

09:47
Gjermani: Varfëria në pleqëri, më të rrezikuara janë gratë

Një ndër pesë vetë në Gjermani është i rrezikuar nga varfëria. Sidomos të prekur janë pensionistët, të cilëve nuk u mjaftojnë pensionet.

09:37
Frika nga spiunazhi rus, Ukraina ndalon Telegramin në pajisjet qeveritare dhe ushtarake

Ukraina ka ndaluar përdorimin e aplikacionit të mesazheve Telegram në pajisjet zyrtare të përdorura nga zyrtarë qeveritarë, personel ushtarak dhe punonjës kritikë, sepse beson se Rusia mund të spiunojë si mesazhet ashtu edhe përdoruesit , ka thënë një organ kryesor i sigurisë.

09:25
“Baza e suksesit në Gjermani e Zvicër”, Rama thirrje nxënësve: Drejtohuni nga arsimi profesional, do të punësoheni…

Në episodin e dytë të sezonit të tretë të podcastit “Flasim”, kryeministri Edi Rama kishte të ftuar drejtoreshën e një shkolle profesionale dhe një nxënëse ekselente.

09:01
Njeriu më i pasur në planet i bën dhuratë Trumpit, ja sa para i dha Elon Musk republikanit për fushatë

Elon Musk dhuroi një shumë rekord prej 289,100 dollarë për Partinë Republikane të Donald Trump në muajin gusht.

08:54
Derbi Partizani- Tirana, policia publikon plan masash: Ja cilat rrugë do të bllokohen në kryeqytet

Policia e Tiranës ka hartuar plan masash për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit midis ekipeve “Partizani” dhe “KF Tirana”, që do të zhvillohet ditën e sotme, në orën 20:00, në stadiumin “Air Albania”.

08:43
Sri Lanka voton në zgjedhjet e para që nga protestat për rrëzimin e presidentit

Banorët e Sri Lankës po votojnë për një president të ri në zgjedhjet e para që nga protestat masive të shkaktuara nga kriza më e keqe ekonomike e vendit që e rrëzuan udhëheqësin në vitin 2022.

08:28
Jepet alarmi për përmbytje, Japonia urdhëron evakuim masiv

Rreth 30,000 njerëz në dy qytete në Japoninë qendrore janë urdhëruar të evakuohen pasi sinoptikanët paralajmëruan për përmbytje të mëdha të shkaktuara nga shirat e dendur.

08:15
Ekspertët: Ndalimi i importeve nga Serbia mund të ketë pasoja për Kosovën

Diplomatë gjermanë të angazhuar për Ballkanin dhe ekspertë të çështjeve të integrimit evropian dhe ekonomisë, po i bëjnë thirrje qeverisë së Kosovës të heq masën e ndalimit të importeve të mallrave nga Serbia, mes shqetësimeve se refuzimi mund ta lërë Kosovën jashtë proceseve të rëndësishme siç është Procesi i Berlinit.

08:01
Ushtarët rusë akuzohen për përfshirje në vrasjen e një amerikani

Russell Bentley, një burrë nga Teksasi, i cili si “Kauboj i Donbasit” fitoi famë pasi iu bashkua forcave të mbështetura nga Rusia në Ukrainën lindore, u torturua para se të vritej në qytetin ukrainas të pushtuar nga Rusia, Donjeck, thanë autoritetet ruse.

07:46
Emanuela Rusta në “kundërsulm”: Mjaft me termin “gjyqtare sexy”, duhet të vlerësohemi nga puna

Emanuela Rusta, gjyqtarja e parë femër ndërkombëtare e Shqipërisë është shprehur e zhgënjyer që përmendet si një “gjyqtare seksi” në titujt e mediave, duke lënë në hije arritjet dhe profesionalizmin e saj në fushë.

07:38
“Nuk u dhanë udhëzime të qarta”/ Hetimi i brendshëm konstaton mangësitë që kontribuan për atentatin ndaj ish-Presidentit Trump

Shërbimi Sekret thotë se mundësia që pati një person i vetëm i armatosur që të qëllojë tetë herë drejt ish-Presidentit Donald Trump gjatë një aktiviteti elektoral në Pensilvani ishte pjesërisht rezultat i dështimeve të shumta nga agjentët që u ishte ngarkuar detyra e mbrojtjes së ish-presidentit.

07:34
Vuçiç nxjerr ushtrinë në rrugë dhe ‘tregon dhëmbët’: Serbia është e para ose e dyta më e forta në Europë

Forcat e Armatosura të Serbisë zhvilluan dje stërvitjen e quajtur “Flamuri 2024” me rastin e Ditës së Bashkimit, Lirisë dhe Flamurit Kombëtar Serb.

07:20
Shqiptari mes 37 ‘spiunëve’ të Mossad-it izraelit, dënohen nga Turqia me 250 vite burg

Një gjykatë në Turqi ka dhënë në total rreth 250 vjet burg për 37 të shpallur fajtorë si spiunë të Mossad-it izraelit, sipas dokumenteve të publikuara nga rrjeti arab The National.

07:15
Siri, përplasje mes forcave të mbështetura nga SHBA dhe forcave të mbështetura nga Irani

Luftime të reja filluan të premten mes Forcave Demokratike Siriane të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara dhe forcave qeveritare siriane të mbështetura nga Irani, në provincën lindore Deir el-Zour, raportuan një organizatë për monitorimin e luftës dhe burime lokale.

07:00
Vranësira dhe reshje shiu në mesditë, si parashikohet moti për këtë të shtunë

Këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.

E premte, 20 Shtator 2024
22:42
Sekretari amerikan i Mbrotjes: SHBA-ja është e shqetësuar me përshkallëzimin mes Izraelit dhe Hezbollahut

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka shprehur të premten përsëri shqetësimin për përshkallëzimin e situatës mes Izraelit dhe Hezbollahut, gjatë një bisede telefonike me homologun e tij izraelit, Yoav Gallant.

22:40
Akuzohet për komente raciste dhe seksuale, kandidati për guvernator në SHBA nuk tërhiqet: Do të vazhdoj garën!

Kandidati republikan për postin e guvernatorit në Karolinën e Veriut, Mark Robinson, tha se do të qëndrojë në garë pavarësisht një njoftimi të rrjetit CNN se ai kishte postuar komente të ashpra racore dhe seksuale.

22:23
FOTO/ Ditëlindje ndryshe! E mbijetuara e Holokaustit feston 80-vjetorin duke protestuar jashtë burgut izraelit

Një e mbijetuar e Holokaustit ka zgjedhur të shënojë ditëlindjen e saj të 80-të të premten duke protestuar jashtë burgut izraelit, ku mbahen palestinezët e arrestuar pas sulmit të 7 tetorit.

22:13
VIDEO/ Dy gola në dy ndeshje radhazi, Myrto Uzuni rigjen formën me Granadën në Spanjë

Myrto Uzuni ka tundur rrjetën për herë të dytë radhazi këtë sezon me Granadën, kësaj radhe në sfidën kundër Malagës në La Liga 2.

21:56
VIDEO/ Fitore bindëse në debutim, Ronaldo me shokë i sjellin tre pikët e para Stefano Piolit në krye të Al Nassr

Stefano Pioli ka debutuar në mënyrën më të mirë të mundshme në stolin e Al Nassr, me skuadrën saudite që fitoi 0-3 në transfertë përballë Al Ettifaq.

21:42
Zjarret me 7 të vdekur në Portugali, për çdo gol të shënuar në ndeshjen e 6-të të ligës portugeze do të mbillen 200 pemë

Portugalia mban zi kombëtare për humbjen e shtatë personave nga zjarret që kanë djegur 119 mijë hektarë tokë

21:39
Pasagjerët filmojnë veten duke rrëshqitur jashtë avionit pas ‘shpërthimit’ të pajisjeve elektrike në bord (fotot)

Momente frike janë regjistruar nga pasagjerët e linjave britanike easyJet që dilnin sot nga avioni me rrëshqitëset e ajrit pas një shpërthimi në bord.

21:35
E padëgjuar! Pasagjerja gjen miun e gjallë në ushqim, avioni bën ulje emergjente në Danimarkë

Linja ajrore ‘Scandinavian Airlines’ ka thënë se një nga fluturimet e saj duhej të bënte një ulje emergjente pasi një mi doli nga vakti i një pasagjeri gjatë fluturimit të mërkurën.

21:23
“4 përqind e popullatës janë refugjatë”, shkon në 3.5 milionë numri i emigrantëve në Gjermani

Numri i refugjatëve që jetojnë në Gjermani ka arritur një nivel të ri prej 3.48 milionë vetësh. Pak më shumë se një milion vetë vijnë vetëm nga Ukraina. Si rrjedhojë, refugjatët përfaqësojnë 4% të popullsisë.

21:22
Bordi zgjedhor i Xhorxhias vendos që votat për garën presidenciale të numërohen me dorë

Komisioni zgjedhor i shtetit të Xhoxhias, që kontrollohet nga republikanët, votoi me shumicë 3 me 2 të premten për numërim me dorë të miliona fletëvotimeve në nëntor.

20:51
Skandali në Greqi! Shkolla përjashton 10-vjeçaren me origjinë shqiptare! Prindërit e kundërshtuan, drejtoresha lajmëron policinë

Në epiqendër të mediave greke orët e fundit ka qenë një ngjarje serioze ndaj një nxënëse 10 vjeçe me origjinë shqiptare që ka ngjallur reagime në opinionin publik të vendit.

20:49
VIDEO/ Super Odise Roshi! Mesfushori i Kombëtares gjen golin e dytë në Turqi me skuadrën e re

Odise Roshi është kthyer në protagonist me skuadrën e tij të re, Erzurumspor, në Ligën e Parë Turke.

20:40
Bën ndërtim pa leje, institucionet ping-pong me njëri-tjetrin. Fiks Fare zgjidh problemin

Albana Stankaj ankohet në emisionin Fiks Fare se në shtëpinë e gjyshit, në të cilën jeton ajo me familje e saj dhe hallat me fëmijët e tyre, po bëhen ndërtime pa leje.

20:30
Empoli ende i pamposhtur në Serie A, Ismajli merr notën më të lartë në fitoren përballë Cagliarit

Empoli është padyshim një nga surprizat e Serie A në këtë fillim sezoni, me skuadrën italiane që ende nuk ka humbur asnjë ndeshje nga 5 të luajtura, duke grumbulluar 9 pikë.

20:24
Histori frymëzuese! Pasi askush nuk e merrte në punë, 31-vjeçarja me sindromën Down krijon biznesin e saj të biskotave

Një histori frymëzuese ajo e Collette Divitto, të cilën askush nuk e merrte në për shkak të sindromës Down, arriti të hapte biznesin e saj të biskotave.

20:22
“Shyqyr që mbaroi kjo hipokrizia e statuseve me lot”, Murrizi: Njerëzit sa janë gjallë nuk ju lëmë gjë pa thënë, pa sharë, por kur vdesin…

Nga Myslim Murrizi

20:12
VIDEO/ Taulant Seferi e bën “sefte” në Turqi, sulmuesi i Kombëtares gjen golin e parë me skuadrën e re

Taulant Seferi ka gjetur golin e tij të parë me skuadrën e Bodrumsporit në Superligën Turke, I cili ka ardhur përballë Hatayspor.

20:03
Përplasen dy automjete në Qafë Murriz, tre të lënduar

Një aksident me pasojë tre persona të lënduar ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në Qafë Murriz.

19:58
Paratë e profesionistëve të lirë/ PD çon në kuvend draftin për shlyerjen e muajve që paguan para shfuqizimit të ligjit

Grupi parlamentar opozitar ka dërguar në Kuvend një draft ligjor për t’i kthyer mbrapsht paratë profesionistëve të lirë të cilët kanë paguar këstet e parapagimit të tatim-fitimit.

19:57
“Në çdo pasqyrë na sheh mëkati”/ Poeti Preç Zogaj sjell përmbledhjen poetike të krijimtarisë së tij 40-vjeçare

Dyzet vjet krijimtari poetike e përmbledhur në një libër voluminoz të titulluar “Në çdo pasqyrë na sheh mëkati”. Është ky libri më i fundit i shkrimtarit, publicistit e poetit Preç Zogaj, një botim i UET Press, ku autori udhëton ndër vite deri në fillimet e sprovave të tij poetike, në vitin 1984.

19:50
Vendimi i Apelit më 26 shtator, Salianji: Përndjekje politike, ka zero shanse të ndalem në betejën për rrëzimin e qeverisë

Seanca në Gjykatën e Apelit për deputetin demokrat, Ervin Salianji, u shty për në datën 26 shtator. Deputeti ka reaguar në rrjetet sociale, duke e cilësuar si ‘përndjekje politike për shkak të denoncimeve për lidhjet e eksponentëve të lartë të PS me krimin dhe narkotrafikun’.

19:40
INSTAT: 36% turistë më shumë! Publikohet raporti për korrikun: 53% më shumë vizitorë jorezidentë në krahasim me 2023

Statistikat zyrtare konfirmojnë se ky sezon veror ka shënuar një rritje të konsiderueshme të numrit të vizitorëve, në krahasim me vitin e kaluar.

19:31
Gratë indigjene në Groenlandë rikthejnë tatuazhet inuite të fytyrës (fotot)

“Është si një rikthim në rrënjët tona,” thotë Andu Shiodt Pikilak e cila me tatuazhin e errët në formë ‘V-je’ në ballë, është një nga nxitëset e simboleve të kulturës vendase inuite.

19:30
“Shqipëria e së ardhmes, si Italia”/ Rama për ‘La7’: Meloni është reale dhe e drejtpërdrejtë. Marrëveshja për emigrantët, vetëm për Italinë

“Kur më pyesin si do të jetë Shqipëria e së ardhmes, u them të shikojnë Italinë.” Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në një intervistë në kanalin italian “La sette”, ku nuk i kurseu vlerësimet për homologen e tij italiane, Giorgia Meloni.

19:19
Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, përplasen dy makina dhe një furgon, dy të lënduar

Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin.

18:56
Nuk ka ndëshkuar Messin në këmbim të një fanelle, ish-arbitri e pranon: Po të merrte karton të verdhë, do humbte finalen

Një ish-arbitër ka pranuar se ka favorizuar Lionel Messin, pasi argjentinasi pranoi t’i jepte atij fanellën e ndeshjes.

18:50
Presidencialet në SHBA, Trump mesazh votuesve hebrenj: Nëse nuk votoni për mua, Izraeli do të asgjësohet

Kandidati republikan për president, Donald Trump kritikoi hebrenjtë amerikanë që nuk votuan për të gjatë një fjalimi kundër antisemitizmit të tij të enjten në Uashington.

18:49
Ylli italian i TikTok, Khaby Lame, tashmë me sytë nga karriera në Hollywood (fotot)

Khaby Lame, italiani i njohur në rrjetin TikToker për gjestet e tij të shoqëruara me shprehjet korrespondente të fytyrës, njofton së fundmi se ëndërron një të ardhme në kinema.

18:31
Ambasada iraniane në Liban dënon sulmet izraelite me 8 të vdekur në Bejrut: Çmenduri që kapërceu të gjitha linjat!

Ambasada iraniane në Liban ka dënuar sulmin izraelit në Bejrut, ku në 24-orët e fundit humbën jetën 8 persona, mes tyre dhe komandanti i lartë i Hezbollahut, Ibrahim Aqil. 

18:23
Disqe fluturues, njerëz të vegjël jeshilë…? Amerikanët janë të pavendosur për alienët (fotot)

Raportime të fundit për shikime të ‘UFO-ve’ në Montana, SHBA kishin nxitur dhe një diskutim të veçantë në Kongresin amerikan mbi jashtëtokësorët.

18:14
“Në emër të sigurisë kombëtare”, Ukraina ndalon përdorimin e platformës Telegram në pajisjet e lëshuara nga shteti

Ukraina ndalon kategorikisht instalimin e aplikacionit popullor të mesazheve Telegram nga zyrtarët në pajisjet e lëshuara nga shteti, në emër të “sigurisë kombëtare”.

18:11
“Perëndimi po përkëdhel Serbinë”/ Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, intervistë për Reuters: Brukseli nuk reagoi kur Beogradi shkeli marrëveshjen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka akuzuar Perëndimin të enjten se po e “përkëdhel” Serbinë për shkak të frikës dhe shqetësimeve për destabilizim, duke shtuar se ajo nuk po “shpaguhet” dhe se Kosova po “paguan” për këtë.

17:58
Bashkëshorti dhe dado në lidhje sekrete, akuzohen për 2 vrasje në vilën e luksit në SHBA (fotot)

Zonja e shtëpisë Christine Banfield, dhe punonjësi bashkiak Joseph Ryan u gjetën të vrarë në vilën në zonën rezidenciale të Uashington, në ngjarjen që tronditi komunitetin e pasur.

17:49
Pamje shokuese! Ushtarët izraelitë filmohen duke hedhur trupat e palestinezëve të vrarë nga çatitë

Pamje shokuese janë postuar në rrjetet sociale, ku ushtarët izraelitë shihen të hedhin trupat e palestinezëve të vrarë nga çatitë e disa ndërtesave.

17:38
Foto/ Miratohet logoja e Kuvendit të Kosovës

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e fundit, ka miratuar logon e re të Kuvendit.

17:36
Chelsea mendon që tani për merkaton e janarit, bën gati ofertën për të transferuar mbrojtësin e Barcelonës

Edhe pse merkato e verës nuk ka shumë që është mbyllur, Chelsea ka nisur të mendojë për merkaton e dimrit, me “Blutë” që e kanë gati emrin e parë në listë.

17:35
Sulmet izraelite me dhjetëra të vrarë dhe mijëra të plagosur në Bejrut, SHBA: Nuk jemi njoftuar nga Izraeli

Shtëpia e Bardhë ka dalë në një deklaratë në lidhje me sulmet izraelite në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, duke thënë se SHBA nuk ishte njoftuar nga Izraeli.

17:11
Burri zbulon se ka paguar edhe faturën elektrike të fqinjit prej 18 vitesh në Kaliforni (fotot)

Kompanitë më pas nxisnin qytetarët që në faturat e tyre të kontrollonin numrin personal te identitetit.

17:07
Polici nderohet si hero në moshën 36-vjeçare, arrestohet si mashtrues 4 vite më vonë

Ka bërë bujë historia e një oficeri policie 40-vjeçar në Greqi, i cili u nderua si hero në vitin 2020 për shërbimin e tij në krye të detyrës, por më pas doli i përfshirë në një organizatë që mashtronte të moshuarit.

17:04
Në vitin 1983 bombardoi ambasadën amerikane në Liban, Izraeli ekzekuton komandantin e lartë të Hezbollahut në Bejrut

Sulmi izraelit në Bejrut të Libanit vrau një komandant të lartë të Hezbollahut.

16:53
Trump kundër Harris/ Kush kryeson në sondazhet e zgjedhjeve presidenciale në SHBA?

Kush kryeson në sondazhet e zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara, Kamala Harris apo Donald Trump?

16:47
Oficeri i CIA-s burgoset për abuzime seksuale ndaj dhjetëra grave! Çfarë u gjet në kompjuterin e tij (fotot)

Një ish-oficer i inteligjencës qendrore të SHBA, CIA është dënuar me 30 vjet burg për sulme seksuale ndaj dhejtra grave gjatë kohës që punonte në Amerikën e Jugut. Zyrtarët gjetën në kompjuterin e tij dhjetra imazhe që maniaku bënte duke abuzuar viktimat pa ndjenja.

16:47
Ukraina i bashkohet NATO-s në stërvitje për testimin e sistemeve kundër dronëve

NATO-ja i përfundoi stërvitjet e madhe kundër dronëve këtë javë, në të cilat mori pjesë Ukraina për herë të parë, me qëllim të mësuar urgjentisht nga zhvillimi i hovshëm dhe përdorimi i skajshëm i dronëve – mjeteve pa pilot – në luftën në Ukrainë.

16:31
Forcat izraelite sulmojnë sërish Gazën, raportohet për 15 palestinezë të vrarë

Të paktën 15 palestinezë kanë mbetur të vrarë nga sulmet izraelite këtë të premte në zonat veriore dhe qendrore të Gazës.

16:25
Kryeministri i Polonisë u thotë njerëzve ‘të mos tremben nga ushtarët gjermanë’ (fotot)

Donald Tusk ka njoftuar se Berlini ka ofruar të dërgojë trupa ushtarake për të ndihmuar me dëmet e përmbytjeve të kësaj jave, duke risjellë në kujtesë për shumë vetë kohën e pushtimit të vendit nga Gjermania në Luftën e Dytë Botërore.

16:25
Ushtria ruse nën trysni përpiqet të rekrutojë mercenarë të huaj

Moska vendosi këtë javë të zgjerojë kapacitetet e saj ushtarake, një tregues i mbingarkesës me të cilën po përballet ushtria ruse në vitin e tretë të sulmit në shkallë të gjerë kundër Ukrainës.

16:19
Izraeli bombardon kryeqytetin e Libanit, raportohet për tre viktima dhe 17 të plagosur, objektivi ishte…

Gjatë 11 muajve të fundit, me çdo përshkallëzim të tensioneve midis Hezbollahut dhe Izraelit, është ngritur pyetja: A është në horizont një luftë tokësore në shkallë të plotë?

16:05
Kandidatja Harris thotë se nëse dikush i hyn në shtëpi ‘do ta qëlloj’ (fotot)

Zëvendës-Presidentja e SHBA, Kamala Harris ka përmendur dje vullnetin për të përdorur armën nëse një i huaj i hyn në shtëpi.

15:55
Mori një fëmijë të mitur në krahë dhe tentoi të largohej, 57-vjeçarja shoqërohet në Komisariat

Gruaja e cila ka marrë në krahë një fëmijë 2 vjeç dhe ka tentuar që të largohet nga një market në Tiranë, është identifikuar dhe shoqëruar në Komisariat. 

15:50
39 miliardë dollarë për rimëkëmbjen e Ukrainës, von der Leyen: Një kontribut i madh i BE-së

Komisioni Evropian do t’ia ndajë Ukrainës një hua të re në vlerë deri në 39 miliardë dollarë, njoftoi presidentja e komisionit, Ursula von der Leyen gjatë, një vizite në Kiev më 20 shtator.

15:42
Punonjësit “paralizojnë” Kuvendin e Kosovës, në grevë për paga më të larta

Që prej 16 shtatorit, punëtorët teknikë të Kuvendit të Kosovës kanë hyrë në grevë. 

15:42
Grup i strukturuar kriminal në trafikimin e drogës/ Dënohen me nga 8 vite burg ish-shoqëruesi i Saimir Tahirit dhe dy të tjerët

Ish-shoqëruesi i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, Paul Deda, u shpall fajtor për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

15:33
Festivali ndërkombëtar i kërcimit, Prelocaj: Nga 20 shtatori deri më 12 tetor, një tjetër edicion emocionues

Festivali Ndërkombëtar i kërcimit premton një edicion tjetër emocionues, duke vazhduar aktivitetet kulturore me një program dinamik e inovativ.

15:24
Lideri çeçen thotë se Elon Musk ‘i ka fikur në distancë’ fuoristradën Tesla prej fotove me mitraloz (foto-video)

Lideri i Putin në republikën ruse të Çeçenisë ankohej sot se pronari i ‘Tesla’ Elon Musk i ka fikur me telekomandë kamionçinën e tij Cybertruck “prej frikës së mos e dërgonte në frontin e luftës në Ukrainë, pasi kishte montuar një mitraloz të rëndë në karroceri.

15:20
“Oktoberfest”, Gjermania shton masat e sigurisë për festivalin e birrës

Autoritetet gjermane nuk duan të rrezikojnë, për këtë arsye, dhe kanë vendosur të shtojnë masat e sigurisë në vend në prag të festivalit të birrës dhe karnavaleve që njihet si “Oktoberfest”.

15:17
Vuçiç kërkon afrim me SHBA-në? Presidenti serb: Do forcojmë bashkëpunimin

Serbia është e vendosur të forcojë raportet e përgjithshme dypalëshe me Shtetet e Bashkuara, veçanërisht në nivelin e ekonomisë dhe biznesit deklaroi presidenti serb Aleksandar Vuçiç pas një takimi të zhvilluar me komandantin e Gardës Kombëtare të Ohajos, gjeneralmajor, John Harris.

15:10
Tiranës i shtohet një kopsht i ri, “Ylberi” me kapacitet për të pritur 180 fëmijë në kryeqytet

Kopshti “Ylberi” në njësinë nr.1, kopshti më i ri në kryeqytet, me kapacitete për 180 fëmijë, u përurua nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

15:05
“Nevoja për staf të kualifikuar është alarmante”/ Rama në shkollën profesionale të Elbasanit: Të gjithë ata që marrin një profesion e kanë gati punën

Të rinjtë janë në kërkim të një profesioni, dhe specialistët më të mirë të kuzhinës, informatikës dhe elektronikës dalin nga shkollat e mesme profesionale, ku kurrikulat e dedikuara i bëjnë këta nxënës të jenë gati për tregun e punës sapo dalin nga bankat e shkollës, kjo për shkak të urisë së madhe që ka tregu i punës për profesionistë.

15:02
Debati për armët/ Kamala Harris batuta live në TV: Po më hyri njëri në shtëpi, do qëllohet

“Nëse një i panjohur hyn në shtëpinë time, do të qëllohet”: Kamala Harris e bëri pohimin e pazakontë gjatë një shkëmbimi shakash me prezantuesen e njohur Oprah Winfrey në një bashkëbisedim mes tyre të transmetuar live në Michigan.

14:45
“SPAK s’ka gjetur asgjë të fshehur nga unë”, Meta sulmon sërish Dumanin: I gjetën diçka disa njerëzve që i kam mbajtur pranë dhe…

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka sulmuar sërish kreun e SPAK, Altin Dumanin.

14:35
Vendimi në 26 shtator/ “Kemi fituar mbi 600 çështje në gjykatë”, Salianji flet pas seancës gjyqësore në Apel: S’ka fakte si mund të inkriminohem

Seanca në Gjykatën e Apelit për deputetin demokrat, Ervin Salianji, u shty për në datën 26 shtator.

13:57
Gjyqi në Apel/ Avokati i Salianjit kërkon që deputeti të shpallet i pafajshëm. Prokurori i çështjes: Të lihet në fuqi vendimi i Shkallës së parë

Avokati i Ervin Salianjit, Indrit Sefa kërkoi në seancën gjyqësore që u zhvillua në Gjykatën e Apelit që deputeti të shpallet i pafajshëm. Seanca e radhës u caktua më datë 26 shtator.

13:34
EMRI/ Prokuroria e Kukësit kërkon konfiskimin e pasurive të shqiptarit, bënte jetë luksoze në Angli

Prokuroria e Kukësit ka kërkuar konfiskimin e pasurive të Fatjon Dautaj, i arrestuar në Londër për ‘Trafik droge’ e ‘Pastrim parash’.

13:12
“Sill paratë këtu në 2 të natës se i thashë shefit”, Salianji nxjerr në Apel përgjimet e Fredi Alizotit me drejtorin e Policisë: Ka biseda edhe me kreun e grupit të PS

Seanca gjyqësore në Apel po mbahet këtë të premte ndaj deputetit demokrat Ervin Salianji.

13:09
Champions League/ Monako surprizon Barçën, Atlanta barazon me Arsenalin, Atletiko merr 3 pikë

Barcelona ka pësuar një humbje befasuese në debutimin e saj në Champions League përballë Monakos me shifrat 2-1 në transfertë.

13:04
Gjyqi në Apel/ Salianji: Geron Xhafaj iku në Romë me duar në xhepa për të mos depozituar zërin origjinal, solli një USB që…

Seanca gjyqësore ndaj deputetit demokrat Ervin Salianji po mbahet në Apel këtë të premte.

13:04
Letra e Bërnabiç, e ka tërhequr apo jo? Kush po gënjen?

Çështja e tërheqjes ose jo të një letre që Serbia ia ka dërguar Bashkimit Evropian lidhur me Kosovën, është zhytur aktualisht në mister pas përplasjes së deklaratave të bllokut europian dhe autoriteteve kosovare, ndërsa Beogradi zyrtar hesht.

13:00
Shqiptarët dalin në “Ghost”/ Zbërthimi i aplikacionit në Australi: Trafikuan 1.2 milionë dollarë drogë

Grupet kriminale shqiptare që veprojnë kryesisht jashtë territorit shqiptar rezultojnë të kenë përdorur edhe aplikacionin Ghost, përveç SKY ECC për të komunikuar.

12:48
Zhduken tre të mitur nga një qendër sociale në Elbasan, policia në kërkim të tyre

Tre të mitur janë zhdukur nga një qendër sociale në Elbasan. 

12:38
Pjesë e grupit kriminal që trafikonte emigrantë/ GJKKO rrëzon kërkesën e Edmond Brahës për lehtësim mase, e lë në burg

Edmond Brahës, i arrestuar në maj të këtij viti, me dyshimin se ishte pjesë e një grupi kriminal që trafikonte emigrantë, u la në burg nga Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

12:26
Opozita në protestë para bashkisë/ Marrin pjesë një grup i vogël qytetarësh, krijohet trafik i rënduar në kryeqytet

Një grup i vogël qytetarësh janë mbledhur në protestën e radhës para Bashkisë së Tiranës.

12:24
“Qenka e rëndë të zgjohesh pas 47 viteve me njërin sy”, Kristian Boçi tregon pasojat e aksidentit të rëndë

Biznesmeni Kristian Boçi, ka humbur shikimin në njërin sy, si pasojë e aksidentit në të cilin u përfshi pak ditë më parë.

11:58
“Lapsuset te koncesioni i sterilizimit”/ Vokshi: Kush i ka shifrat e sakta në studimin e fizibilitetit?! Rrjepaj: Mund të kenë lëvizur shifrat për të balancuar të gjithë elementët

Vokshi: Në studimin tuaj të fizibilitetit, në njërën tabelë e keni 1.587 miliardë, ndërsa në tjetrën që është pjesë e të njëjtit dokument të bashkëngjitur, e keni 388 milionë. Pra, është ulur brenda për brenda. Edhe kjo është lapsus. Mund t’jua jap të gjitha sepse keni disa komponentë që janë ndryshuar. Ka shumë ndryshime nga […]

11:51
Gjyqi në Apel/ Grupi i deputetëve të opozitës në mbështetje të Salianjit, avokati: Na u refuzua pyetja e dëshmitarëve të rëndësishëm

Një grup i madh deputetësh ndodhen në Gjykatën e Apelit këtë të premte në mbështetje të deputetit demokrat, Ervin Salianji.

11:28
Rritja galopante e bursave amerikane qysh nga humbja e Trumpit dhe përkrahësit e tij sot

Nga Eduard Zaloshnja

11:04
Dëshmia në Komisionin Hetimor për Sterilizimin/ Vokshi: Si shkuat direkt te PPP për repartin e sterilizimit?! Rrjepaj: Memo duhet lexuar si duhet, s’kam dijeni për…

Ish-zëvendës ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj po dëshmon sot në Komisionin Hetimor Parlamentar për Sterilizimin.

11:03
VIDEO/ Nga qelia në Komisionin e Sterilizimit, momenti kur ish-zv. ministri i Shëndetësisë hyn me pranga në duar dhe i rrethuar nga policë

Ish-zv.ministri Klodian Rrjepaj ka lënë sot qelinë dhe dëshmon në Komisionin Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Check-up në Shëndetësi.

10:24
Nga burgu në Kuvend! Rrjepaj dëshmon në Komisionin Hetimor për Sterilizimin, e nis me një kritikë: Objekti i komisionit duhet të përputhet me objektin e hetimit

Klodian Rrjepaj la sot qelinë për të dëshmuar në Komisionin Hetimor Parlamentar për Sterilizimin.

10:12
Tjetër lajm i keq për ekonominë gjermane, kompania amerikane Intel shtyn planet për ngritjen e dy fabrikave për prodhimin e çipëve

Kompania amerikane Intel njoftoi këtë javë, se do të ndalojë për të paktën dy vjet planet për ngritjen në qytetin lindor të Gjermanisë, Magdeburg të dy fabrikave për prodhimin e çipëve me vlerë 30 miliardë euro.

10:05
“5 mijë euro, ndryshe të publikoj fotot”, bie në pranga 30-vjeçari, shantazhonte një vajzë dhe familjarët e saj

Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi shantazhoi një vajzë se do t’i publikonte foto private të saj.

10:00
Kryeministri britanik shprehu interes, Rama: Marrëveshja e Shqipërisë për emigrantët është ‘ekskluzive’ për Italinë

Kryeministri Edi Rama theksoi gjatë një interviste se Italia ka privilegjin ekskluziv të strehojë azilkërkuesit në tokën shqiptare.

09:53
Borrell: Qëllimi i sulmeve në Liban, përhapja e terrorit

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell, i ka dënuar sulmet që i kishin në shënjestër pajisjet e telekomunikimit të përdorura nga Hezbollahu këtë javë, duke thënë se kushdo që i kreu ato kishte për qëllim të “përhapte terror në Liban”.

09:46
Ura mbi lumin e Tiranës, Rama publikon pamjet nga kantieri i ndërtimit: Janë realizuar mbi 70% e punimeve

Punimet për urën mbi lumin e Tiranës vazhdojnë në kryeqytet.