07:44
Shtohen trazirat në universitetet amerikane/ Përplasje mes grupeve pro-palestineze dhe pro-izraelite, dhjetëra të plagosur
Kundër-protestuesit “sulmuan me forcë” një kamp me tenda të protestuesve pro-palestinezë në Univeristetin e Kalifornisë, në Los Anxheles, herët të mërkurën dhe aktivistët u përplasën me forcat policore që shkatërruan tendat e tyre në Universitetin “Viskonsin-Madison”, në Medison, pjesë e përshkallëzimit të dhunës në disa universitete amerikane lidhur me luftën në Gazë.