Rreth 1000 banorë të fshatit Vranisht në Devoll, marrin shërbimin mjekësor pranë një ndërtese të amortizuar.

Godina ka vetëm një ambient funksional, ndërsa pjesa tjetër dukshëm është në kushte të papërshtatshme dhe rrezikon shembjen.

Prej vitit 2004 instancat përkatëse u kanë kërkuar autoriteteve të ndërhyjnë për të rikonstruktuar godinën, por kjo kërkesë ka rënë në vesh të shurdhër.

Banorët kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme, pasi siç shprehen, përveç higjienës, godina mund të shembet dhe të zërë njerëz brenda.

Top Channel