Tapë në timon, mbrojtësi i Juves shtang policinë. Gjatë kontrollit rezultoi se…

03/05/2024 14:20

Daniele Rugani është në gjyq për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Në natën e 21 korrikut 2023, ai u ndalua në makinën e tij luksoze Maserati nga një pikë kontrolli policie lokale në Torino. Niveli i testit të alkoolit shkoi përtej kufijve të lejuar me ligj, testi i parë 1.56 dhe i dytë 1.54, trefishi i kufirit maksimal.

Për mbrojtësin e Juventusit, është hequr leja e drejtimit dhe ka marrë një dënim penal, të cilin ai mund ta anulonte duke paguar 5 mijë euro. Futbollisti në vend të kësaj vendosi ta kundërshtojë duke shkuar në gjyq.

Dje gjyqtari Roberto Ruscello megjithatë refuzoi kërkesën për provë të paraqitur nga avokatët, ndërsa seanca e radhës është caktuar për 23 maj 2024.

Top Channel