Një 51-vjeçar u arrestua në Vlorë, pasi vodhi një mjet teksa ishte në gjendje të dehur.

Kamerat e sigurisë në lagjen “Kushtrimi” kapën momenti kur shtetasi me iniciale D.R. mori furgonin e parkuar dhe u largua nga vendngjarja, i pajisur me leje drejtimi dhe nën efektin e alkoolit.

51-vjeçari u kap disa minuta më vonë. Ai rezultoi me precedent të mëparshëm penal për vjedhje. Ndërsa automjeti furgon tip “Benz”, u sekuestrua në cilësinë e materiale.

Top Channel