E shtunë, 04 Maj 2024
09:33
Aksident në Tiranë, 35-vjeçari humb kontrollin e makinës dhe bie në lumin Lana

Një aksident ndodhi në Tiranë këtë të shtunë në afërsi të rrethit të Shkozës.

09:26
Radhë të gjata trafiku në Rrugën e Arbrit, shkak defekti i furgonit në Bypassin e Murrizit

Radhë të gjatë trafiku janë krijuar mëngjesin e sotëm (4 maj) në rrugën e Arbrit. Shkak është një defekt që ka pësuar një kamion në hyrje të Bypassit të Murrizit në drejtim të Tiranës.

09:25
“Njerëzit po ushqehen me bar dhe lëvozhga kikiriku”, OKB: Kriza e urisë ka përfshirë Sudanin e shkatërruar nga lufta

Koha po mbaron për të parandaluar urinë në Darfur, në Sudanin perëndimor, ka paralajmëruar një agjenci e OKB-së, pasi përshkallëzimi i dhunës po shkatërron kombin afrikan.

09:18
“Siljanovska dhe Pendarovski pritet të përballen në raundin e dytë”, analiza e DW: Për kë do të votojnë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut?

Kush kë do të përkrahë dhe ku do të shkojnë votat në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të kandidatëve që nuk hynë në raundin e dytë?

09:14
Ancelotti vendos, madrilenët nuk do festojnë nëse shpallen kampionë të La Ligas nesër

Real Madrid ka vendosur që të mos festojë nëse fiton titullin kampion të La Ligas nesër. Me një fitore përballë Cadizit, nëse Barcelona nuk fiton ndaj Gironas, madrilenët shpallen zyrtarisht kampionë të Spanjës.

08:55
Tre ushqimet që shkaktojnë celulit, zgjidhjet natyale për ta trajtuar

Celuliti ndodh kur indet në shtresën e lëkurës dobësohen dhe lejojnë formimin e depozitave dhjamore shumë pranë sipërfaqes së lëkurës.

08:46
Një tjetër talent nga Brazili, Chelsea i “hap luftë” Barcelonës

Brazili është toka e talentëve të mëdhenj sidomos kur bëhet fjalë për futbollistët.

08:22
U jepte doza të larta insuline pacientëve/ Infermierja “serial killer” dënohet me burgim të përjetshëm, detajet se si i mbulonte krimet

Një ish-infermiere që vrau të paktën tre pacientë dhe u përpoq të vriste më shumë se 12 të tjerë në institucionet e infermierisë në të gjithë Pensilvaninë është dënuar me burgim të përjetshëm, tha prokurori i përgjithshëm i shtetit.

08:10
Të vërtetat e miteve më të përhapura rreth Epilepsisë

Në nivel global, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) vlerëson se epilepsia prek rreth 50 milionë njerëz.

07:59
Dyshohet se pastruan para përmes kontratave të një kompanie “fantazmë”, ligjvënësi amerikan dhe bashkëshortja nën akuzë

Ligjvënësi amerikan Henry Cuellar dhe bashkëshortja e tij akuzohen për marrje të një ryshfeti prej 600 mijë dollarësh në dy skema, që kishin për qëllim të sillnin përfitime për një kompani energjetike në pronësi të Azerbajxhanit dhe një bankë të paidentifikuar në Meksikë, thuhet në dokumentet e gjykatës të publikuara të premten.

07:42
Drejtori i CIA-s në Kajro për bisedimet mbi arritjen e një armëpushimi në Gazë: Jemi të vendosur të sigurojmë një marrëveshje

Hamasi tha të premten se po dërgonte një delegacion në Kajro për të diskutuar mbi arritjen e një armëpushimi dhe lirimin e pengjeve në Rripin e Gazës, disa orë pasi drejtori i CIA-s, William Burns, mbërriti në kryeqytetin egjiptian, sipas burimeve egjiptiane.

07:31
Rusia mund të përshkallëzojë luftën në Ukrainë nëse Perëndimi përfshihet drejtpërdrejt në konflikt, Kremlini: Deklaratat e Macron dhe Cameron, të rrezikshme

Kremlini i karakterizoi si “të rrezikshme” komentet e Sekretarit të Jashtëm britanik, David Cameron dhe presidentit francez Emmanuel Macron, që sinjalizonin përfshirjen e drejtpërdrejtë të vendeve të tyre në operacionet e Ukrainës në territorin e pushtuar nga Rusia.

07:17
VIDEO/ Në njërën dorë kryqin, gruaja djeg Kuranin në mes të Malmos një javë para nisjes së Eurovizionit

Një grua dogji një kopje të Kuranit në qytetin suedez të Malmos, një javë para fillimit të Eurovizionit.

07:05
Parashikimi i motit/ Vranësira dhe reshje shiu, ja ç’ndodh pas pasdites

Dita e shtunë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të cilat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit. Në orët e pasdites pritët që reshjet e shiut të ndërpriten në […]

E premte, 03 Maj 2024
22:59
Protestat në kampusin e Universitetit të Kolumbias, efektivi i policisë qëllon aksidentalisht me armë

Një oficer policie qëlloi aksidentalisht me armën e tij në kampusin e Universitetit të Kolumbias, ndërsa largonte protestuesit pro-palestinezë nga një ndërtesë të martën, tha Departamenti i Policisë së Nju Jorkut.

22:58
7 ushqimet që kanë më shumë kalium se bananet

Kaliumi është një mineral që klasifikohet si elektrolit, i cili mbart një ngarkesë elektrike kur tretet në gjak.

22:55
Shkëlqeu në gjysmëfinale, Guardiola i mahnitur nga lojtari i Dortmundit

Ian Maatsen ishte ndër më të mirët e Borussias së Dortmundit në gjysmëfinalen e parë të Champions League përballë PSG-së. Duel të cilin skuadra gjermane e fitoi 1-0.

22:47
Pamje të rënda në Indonezi! Uji bllokon njerëzit, situatë e vështirë pas përmbytjeve

Indonezia ndodhet në një gjendje të vështirë pas përmbytjeve për shkak të shirave të rrëmbyeshëm.

22:43
Vendimet e “Disiplinës”/ Gjoba për tri klube të Superiores, e pëson edhe zyrtari i Kukësit

Komisioni i Disiplinës ka marrë vendimet në lidhje me ngjarjet e fundjavës në futbollin shqiptar. Tirana dhe Partizani janë gjobitur për shkak të sjelljeve të gabuara të tifozëve, të cilët ndezën flakadanë në derbin e kryeqytetit.

22:42
SHBA dënon ‘fuqishëm’ sulmet kibernetike ruse ndaj vendeve evropiane

Shtetet e Bashkuara i kanë dënuar “fuqishëm” një sërë sulmesh kibernetike ruse kundër disa vendeve evropiane, përfshirë Gjermaninë, Lituaninë, Poloninë, Sllovakinë, Suedinë dhe Republikën e Çekisë.

22:35
5 pijet më të mira për sëmundjet e zemrës sipas dietologëve

Sëmundjet e zemrës përfshijnë sëmundjen e arterieve koronare, aritminë dhe aterosklerozën. Edhe pse janë kryesisht faktorët gjenetikë që kontribuojnë në shfaqjen e tyre, stili i jetesës luan gjithashtu një rol të rëndësishëm në mirëqenien tuaj.

22:30
Policia apel qytetarëve: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia e Kosovës ka njoftuar se keqbërësit kibernetikë çdo ditë tentojnë të kryejnë sulme kibernetike të llojeve të ndryshme, duke shpresuar apo duke synuar që të gjejnë një viktimë të radhës, që mund të jetë secili prej nesh.

22:28
Mbyti nënën e 4 fëmijëve të tij për shkak të xhelozisë, prokuroria italiane kërkon burgim të përjetshëm për 42 vjeçarin shqiptar

Prokuroria italiane ka kërkuar burgim të përjetshëm për Selami Bodin, shqiptarin që në tetor të vitit të kaluar vrau bashkëshorten e tij Etleva Bodi duke e mbytur si pasojë e konflikteve të shumta që kishin për shkaqe xhelozie.

22:22
“E ka ‘gjobën’ të lartë pas daljes nga BBV”, Kastro Zizo habit me deklaratën për Meri Shehun

I ftuari i radhës në “Cherry on Top” me Bora Zemanin ishte këngëtari Kastro Zizo.

22:16
SHBA, 175 mijë vende të reja pune gjatë muajit prill

Kompanitë amerikane ulën ritmin e punësimit gjatë muajit prill, por megjithatë në Shtetet e Bashkuara u hapën 175,000 vende të reja pune. Ky është një tregues se normat e larta të interesit mund të kenë filluar të ngadalësojnë tregun e punës në Shtetet e Bashkuara.

21:58
“Gjithë çfarë fitova, i investova në biznes”, Efi shumë shpejt në ekranin e Top Channel me një emision të ri, të padëgjuar më parë

Pas eksperiencës në “Përputhen” dhe në “Big Brother”, Efi tashmë është gati që t’i futet botës së televizionit.

21:58
E Premtja e Zezë, qindra besimtarë ortodoksë në Fier, ndjekin ceremoninë e shëtitjes së Epitafit të Krishtit

Qindra besimtarë ortodoksë në Fier morën pjesë në ceremoninë e shëtitjes së Epitafit të Krishtit. Ky rit fetar organizohet në mbrëmjen e së premtes së zezë.

21:55
Pashkët ortodokse, besimtarët në Elbasan kremtojnë të Premten e Zezë

Ne vigjilje të Pashkëve ortodokse besimtarët në Elbasan kanë kremtuar të Premten e Zezë ditë që simbolizon vuajtjet e Krishtit dhe vdekjen e tij.

21:51
Bodybuilder-i hedh ‘lot krokodili’ në gjykatë pas vrasjes të së dashurës që po e linte në Australi (fotot)

Vrasësi raportohej si një ‘maniak stërvitjeje, i fiksuar me veten’ që goditi fatalisht me thikë të dashurën qe donte të ndahej, teksa bija 10 vjecare e të ndjerës kishte tentuar ta ndalonte.

21:50
Besimtarët ortodoksë në Lushnjë kremtojnë të Premten e Zezë! Epitafi përshkon shëtitoren e qytetit

Qindra besimtarë ortodoksë të qytetit të Lushnjës kanë kremtuar sot të Premten e Zezë,e cila simbolizon përkujtimin e vuajtjeve të Jezu Krishtit dhe vdekjen e tij në kryq.

21:34
E papritur! Ftesa për opinioniste në BBVIP, Einxhel Shkira i zë vendin Arbër Hajdarit?

E ftuara e kësaj nate në “Cherry on Top” ishte moderatorja Einxhel Shkira, e cila foli për jetën e saj pas një shkëputje të gjatë nga televizioni.

21:27
Sulmet kibernetike të Rusisë, Gjermani paralajmëron Moskën për pasoja

Ministria e Jashtme e Gjermanisë njoftoi se ka thirrur për sqarime të ngarkuarin me detyrë të Ambasadës ruse – zyrtarin kryesor të ambasadës së Rusisë – lidhur me akuzat se agjencia e zbulimit ushtarak rus që nga viti i kaluar ka kryer sulme kibernetike ndaj partisë së koalicionit qeverisës së Gjermanisë.

21:23
Italia kundër Macron! Ministri Tajani hedh poshtë mundësinë për trupa në Kiev: Nuk jemi në luftë me Rusinë

Një ditë pas deklaratave të Macron për mundësinë e dërgimit të trupave në Kiev, ka reaguar ministri i jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, i cili e ka përjashtuar mundësinë që vendi i tij të marrë pjesë ushtarakisht në aksione kundër Rusisë.

21:03
Lojtari më “besnik” i Dortmundit do të largohet nga skuadra pas 12 vitesh

Mesfushori gjerman Marco Reus do të largohet nga Borussia Dortmund në fund të këtij sezoni.

21:02
Humbja e konservatorëve britanikë në zgjedhjet lokale vlerësohet historike

Partia Konservatore në pushtet në Britani pësoi humbje të madhe në zgjedhjet lokale të premten, duke forcuar më tej pritshmëritë se Partia Laburiste do të kthehet në pushtet pas 14 vjetësh. Zgjedhjet e përgjithshme në Mbretërinë e Bashkuar pritet të mbahen në muajt e ardhshëm.

20:51
Fiks Fare/ 6000 banorë të fshatit Çermë Sektor pa mjekë. Pozicioni bosh prej 10 muajsh, askush nuk paraqet interes

Në fshatin Çermë Sektor (Tërbuf) të Divjakës prej 10 muajsh mungon një mjek i përgjithshëm dhe për të ardhur në ndihmë afër 6000 banorëve shërben një mjek e cila është specializante dhe vjen në punë tri ditë në javë të enjte, të premte dhe të shtunë.

20:38
“Futbollisti i vitit”, shpërblehet momenti magjik i “yllit” të Cityt

Gola, asistime dhe vlerësim për Phil Foden. Erling Haaland e ka ulur disi ritmin në 2024 dhe goleadori i momentit te Manchester City është anglezi.

20:32
Aksident me vdekje në Durrës! U përplas nga automjeti, humb jetën 50-vjeçari që lëvizte me biçikletë

Një aksident me pasojë vdekjen e një 50-vjeçari ka ndodhur mesditën e kësaj të premteje në Durrës.

20:31
Ndodh në Prishtinë, shoferja përplas me makinë policin që e ndaloi dhe largohet nga vendngjarja

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Prishtinë, ku një grua që ishte ndaluar nga polici për kundravajtje rrugore, ka përplasur me makinë efektivin dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

20:19
Qeveria që na duhet

Nga Edison Ypi

20:14
Qeveria e re e Serbisë, Borrell: Mezi presim të punojmë me Vuçeviç për ta çuar vendin përpara në rrugën drejt BE

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, tha të premten se mezi pret të punojë me Qeverinë e re të Serbisë, por shtoi se veprimi në përputhje me vlerat dhe politikat e bllokut janë thelbësore për rrugën drejt anëtarësimit në bllok.

20:04
Mundësia që trupat e NATO-s të vendosen në Ukrainë, sekretari i Jashtëm britanik del kundër: Do sillte përshkallëzim të rrezikshëm me Rusinë

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron është shprehur kundër idesë së presidentit francez, Emanuel Macron për të konsideruar dërgimin e trupave të NATO-s në Ukrainë.

20:00
E Premtja e Madhe, besimtarët ortodoksë ndjekin marshimin e Epitafit

Besimtarët ortodokse shqiptarë ndoqën këtë pasdite ritet në vigjilje të Pashkës.

19:58
Arsyet e mundshme të vdekjes së papritur tek fëmijët

Sindromi i vdekjes së papritur tek foshnjat, një dukuri e rrallë dhe dërrmuese, prek rreth 400 familje amerikane në vit. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Aron Ranen, njofton nga Nju Jorku se rezultatet e dala nga një studim i ri i Universitetit të Nju Jorkut ofrojnë një shpresë të re për të zbuluar shkakun pas humbjeve tragjike të fëmijëve të vegjël.

19:35
Rama publikon fotot e shkollës 9-vjeçare në Shkodër: Si e trashëguam dhe si do ta bëjmë me Benetin e me financimin e qeverisë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e projektit të shkollës 9-vjeçare “Ndre Mjeda” në Shkodër, e cila do të rikonstruktuar.

19:35
Qeveria parashikoi të ulë detyrimin për të punuar në Shqipëri, studentët kundër ligjit të ri: Do t’i drejtohemi gjykatave ndërkombëtare

Studentët e Mjekësisë nuk janë dakord as me projektligjin e ri ku u reflektuan ndryshimet që kërkoi Gjykata Kushtetuese.

19:31
Policia gjermane largon me forcë nga universiteti i Berlinit studentët protestues ndaj luftës së Izraelit në Gaza (fotot)

Policia gjermane ka tërhequr sot me forcë studentë dhe protestues të ulur prej ditësh para universitetit Humboldt në Berlin, që kërkonin fundin e luftës në Gaza dhe ndalimin e eksporteve të Gjermanisë për ushtrinë e Izraelit.

19:27
Protestat pro Palestinës në Francë/ Studentët ‘pushtojnë’ universitetet, policia i nxjerr jashtë

Greva e urisë së qindra studentëve që qëndruan gjatë natës së kaluar në universitetet e Paris u mbyll të premten, kur forcat policore ndërhynë për të nxjerrë jashtë të rinjtë që vazhdonin protestën pro Palestinës.

19:26
Cilët zyrtarë u liruan nga burgu pas miratimit të amnistisë? SPAK reagon për Top Channel: 40 persona përfituan përjashtim nga dënimi, 60 të tjerë…

SPAK ka dhënë detaje për Top Channel në lidhje me personat që përfituan pas miratimit të amnistisë penale.

19:24
Euro 2024/ UEFA zgjeron në 26 numrin e futbollistëve që mund të grumbullohen! Gjithçka në dorën e Sylvinhos për Kombëtaren Shqiptare

Nëpërmjet një komunikate zyrtare për shtyp, UEFA ka konfirmuar vendimin për të zgjeruar në 26 numrin e lojtarëve që ekipet kombëtare mund të grumbullojnë për kampionatin “Euro 2024”.

19:19
U shfaq sërish pas shumë vitesh, shkencëtarët zgjidhin misterin e vrimës gjigante në Antarktidë

Shkencëtarët i kanë dhënë fund misterit që u formua tetë vjet më parë, mbi një vrimë në akullin e detit Antarktik, dy herë më e madhe se Neë Jersey.

19:12
Menaxhimi i financave publike, prezantohet strategjia nga ministri i Financave Ervin Mete

Nën praninë e ambasadorit të BE-së dhe përfaqësuesit të Bankës Botërore është prezantuar strategjia për menaxhimin e financave publike deri në 2030-ën.

19:04
Duelet e gjelave vijojnë të dëfrejnë komunitetet tribale në fshatrat e Indisë (fotot)

Lëshimi i thembrës së mprehtë dhe i furisë së puplave gjatë përplasjes, përfundon me vdekjen e një prej sfiduesve, por duelet e gjelave mbeten event i vetëm që bashkon komunitete të veçuara në pyjet e Indisë, edhe pse konsiderohet ‘mizori’ nga shumë të tjerë.

19:00
Begaj, “Qytetar Nderi” i arbëreshëve të Kalabrisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj nga dita e sotme është “Qytetar Nderi” i arbëreshëve të Kalabrisë.

18:50
Përmbytje apokaliptike në Brazil/ Shembet diga, dhjetëra të vdekur! 500 mijë persona pa energji elektrike

Një digë hidroelektrike është shembur në Brazilin jugor, pas ditëve të shiut të dendur që shkaktuan përmbytje masive, duke vrarë më shumë se 30 persona.

18:46
Kokainë dhe 23 mijë euro “cash”, pranga të riut shqiptar në Itali! Si u zbulua nga karabinierët

Një 32 vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e djeshme nga policia italiane pas një kontrolli të befasishëm në rrugët e Genovës.

18:44
“Më mirë të ishe lidhur me…”, cilën banore i sugjeroi Graciano-Romeos që ndezi debat të ashpër?

Pasditen e sotme ka pasur shumë debate mes banorëve, e vetëm pak më parë teksa disa prej tyre ishin në oborr, Juli ka debatuar me Romeon.

18:42
Tronditëse, studentja lind fëmijën në tualetin e konviktit dhe e hedh në kosh: E lava, e mblodha me peshqir dhe…

Një studente 19-vjeçare e Universitetit të Tampas, ka braktisur në koshin e mbeturinave foshnjën e saj, pasi e lindi në tualetin e konviktit.

18:34
Mirlind Daku shkëlqen në Rusi, sulmuesi i kombëtares në garë për dy çmimet kryesore të sezonit

Sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit, Mirlind Daku ka shkëlqyer në sezonin e tij të parë me Rubin Kazan në Superligën e Rusisë ku është në garë për të fituar dy çmime.

18:24
Kompania kozmetike pranon dëmshpërblimin $8.9 miliardë për pudrën dhe të tjera produkte që shkaktuan kancer (fotot)

Dje mediat amerikane njoftonin se kompania gjigante e produkteve kozmetike Johnson & Johnson ka pranuar të mbyllë pretendimet duke dëmshpërblyer të dëmtuarit.

18:13
I vodhi kartën e bankës të moshuarës dhe i mori mbi 8 mijë euro, dështon plani i hajdutit të “pakujdesshëm”

Jo një, jo dy, por 21 tërheqje ishin bërë nga llogaritë e një të moshuare greke, pasi i kishin vjedhur kartën e bankës, në zonën e Thasos.

18:11
VIDEO/ Shpërthen në flakë fabrika që prodhon raketa ajrore IRIS-T për Ukrainën në Berlin! Tymi është vdekjeprurës

Një re helmuese është shkaktuar nga zjarri që ra në një fabrikë kimike në Berlin, e cila prodhon raketa ajrore IRIS-T për Ukrainën.

17:59
Protestat me molotov para bashkisë Tiranë, Ngjela: Opozita nuk sjell alternativë, s’kanë asnjë ide për zhvillimin e vendit

Avokati Spartak Ngjela, në një lidhje skype për emisionin “Top Talk” me gazetaren Juli Xhokaxhi në Top Channel foli mbi aksionin e fundit të opozitës para bashkisë së Tiranës ku janë organizuar protesta të dhunshme ku bëhet thirrje për dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.

17:56
Fermerët e grurit në Pakistan protestojnë për politikat e importit të drithërave (fotot)

Dhjeta mijëra fermerë Pakistan po mbajnë protesta në disa qytete pas një vendimi të qeverisë për të mos blerë grurin e tyre, që i ka shkaktuar humbje të ndjeshme të ardhurash.

17:48
BE dënon sulmet kibernetike nga hakerat shtetërorë rusë kundër Gjermanisë

Bashkimi Evropian së bashku me partnerët ndërkombëtarë, kanë dënuar sulmet kibernetike të kryera nga ‘APT28’, e kontrolluar nga Rusia kundër Gjermanisë dhe Republikës Çeke, sipas një deklarate të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së Josep Borrell.

17:20
Nëna 43-vjeçare që shkoi te doktori për të ftohtin, vdes pas 16 muajsh në spital kur sëmundja i mori ‘gjithçka’ (fotot)

Një nënë ‘e mrekullueshme’ e dy fëmijëve që kaloi 16 muaj në spital pasi kishte shkuar te doktori me simptoma të ftohti, tragjikisht ka vdekur, njoftonin dje mediat në SHBA.

17:13
Huthi kërcënon hapur Izraelin: Do të godasim anijet në çdo zonë që rrezet e armatimeve tona arrijnë

Rebelët Houthi njoftojnë sulme të reja ndaj anijeve që shkojnë në portet e Izraelit . Zëdhënësi i tyre ushtarak tha se rebelët do të synojnë anijet e destinuara për në portet izraelite në çdo zonë brenda rrezes së tyre.

17:11
Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë, Balluku: Të zbatojmë praktikat më të mira të rajonit dhe të Bashkimit Europian

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës ishte sot e pranishme në tryezën e diskutimit me përfaqësuesit e Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë.

17:08
Tjetër shqetësim muskulor, Alcaraz nuk merr pjesë në turneun e Romës

Carlos Alcaraz nuk do të jetë pjesë e turneut të Romës që starton më datë shtatë maj dhe që përfundon më datë 19 maj.

16:49
VIDEO/ Panik në plazh, aeroplani bën ulje emergjente dhe përmbyset në rërë, fare pranë pushuesve

Një aeroplan i vogël me një motor ka bërë një ulje anormale emergjente në një plazh të Long Island, SHBA, duke u kthyer më pas përmbys në rërë.

16:47
Girona kërcënon Barcelonën për mbretërimin në Katalunjë, nuk ndodhte prej 82-vitesh

Këtë të shtunë në orën 18.30 në Montolivi luhet Girona – Barcelona. Skuadra e tretë kundër të dytës, të ndara nga 2 pikë 5 javë nga fundit. Nëse skuadra e Michel mund atë të Xavit e parakalon, dhe vlen të kujtohet se në Montjuic në 10 dhjetorin e kaluar sfida përfundoi 4-2 për Gironan.

16:46
Ndalimi i tregtisë me Izraelin, Erdogan: Durimi ka përfunduar, koha për veprim! 9.5 mld dollarë më pak, për ne nuk ndryshojnë gjë

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka reaguar pas vendimit të qeverisë së Turqisë për të ndaluar tregtinë me Izraelin. Ai tha se tashmë është koha për të vepruar dhe se durimi kishte përfunduar.

16:44
Delegacion i Hamasit në Egjipt, shenjë përparimi drejt armëpushimit

Pas muajsh negociatash, përpjekjet për armëpushim duket se kanë arritur në një fazë kritike dhe ndërmjetësit egjiptianë dhe amerikanë njoftojnë për shenja kompromisi ditët e fundit. Por shanset për marrëveshjen janë të lidhura ngushtë me faktin nëse Izraeli do të pranojë të ndërpresë luftën pa arritur objektivin e tij për shkatërrimin e Hamasit.

16:42
Momentet qesharake të përmbysjes së barkës së festës në ‘Ditën e Mbretit’ në kanalin e Amsterdam (fotot)

Në pamje të publikuara sot shihen momentet e sikletshme kur një barkë e tejmbushur me të rinj që festonin ditën e mbretit në kanalet ujore të Amsterdam, përmbyset papritur duke i detyruar të dalin në panik prej mureve të kalimit ujor.

16:22
Kryenegociatorit të Serbisë, i refuzohet hyrja në Kosovë! Reagon Beogradi: Ndalim i pabazë! Shkel marrëveshjen për lëvizjen e lirë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, i është refuzuar vizita në Kosovë.

16:21
Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni… A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Një skandal korrupsioni i përqendruar në akuzat kundër zëvendësministrit rus të Mbrojtjes ka shkaktuar habi dhe spekulime nga vëzhgues të afërt të elitës së Rusisë.

16:15
Dhuna në Bregun Perëndimor, Britania sanksionon dy grupe dhe katër individë izraelitë

Britania e Madhe ka vendosur sanksione të premten ndaj dy grupeve “ekstremiste” dhe kundër katër individëve në Izrael, të cilët i fajëson për dhunë në Bregun e uzurpuar Perëndimor.

16:10
Pyetja që “sikletosi” ish-trajnerin e Romës, Mourinho: Kështu më shkatërroni fundjavën!

Pasi mbylli bashkëpunimin me Romën, e ardhmja e Jose Mourinhos është shndërruar në një nga temat më të nxehta për median sportive.

16:01
SPAK: U liruan 100 të dënuar, ministri Manja për Amnistinë: Ishte shumë e mirë, mbi 800 persona u integruan në shoqëri

Në kohën kur ILD kërkon informacion mbi vendimet e pazbardhura që ka sjellë mos zbatim të ligjit të amnistisë Ulsi Manja vazhdon ta mbrojë ligjin e amnistisë.

15:52
Shembja e digës pas reshjeve masive lë 29 të vrarë, dhjetra të zhdukur në Brazil (fotot)

Reshjet e pandalura të nisura prej të hënës kanë shkaktuar një katastrofë në zona të varfra në jug të Brazilit teksa diga e një hidrocentrali vendas është shembur duke lënë deri tani 29 të vdekur dhe rreth 60 të zhdukur.

15:47
 U vranë pas konflikteve për kufijtë e pronës? Ende e pazbardhur vrasja e dy të moshuarve në Dropull, shoqërohen 9 banorë në Komisariat. Policia gjeti një…

9 banorë të fshatit Bodrishtë dhe një bari shtegëtar të imëtash janë shoqëruar nga policia e Gjirokastrës, nën cilësinë e personave që mund të kenë dijeni për krimin ndaj dy të moshuarve Kosta dhe Kleoniqi Ilia bashkëshortë mes tyre.

15:41
Tanke turke në Sazan, forcat e NATO-s zhvillojnë stërvitje ushtarake me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Francën

Forcat e NATO-s zhvilluan një stërvitje 5 ditore  në rajonin perëndimor të ishullit të Sazanit dhe Gadishullit të Karaburunit.

15:35
Panairi i poçarisë, riti i besimtarëve ortodoksë në të premten e zezë para pashkëve

Panairi i Poçerisë në Korçë i lidhur me një prej riteve të Pashkës ortodokse sjell si çdo vit objekte dhe suvenire të ndryshme qeramike, që besimtarët i blenë në ditën e së premtes së zezë.  

15:30
“Jemi të shqetësuar nga gjetjet e raportit për lirinë e medias”, Rama: Konsulta për të përmirësuar mjedisin mediatik dhe forcuar të drejtat e gazetarëve

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për raportin e “Reporterët pa Kufij” për lirinë e medias.

15:27
“Shkon në SPAK duke thënë luftoni korrupsionin”, Basha-Manjës për amnistinë: Bën hipokrizi

Lulzim Basha ka identifikuar 100 zyrtarë të korruptuar që kanë lënë qelitë e burgut  falë amnistisë penale.

15:24
Video/ ‘Drejtësi rruge’ e menjëhershme jepet nga kalimtarët ndaj rrugaçit që sulmoi të moshuarin në Angli (fotot)

Në pamje të kamerave të sigurisë shiheshin sot momentet kur një rrugaç sulmon brutalisht një burrë të moshuar pa asnjë provokim, para se disa kalimtarë të ndërhynin për t’i dhënë atij mësimin që meritonte.

15:16
Kosova, regres me median! Sulmet ndaj gazetarëve u rritën gjatë tensioneve Prishtinë-Beograd

Dita e Lirisë së Shtypit i gjen mediat në Kosovë në betejë me presionet politike e rritje të sulmeve ndaj gazetarëve.

15:10
Pas Amerikës, plasin protestat edhe në Francë/ Studentët pro-palestinezë ‘pushtojnë’ një prej universiteteve, ndërhyn policia

Policia në Paris hyri të premten në universitetin “Frances Sciences Po” dhe largoi studentë aktivistë që kishin pushtuar ndërtesat e tij në shenjë proteste kundër sjelljes së Izraelit në luftën e tij kundër Hamasit në Gaza.

15:01
“Media nuk është krim”, në Ditën e Lirisë së Shtypit, Biden bën thirrje për lirimin e gazetarëve të burgosur: Kanë bërë punën e tyre

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka bërë thirrje për lirimin e të gjithë gazetarëve, përfshirë Alsu Kurmashevën e Radios Evropa e Lirë dhe Evan Gershkovichin e The Wall Street Journal, të cilët janë arrestuar në Rusi për akuza që ata, punëdhënësit e tyre dhe mbështetësit e tyre i hedhin poshtë si të nxitura politikisht.

14:54
Artistja 77-vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj dhe pse refuzoi takimin me Elvis Presleyn

 Këngëtarja 77-vjeçare, Cher, ka zbuluar së fundmi se ka refuzuar një takim me Elvis Presleyn.

14:47
Dosja 5D/ Apeli Posaçëm rrëzon kërkesën e ish-zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës, lë në fuqi masat e GJKKO-së

Apeli Posaçëm vendosi të rrëzojë kërkesën e ish-zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës për zëvendësim të masave dhe la në fuqi masat e Gjykatës së Posaçme.

14:38
“Grua banale, e fëlliqur dhe e pisët”, tension mes Eglës dhe Rozës, agravon gati në përplasje fizike: Mos prek me dorë moj vajzë (video)

Egla dhe Roza kanë patur shpesh përplasje me njëra-tjetrën, duke përfunduar në ofendime të rënda.

14:21
Ç’po ndodh në Niger? Trupat ruse hyjnë në bazën e ushtrisë amerikane, zyrtari i lartë i Mbrojtjes: Ata po përdorin…

Personeli ushtarak rus ka hyrë në një bazë ajrore në Niger ku janë të stacionuar trupat amerikane, pas vendimit të juntës së Nigerit për të dëbuar forcat amerikane nga vendi.

14:20
Tapë në timon, mbrojtësi i Juves shtang policinë. Gjatë kontrollit rezultoi se…

Daniele Rugani është në gjyq për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

14:14
Teme Sejko, i sakrifikuari i çamëve/ Nderohet në 80-vjetorin e përkujtimit të gjenocidit të Çamërisë

Në kuadër të 80 vjetorit te gjenocidit të Çamërisë u përkujtua figura e Teme Sejkos.

14:09
Broja, Europiani shansi i jetës për sulmuesin kuqezi

“Euro 2024” dhe Shqipëria duket më shumë se kurrë si shansi i jetës, veçanërisht për Armando Brojën.

14:01
Balla prezanton në Komisionin e Ligjeve 6 risitë e propozimeve ligjore për sistemin e adresave dhe Gjendjen Civile: Masa shtesë për mosdeklarimin e vendbanimit

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla në Komisionin e Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut dha detaje për projektligjin Për sistemin e adresave dhe Gjendjen Civile.

13:54
“Bebi im s’ka naze, ka gusto…”/ Sara Gjordeni poston foton duke ngrënë pjatën tradicionale shqiptare!

Sara Gjordeni ka zbuluar pak kohë më parë se është në pritje të ëmbël.

13:50
19 ndeshje si portier i Gjermanisë, sot vuan për bukën e gojës/ 63-vjeçari i vari “dorezat në gozhdë” në vitin 1997

Eike Immel, ish-portier i gjerman (19 paraqitje për Republikën Federale të Gjermanisë), që gjatë karrierës së tij ka luajtur për emra të mëdhenj të futbollit si Borussia Dortmund, Stuttgart dhe Manchester City, është në një situatë shumë të vështirë financiare. 63-vjeçar, i cili vari “dorezat në gozhdë” në vitin 1997 dhe fitoi miliona euro gjatë […]

13:33
Veliaj vizitë dy ditore në Paris, do të pritet nga kryetarja e Bashkisë, Anne Hidalgo

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj niset sot drejt Parisit, ku do të pritet në një takim të veçantë nga homologia e tij, Anne Hidalgo.