VIDEO/ Panik në plazh, aeroplani bën ulje emergjente dhe përmbyset në rërë, fare pranë pushuesve

03/05/2024 16:49

Një aeroplan i vogël me një motor ka bërë një ulje anormale emergjente në një plazh të Long Island, SHBA, duke u kthyer më pas përmbys në rërë.

Pamjet janë regjistruar nga një kalimtar rasti e më pas kanë bërë xhiron e rrjetit. Avioni Cessna 152 u detyrua të ulej në Cedar Beach rreth orës 19:30 të së mërkurës, 1 maj, pasi piloti raportoi se kishte probleme motori.

Në pamjet video, avioni mund të shihet duke u ulur në rërë, përpara se të rrokullisej. Sipas raporteve lokale, piloti 60-vjeçar dhe pasagjeri i tij 59-vjeçar shpëtuan për mrekulli.

 

Top Channel