E diel, 22 Prill 2018
21:30
Humbja me Beneventon, ‘masakra’ e rrjeteve sociale ndaj Milanit

Benevento konfirmoi të shtunën në mbrëmje se është makthi i Milanit, pasi e mposhti në mënyrë të befasishme në ‘San Siro’, me rezultatin minimal 0-1.

21:24
Juve-Napoli fillon me polemikën Sarri

Juventus-Napoli është më tepër se sa një ndeshje rutinë e Serie A, rezultati i ndeshjes së sotme mund të përcaktojë edhe finishin e këtij sezonin për dy ekipet.

21:16
Për një pjatë supë; Familjet në varfëri ekstreme në Tiranë

Qendra Komunitare në Shkozë të Tiranes u hap në 2013-ën dhe në të ofrohen shërbime të ndryshme ditore për njerëz në nevojë, kryesisht rome dhe egjiptiane, nga 3 njësi administrative në kryeqytet.

20:59
Flamurtari, fitore me përmbysje në derbin e ‘detit’

Derbi bregdetar mes Flamurtarit dhe Teutës përfundoi me fitoren e vendasve 3-1 në një ndeshje të cilën të dy ekipet e mbyllën me nga 10 futbollistë.

20:40
Përkthyesja e gjuhës së shenjave; 21-vjeçarja, e mësoi autodidakt

Në Shqipëri janë vetëm katër përkthyes që dinë gjuhën e shenjave. Një prej tyre është edhe 21 vjeçarja Aleksandra Panganika, e cila e ka mësuar këtë gjuhë autodidakt dhe tani i vjen në ndihmë edhe atyre që nuk flasin e nuk dëgjojnë.

20:15
Murgesha e “100 Milionë”; Hyn në garën e Top Channel, për bamirësi

Motër File, murgesha që shërben në Fushe-Milot në bashkëpunim me Caritasin dioqezën Tiranë-Durrës u bë këtë të diel pjesë e lojës “100 milionë” në Top Channel.

19:51
Zjarri në depon me plastikë. Ndotja në ajër, alarmante

Sot është dita e tokes, një ditë e cila synon të ndërgjegjësojë njerëzit për të mbrojtur qytetet, tokën dhe natyrën. Por sot Tirana provoi ndotjen e ajrit më të rëndë në gjithë historinë e saj.

19:33
Gjeorgjiani që mashtroi shqiptarët. Zbulohet pronari i Gulf në Shqipëri

Top Channel zbulon se pas kompanisë offshore që zotëronte Gulf në Shqipëri qëndron gjeorgjiani Aleksandre Gogokhia, i përfshirë në pastrim parash me ortak biznesi ish-ministrin gjeorgjian që u arrestua ndërsa udhëtonte në Shqipëri. Prokuroria shpalli në kërkim bashkë me Albano Aliko dhe administratorin e fundit të kompanisë që mashtroi shqiptarët me gati 5 milionë euro.

19:29
Vlorë, mbytet zhytësi 34-vjeçar

Një 34-vjeçar që merrej me zhytje është mbytur në Vlorë, në Karaburun në vendin e quajtur Shpella e ”Haxhi Ali-ut”.

19:20
Bisedimet me Korenë e Veriut, Trump: Përparim dhe shpresë

Presidenti Donald Trump thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë premtuar asnjë lëshim para takimit të planifikuar me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un, ndërkohë që Pheniani sapo ka njoftuar se ka reduktuar programin e tij bërthamor.

18:53
Inter-Milan, përplasje edhe për lojtarët e Juventus

E ardhmja e Kwadwo Asamoah është gjithnjë e më larg Juves. Mbrojtësit të majtë i skadon kontrata me bardhezinjtë dhe pritet të largohet në verë, për një tjetër skuadër, me Interin që duket se është në pole për të marrë shërbimet e tij.

18:44
Arsenal fiton derbin, mbetet në lojë për Europën

Arsenal u imponua 4-1 ndaj West Ham-it në derbin londinez të Premier Ligës dhe iu afrua më shumë objektivit për kupat europiane.

18:35
Vrasja në Malajzi, Izraeli mohon përfshirjen e Mossadit

Ministria izraelite e mbrojtjes mohoi zërat se agjencia e spiunazhit Mossad vrau një intelektual të Hamas, i cili u qëllua për vdekje në Malajzi të shtunën. Ministri Avigdor Lieberman, tha se 35-vjeçari Fadi al-Batsh, duket të jetë vrarë si pasojë e probleme të brendshme palestineze.

18:08
Kukësi kënaqet me 1 pikë në Laç

Vetëm pak ditë pasi kurbinasit eliminuan verilindorët nga Kupa e Shqipërisë duke prerë biletën e finales, skuadra e Gentjan Mezanit dhe ajo Peter Pacult barazuan pa gola në sfidën e zhvilluar në Kurbin e vlefshme për javën e 30-të të Kategorisë Superiore.

18:05
City, kampioni më i shtrenjtë

Manchester City i Pep Guardiolës e dominoi totalisht këtë edicion të premier Leagues Angleze dhe këtë e bëri me shumë autoritet duke dhënë spektakël në fushën e lojës.

18:04
Tetova në festë, Shkëndija ‘hap shampanjën’ e titullit (Foto)

Shkëndija e Tetovës është shpallur zyrtarisht kampione e Maqedonisë, ndonëse kampionati atje do ende edhe 7 javë që të përfundojë.

17:37
Gulf, çdo pronë me qira; Në kërkim edhe ish-administratori gjeorgjian

Pas menaxherit kryesor të “Gulf”, Albano Aliko, shpallen në kërkim edhe dy persona të tjerë.

17:16
Nikaragua, gazetari vritet në transmetim të drejtpërdrejtë (Video)

Një gazetar në Nikaragua u vra gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë të protestave antiqeveritare. Ángel Gahona po raportonte për dëmin që kishte pësuar një bankë në qytetin ‘Bluefilds’ kur u godit nga një plumb ndërsa transmetonte live në Facebook.

17:03
Inter e Lazio bëjnë detyrën, Crotone ‘zhyt’ Udinesen, Atalanta kalon Milanin

Lazio nuk ka ndërmend të ulë ritmin deri sa të sigurojë një vend në zonën Champions. bardhekaltrit shkatërruan Sampdorian me rezultatin 4-0, në ‘Olimpico’, duke shënuar nga dy gola për pjesë.

16:52
Shoferët trafikantë, kokainë në autobusin e linjës Athinë-Tiranë

Pasditen e sotme është sekuestruar një kilogram kokainë e pastër, në doganën shqiptaro-greke të Kakavijës.

16:24
Vranisht, qendra shëndetësore mund të të marrë jetën

Rreth 1000 banorë të fshatit Vranisht në Devoll, marrin shërbimin mjekësor pranë një ndërtese të amortizuar.

16:01
Kapet gomonia me një ton kanabis në Leçe, arrestohet skafisti shqiptar

Një gomone me një ton kanabis është sekuestruar dhe një skafist shqiptar është arrestuar në brigjet e Leçes në Itali.

15:52
Kumari shkatërron familjet, shtohen divorcet në Shkodër

Përveç humbjes se parave, lojërat e fatit po shkaktojnë një efekt zinxhir pasojash në familjet shqiptare, siç është përdorimi i alkoolit, dhuna në familje, divorcet, etj.

15:39
Kanali burim infeksioni në Spitallë, ankesat në vesh të shurdhër

Lënia në mëshirë të fatit, të papastruar dhe të pamirëmbajtur, e ka kthyer kanalin e ujërave të larta të Spitallës në një kërcënim real për të gjithë zonën nga kalon.

15:31
Mesatarja 7 për mësuesinë, Nikolla nis turin sqarues me maturantët

Një ditë pas zyrtarizimit nga qyteti i Fierit të vendosjes së mesatares 7, për degët e mësuesisë, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla takimin e parë informues e filloi me maturantët e këtij qyteti.

15:12
Mbetjet, 2,2 milionë ton në vit, trajtohet vetëm gjysma

Prodhimi i mbetjeve të ngurta në Shqipëri është rritur me ritme të frikshme gjatë viteve të fundit. Të dhënat zyrtare nga instituti i statistikave tregojnë se për periudhën 2013-2016 sasia e mbetjeve të ngurta urbane u dyfishua duke arritur ne 2.2 milionë tonë në vit.

14:56
Ndotja nga plastika ka prekur edhe ajrin. Grimcat i thithim çdo ditë

Aktivistët e mjedisit po i bien fort kambanave të rrezikut të ndotjes së deteve dhe oqeaneve nga plastika.

14:30
Digjet fabrika e riciklimit. Zjarri shkrumbon qindra ton plastikë, tym toksik në Tiranë – FOTO/VIDEO

Fabrika e riciklimit të mbetjeve urbane në zonën e Kasharit dhe qindra tonë plastike u përfshinë nga zjarri rreth orës 10:00 të paradites.

14:23
Panairi i Kafshëve Shtëpiake te Kopshti Zoologjik, ja surprizat që janë rezervuar sot për fëmijët

Pas suksesit të Edicionit të Parë, Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit dhe Green Line Albania
rikthejnë sërish për miqtë e kafshëve shtëpiake “PET FAIR”.

14:17
“Arkeologjia e tmerrit”, gërmimet zbulojnë varret masive në Siri

Mediat e huaja e kanë quajtur “arkeologjia e tmerrit”: gërmimet në zonat që ishin dikur fortesa të kalifatit islamik kanë nxjerrë në pah mizoritë e skajshme të Shtetit Islamik.

13:55
Prangoset deputeti i opozitës në Armeni, vendi në protesta

Situata në Armeni është përshkallëzuar me prangosjen e deputetit opozitar të vënë në krye të protestave disa ditore kundër qeverisë së vendit. Nikol Pashinyan, u shoqërua nga efektivët pasi kryeministri Serzh Sargsyan, të cilit i kërkohet dorëheqja, ndërpreu në mënyrë të bëftë përballjen televizive mes të dyve.

13:47
Dita Ndërkombëtare e Tokës, kryeqytetit i shtohen edhe 1100 pemë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Tokës, kryeqytetit iu shtuan edhe mbi e 1100 pemë duke përmbushur fushatën e mbjelljes se 120 mijë të tillave.

13:27
“MotoGP” në Austin, Marquez, Pole Position e penalizim

Marc Marquez konfirmohet një pilot i paarritshëm në pistën e Austin në Botërorin e MotoGP. Piloti spanjoll i Hondës fitoi pole positionin e tij të 6 radhazi në këtë garë pasi e përshkoi pistën me kohën 2 minuta 3 sekonda e 658 të mijtat duke lënë pas Vinales me Yamaha me 406 të mijtat më shumë dhe Iannonen me Suzuki.

13:20
Arrestohet çifti turk në Rinas, u kapën me dokumente false

Policia kufitare në Rinas ka vënë në pranga një çift nga Turqia për falsifikim dokumentesh.

13:04
Fituesi i “tripletës” me Interin, lamtumirë futbollit

Lot, përqafime dhe shume mallëngjim kanë shoqëruar lamtumirën nga futbolli i luajtur për portierin brazilian, Julio Cesar.

12:52
Skuadrat që kanë fituar në shtëpinë e Juves

Napoli do të përballet me Juventusin në një takim thuajse deçiziv për fatet e titullit kampion, pasi vetëm fitorja do të mbante në lojë skuadrën e Sarrit.

12:49
Zjarri në fabrikë, OSHEE: Digjet një pjesë e linjës që furnizon Unazën e Re

Zjarri në fabrikën e riciklimit të mbetjeve paraditen e sotme, nuk ka shkaktuar dëme të konsiderueshme vetëm në këtë biznes, por edhe në rrjetin e energjisë elektrike.

12:31
Prag tragjedie, avioni dështon gjatë ngritjes, del nga pista – VIDEO

Një avion me 139 persona në bord ishte në prag të tragjedisë teksa dëshroi në ngritje, duke dalë nga pista.

12:01
Transparenca e Chloe… – FOTO

Ajo ka mohuar kohët e fundit raportet se ishte shtatzënë, duke thënë se ishte shëndoshur pak.

11:35
Zjarri në Kashar, reagon Veliaj: Evitoni kalimin në zonë – FOTO/VIDEO

Për zjarrin e përmasave të mëdha në fabrikën e riciklimit, ka reaguar edhe Kryebashkiaku Veliaj.

11:21
Marrëveshja bërthamore, Irani paralajmëron Trump

Irani paralajmëron Donald Trumpin mbi sabotimin e marrëveshjes bërthamore: “Nuk do të jetë dhe aq e këndshme”, thotë ministri i jashtëm Mohamad Javad Zariff, që la të kuptohet se Teherani mund t’i rikthehet pasurimit të uraniumit nëse rrëzohet marrëveshja e arritur me aq mundim.

11:07
Grande Fratello ‘ndizet’ që ditën e parë (Foto)

Ditën e shtunë ka startuar edhe edicioni i 15 i ‘reality show-t’ më të ndjekur në Itali, ‘Grande Fratello’.

10:57
Sulm kamikaz në Kabul, mbi 30 të vdekur

Sulmet vetëvrasëse vazhdojnë të marrin jetë njerëzish në Afganistan.

10:51
Vrasja e Mario Majollarit, gjykata lë në burg Kastriot Gjuzin

Është dhënë paraditen e sotme masa e sigurisë për autorin e dyshuar si vrasës të Mario Majollarit. Gjykata ka vendosur arrest me burg për shtetasin Kastriot Gjuzi.

10:12
Ndizet Seria A, Juventus-Napoli përballen për titullin

Juventus-Napoli do të jetë kryesfida jo vetëm e mbrëmjes së sotme, por edhe e kampionatit italian, Serie A. Kjo sfidë është mjaft e rëndësishme në rrugën për titullin kampion, pasi dy pretendentët, do të përballen me njëri-tjetrin, për të përcaktuar se kush do të jetë më pranë titullit kampion.

10:04
NBA/ Rockets pëson humbjen e parë në Play Off, Utah mposht Oklahomën

Minnesota Timberwolves ka rihapur çështjen e kualifikimit me Houston Rockets, pasi ka fituar me rezultatin 121-105. Në ‘Target Center’ të Minneapolisit, vendasit humbën me rezultatin 27-28 vetëm fraksionin e parë, ndërsa më pas interpretuan në mënyrë mjaft të mirë takimin, duke marrë edhe fitoren e parë dhe çuar rezultatin e përgjithshëm 2-1 për Rockets.

10:00
Shkrumbohet fabrika e riciklimit të mbetjeve në Tiranë – FOTO/VIDEO

Një zjarr i madh ka përfshirë një fabrikë riciklimi mbetjesh në Mëzes të Tiranës.

09:42
Ndahet nga jeta në moshën 49 vjeçare aktori i “Austin Powers”

Verne Troyer, aktori i njohur i “Austin Powers” është ndarë nga jeta në moshën 49-vjeçare. Gjithashtu, ai ka luajtur edhe rolin e Griphook te “Harry Potter”.

09:31
Të shtëna me armë pranë pallatit mbretëror të Arabisë Saudite

Mediet ndërkombëtare kanë raportuar për të shtëna me armë zjarri gjatë orëve të mbrëmjes së të shtunës pranë pallatit mbretëror të Arabisë Saudite.

09:18
Lindja dhe rritja e “Arenës Kombëtare”, Rama publikon videon

Kryeministri Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm një video nga stadiumi në ndërtim “Arena Kombëtare”.

09:03
Gjyqtari amerikan: Vettingu, zhvillime pozitive, reforma inkurajon më të mirët

Gjykatësit e vjetër në Shqipëri duken më pak të gatshëm për ndryshim, ndërsa të rinjtë e kuptojnë më shumë rëndësinë e një sistemi gjyqësor të pakurruptuar.

09:02
Serbisë s’i intereson platforma e Kosovës: Ta vendosin në derën e Qeverisë

Serbisë nuk i intereson platforma e miratuar nga Qeveria e Kosovës për dialogun me Beogradin.

08:38
Humbja ndaj Beneventos, Gattuso i turpëruar: Falje tifozëve

Po ashtu si në fazën e parë, Benevetos e turpëroi sërish Milanin, këtë herë në “San Siro”.

08:24
Boksieri shqiptar godet me kokë gjermanin, skualifikohet

Boksieri nga Peja, Senad Gashi e ka humbur ndeshjen e tij të radhës në mënyrë aspak të drejtë, duke u skualifikuar.

08:11
Aksident me një të vdekur në Lushnje

Në orët e para të ditës së diel ka ndodhur një aksident me një të vdekur në fshatin Grabian të Lushnjes.

01:14
Shumë e lehtë për Barçën, Kupa e Mbretit i shkon Messit

Barcelona është fituese e Kupës së Mbretit, pasi shkatërroi në finale 5-0 Seviljen e drejtuar nga Montella.

00:58
Mario Balotelli përgatit largimin nga Nizza

Duket se ka ardhur fundini aventurë së Mario Balotelit në Francë me skuadrën e Nizza.

E shtunë, 21 Prill 2018
23:50
Hetimi për armët kimike në Siri, ekspertët mbërrijnë në Douma

Ekspertët ndërkombëtarë të armëve kimike më në fund e inspektuan zonën, ku dyshohet të ketë ndodhur sulmi kimik pranë qytetit të Damaskut në Siri, i cili nxiti një krizë ndërkombëtare.

23:32
Sinan Hoxha rrëfën në lot fëmijërinë e tij, mbush me dhuratat familjen e varfër

Sinan Hoxha, këngëtari i dashur për publikun ishte i ftuari surprizë në programin “Dua të të bëj të lumtur” për familjen e Zenunit dhe Bukuries. Gjithmonë nëpër daljet e tij publike, Sinani na ka treguar se është një njeri i thjeshtë dhe me zemër të madhe. Edhe sonte ai na provoi se është ndër të paktët artistë që publiku e do edhe e vlerëson.

23:28
Varfëria ekstreme / Vogëlushja feston për herë të parë ditëlindjen, fryn qirinjtë pas 8 vitesh

Programi “Dua të të bëj të lumtur” këtë herë kishte shkuar në Tropojë, në familjen e Zenunit dhe Bukuries. Ata ishin martuar në vitin 1996 dhe tashmë ishin prindër të 9 fëmijëve, por kushtet ekonomike të kësaj familjeje nuk ishin aspak të mira. Ata jetonin në varfëri ekstreme.

23:17
Tritol automjetit, shpërthim i fuqishëm në Fier, plagoset drejtuesi

Një shpërthim i fuqishëm me tritol ka ndodhur në lagjen 29 Nentori në qytetin e Fierit.

22:54
Një orë në qiell me Butrint Imerin! Fansja fiton udhëtimin me helikopter

I ftuar në programin “Dua të të bëj të lumtur” mbrëmjen e sotme ishte këngëtari i njohur i shumë hiteve, Butrint Imeri. Ndryshe nga herët e tjera Butrinti nuk do të surprizonte vetëm një njeri, por disa përnjëherë.

22:49
Benevento trondit Milanin në ‘San Siro’

Ndonëse ka rënë edhe matematikisht në Serinë B, Benevento ka shtangur Milanin në ‘San Siro’, duke e mposhtur 1-0 dhe duke zhytur në krizë kuqezinjtë.

22:20
“Më fal që të lashë vetëm kur kishe nevojë për mua”. Mamaja dhe motra i kërkojnë falje Anxhelës

Historia e dytë që u trajtua në programin “Dua të të bëj të lumtur” ishte një histori dashurie midis familjes, por jo vetëm. Ishte pikërisht historia e Anxhelës, vajzës 20-vjeçare e cila kishte menduar që familja nuk e donte.

22:20
Peniani ndal testet bërthamore, bota e përshëndet

Njoftimi i Koresë së Veriut se do të hiqte dorë nga testet bërthamore e raketore u mirëprit nga ndërkombtarët.

22:00
Prindërit nuk ishin dakord, shqiptarja merr propozimin fantastik për martesë në “Dua të të bëj të lumtur”

Në programin ”Dua të bëj të lumtur” kemi parë njerëz të cilët surprizojnë familjarët e tyre, që kërkojnë falje, por nuk kishim parë kurrë një propozim për martesë.

21:40
Partizani kampion…pas 64 vitesh

Pas pak më shumë se 6 dekadash, Partizani fiton titullin Kampion i Shqipërisë në volejboll për femra.

21:25
“Dua të të bëj të lumtur” i jep lajmin fantastik çiftit, pas 6 vitesh përpjekjeje do të bëhen prindër

Ndryshe nga puntatat e shkuara, këtë mbrëmje programi “Dua të të bëj të lumtur” nisi me një histori të veçantë. Për herë të parë në një program televiziv, një grua mori lajmin më të bukur të jetës së saj, më në fund ajo do të bëhet nënë.

21:23
Problematikat e ujit, Bashkia e Tiranës ndërhyn në dy zona

Bashkia e Tiranës thotë se e ka zgjidhur problemin e furnizimit me ujë të pijshëm në dy zona problematike deri më tani në kryeqytet.

21:19
Era rrëzon pemën në rrugë, vështirësohet qarkullimi në Tepelenë

Një pemë dhjetravjeçare u thye nga era dhe bllokoi të gjithë trasenë e rrugës nacionale pranë Ujit të Ftohtë të Tepelenës.

21:07
U bllokuan në Tomor, ushtria ndërhyn me helikopter

Një helikopter i Forcave të Armatosura transportoi në bazën ajrore të Farkës në Tiranë, disa shtetas të cilët ishin bllokuar në Malin e Tomorrit.

21:00
Statuti i ri nuk qetëson PD! Patozi, Bregu e Topalli kundër Bashës

U thirr me shpresën se ai i 28 prillit do të ishte Kuvendi i bashkimit, por zemërimi me Lulzim Bashën vazhdon. Edhe pse disa ndryshime të minutës së fundit përfshinë ish-kryetaren e Parlamentit Jozefina Topallin në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike, asgjë nuk ka ndryshuar tek qëndrimi i saj ndaj Lulzim Bashës.

20:35
Babai në burg se protestoi, fëmijët nuk dinë gjë

Një ditë pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Shkodrës për të lënë në burg katër nga 11 kuksianët e arrestuar, në shtëpinë e njërit prej protestuesve kuksianë tashmë të lënë në burg, Vasil Laçit, dy fëmijët e mitur të tij vajza dhe djali, janë në pritje të babait të tyre edhe pse nuk e dinë se ai është në burg.

20:06
Rikthehet Laçi-Kukësi, të hënën superndeshja e javës

Ditën e dielë do të luhen dy takime të tjera të kategorisë superiore. Gjysmëfinalja e kupës Laçi – Kukësi do të jetë sërish, këtë herë në kampionat.

19:59
Azilkërkuesi kampion karateje: Do mbroja edhe ngjyrat shqiptare

Ali Rizai Khajeloo është një nga azilantët politikë iranianë që qëndron në kampin e Babrrusë. Edhe pse vetëm dy muaj në vendin tonë, ai veç kërkesës për azil në autoritetet shtetërore ka gjetur menjëherë në një lagje në periferi të Tiranës një palestër për t’u ushtruar në artet marciale, pasi Alirizai është një kampion në karate, xhudo dhe MMA i Iranit, i Azisë dhe i Turqisë.

19:22
Revolucioni “Venger” i Premier League

Marrë nga The Guardian – Arsen Venger nuk ishte trajneri i parë i huaj që mori në drejtim një skuadër të madhe angleze, por kur ai mori drejtimin e Arsenalit në vitin e largët 1996, mund të shihej lirisht edhe si marsian; një trajner francez pa përvojë, një ish-futbollist i rëndomtë dhe me disa ide të çuditshme (për kohën) përsa i përket regjimit ushqimor.

18:36
Studimi: Alienët janë shfarosur

Pyetja që stërmundon studiuesit e hapësirës është: jemi të vetëm apo ka forma të tjera inteligjente në univers?

18:21
Bllokohen në Tomor, 5 persona lëshojnë sinjalin “Sos”

Pesë persona kanë lëshuar sinjalin “SOS” dhe kërkojnë ndërhyrjen e autoriteteve pasi kanë mbetur të bllokuar në Malin e Tomorit.

18:14
Rama-Basha, “sherr” në distancë për deputetin e Merkelit

Lulzim Basha akuzoi Edi Ramën se me paratë e krimit, drogës e korrupsionit po financon në media një fushatë akuzash dhe shpifjesh kundër Gunther Krichbaum, deputet i partisë së kancelares Anglea Merkel, prej vitesh kryetari i Komisionit të Çështjeve Europiane në Bundestag.

18:07
E ka fituar titullin, por Bayern nuk toleron

Bayern Munchen nuk lëshon pe në Bundesligën gjermane, edhe pse e ka arkivuar çështjen e titullit kampion.

18:01
Vllaznia nuk del nga zona e “ftohtë”; Kamza bën detyrën ndaj Lushnjës

U luajtën pasditen e së shtunës dy ndeshjet e para të javës së 30 të Kategorisë Superiore.

17:50
Trofeu i Europa League vidhet në Meksikë

Diçka e pabesueshme ndodhi në Meksikë: trofeu i Europa League, që ishte pjesë e një turi promocional në këtë vend, u vodh teksa ishte në një furgon në Guanajauto, lajm që u publikua nga mediat vendase.

17:40
Erdogan, “Qytetar Nderi” i Pazarit të Ri

Mund të jetë në qendër të kritikave të Perëndimit, që e akuzon se po shkel të drejtat e njeriut në vendin e vet, por Erdogan ka miq plotë në Ballkan.

17:32
Topalli refuzon “karrigen” e Bashës: Shkatërroi PD-në! Duhet të largohet

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka reaguar me tone të ashpra kundër Lulzim Bashës pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

17:19
Nëse ka këto aplikacione në celular, partneri po ju tradhton (Foto)

Shumë njerëz thonë se kanë një marrëdhënie të shëndetshme me partnerin e tyre, se ka dashuri dhe besim mes tyre. Gjithashtu, thonë se partneri nuk do i tradhtonte kurrë.

17:06
Roma blindon vendin e tretë; 0-3 ndaj Spal

Roma është në momentin e saj perfekt dhe pasi ka siguruar gjysëfinalen, po hedh hapa të sigurtë për vendin e tretë në kampionat, duke shfrytëzuar një kalendar më të lehtë se rivalët e Interit dhe Lacios.

17:02
Turizmi dentar! Italianët zgjedhin Shqipërinë jo vetëm për pushime

Një rrugë e dy punë! Me këtë parim numri i italianëve që po vizitojnë vendin tonë vitet e fundit ka ardhur gjithmonë e në rritje.

16:53
Studimi: Mosha kur çiftet kryejnë më shumë marrëdhënie seksuale

Është mëse e qartë që kur njeriu bëhet prind jeta e tij ndryshon totalisht. Kujdesi për fëmijët është një angazhim shumë i madh, që kërkon shumë punë. Nëse jeni në një lidhje, shumë gjëra do të ndryshojnë veçanërisht në ndërveprimin me njëri-tjetrin, për kohën që duhet të kaloni bashkë. Dhe kjo është shumë e vërtetë kur flitet për pjesën e dhomës së gjumit. Ndoshta keni patur më shumë kohë të luani e praktikoheni me njëri-tjetrin.

16:50
Jaguar debuton me një duel shpejtësie në akull (Foto)

Jaguar ka prezantuar versionet e reja të 300 Sport Edition me një duel spektakolar mbi akull përballë kampionit olimpik të patinazhit të shpejtësisë, Shaolin Sandor Liu.

16:48
Si të kolonizojmë një planet tjetër? Shkencëtarët tregojnë si realizohet

Me teknologjinë e sotme është e tepërt të mendosh për një kolonizim ndëryjor nga ana e njeriut, por me pak përmirësim kjo edhe mund të arrihet.

16:37
Drejt largimit nga Hungaria, Soros mund të “strehohet” në Serbi

E ardhmja e institucioneve të George Soros në Hungari është vënë në pikëpyetje pas fitores së radhës të Viktor Orban, i cili gjatë fushatës nuk kurseu sulmet ndaj filantropistit.

16:28
Rafael Nadal, i pangopur. Arrin finalen e Montekarlos

Rafael Nadal vazhdon të shkruajë historinë në tenis. Spanjolli do të luajë të dielën, në orën 14:30, finalen e turneut Masters të Montekarlos, turne të cilin e ka fituar 10 herë.

16:01
Piktura që kërkoi 6 vite. “Skënderbeu” i veçantë i Gjovalin Pacit

I janë dashur 6 vite reflektimi për të sjellë të plotë në telajo figurën shumëdimensionale të Skënderbeut.

16:01
Bie pema në rrugë, bllokohet lëvizja në Tepelenë (Foto)

Rrëzimi i një peme të vjetër në rrugën nacionale ka vështirësuar kalimin e automjeteve në zonën e “Ujit të ftohtë” në Tepelenë.

15:50
Investim i gabuar në Belsh, pista e biçikletave u ndërtua nën ujë

Shembulli më i qartë se si paratë e taksapaguesve shqiptarë i merr uji: pista e biçikletave rreth liqenit të Seferanit në Belsh, e ndërtuar një vit më parë, tashmë është kthyer në një pistë noti, pasi rreth 500 metra të saj janë mbuluar nga uji.

15:47
Boca Juniors kërkon Buffon: Dëgjohemi në qeshor

“Atje ku ka zë, nuk është pa gjë”: Gigi Buffon është vënë në shënjestër nga Boca Juniors, për mundësinë e transferimit në kampionatin argjentinas, pas përfundimit të këtij sezoni.

15:37
Lezhë, bashkia pa kryetar. Frrokaj nën arrest, zyrën në shtëpi

Pas arrestimit për tjetërsimin e tokave në bregdet, kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj vijon të qëndrojë në arrest shtëpie. Vartësit e tij të mbetur në institucion thonë se vijojnë punën, mbledhin të ardhurat, u shërbejnë qytetarëve si edhe po përgatiten për sezonin e ri turistik. Ndërkohë që Fran Frrokaj vijon të firmosë në banesë për çështjet e financës dhe urbanistikës.

15:35
Liverpool surprizohet nga West Bromwich

Liverpool çoi dëm një fitore që do ti siguronte vendin e tretë në Premier League, teksa është ndalur në barazimin 2-2 nga skuadra e fundit në renditje, West Bromwich Albion.

15:18
Miratohet lista e ilaçeve me rimbursim, por nuk zbardhet. Ende diskutime për kostot

Lista e re e barnave të rimbursueshme për vitin 2018 pritet të hyjë në fuqi në 1 maj. Kjo listë mori miratimin e qeverisë një ditë më parë, kur kryeministri Edi Rama deklaroi se janë shtuar 36 barna të reja, ku në fakt vetëm 16 prej tyre janë principe aktive dhe 20 të tjerat janë alternativa, por gjithsesi janë barna të reja që shtohen me rimbursim për pacientët.

15:02
“Gulf”, mashtrim 5 milionë eurosh. Shpallet kërkim policor për Albano Alikon

Prokuroria e Tiranës ka nisur zyrtarisht hetimet për menaxherët shqiptarë të kompanisë “Gulf”, duke shpallur në kërkim policor menaxherin kryesor, Albano Alikon.