Murgesha e “100 Milionë”; Hyn në garën e Top Channel, për bamirësi

22/04/2018 20:15

Motër File, murgesha që shërben në Fushe-Milot në bashkëpunim me Caritasin dioqezën Tiranë-Durrës u bë këtë të diel pjesë e lojës “100 milionë” në Top Channel.

Murgesha, së bashku me vullnetarët e Caritas, u bë pjesë e lojës për një qëllim shumë human, ndërtimin e parkut të lojërave për fëmijë në Fushë Milot.

“Fakti që ne jemi këtu është sepse ne jemi për kauzën që dëshirojmë. QË në Fushë Milot të jetë një kënd lojërash. Që fëmijët të mos qëndrojnë në vende të tjera që nuk janë formuese, nuk janë edukuese. T’u japim një ambient ku ata mund të argëtohen edhe mund të mësojnë të rriten sëbashku. Jemi shumë të lumtur që ia arritëm deri këtu. Shpresojmë që gjithpka do të shkojë mirë. Nuk e mohoj se do të jetë një javë me ethe”, shprehet Motër File.

Këtë të diel sfida për murgeshën nga Fushë-Miloti nuk përfundoi sepse ajo do të jetë sërish pas një jave në “100 Milionë”, ndërsa deri tani në garë janë 15 milionë lekë.

Top Channel