“MotoGP” në Austin, Marquez, Pole Position e penalizim

22/04/2018 13:27

Marc Marquez konfirmohet një pilot i paarritshëm në pistën e Austin në Botërorin e MotoGP. Piloti spanjoll i Hondës fitoi pole positionin e tij të 6 radhazi në këtë garë pasi e përshkoi pistën me kohën 2 minuta 3 sekonda e 658 të mijtat duke lënë pas Vinales me Yamaha me 406 të mijtat më shumë dhe Iannonen me Suzuki.

Por Marquez nuk do të mund të nisë garën nga vendi i parë në vijën e startit pasi kampioni i botës u penalizua nga komisarët e garës për shkak të një incidenti me Vinales. Kështu që 25-vjeçari do të niset nga vendi i katërt ku përkrah do të ketë Valentino Rossin i pozicionuar në vendin e pestë. Kjo do të thotë se do të jetë Vinales ai që do të niset i pari në garë i ndjekur nga Iannone dhe Zarco.

Ducati u pa disi në vështirësi. Lorenzo limitoi dëmet duke shënuar kohën e 6 më të mirë në këto prova kualifikuese, ndërsa Dovizioso detyrohet të kënaqet me vendin e 8 pas liderit të kampionatit, Cal Crutchlow që doli i 7, ndërkohë që Dani pedrosa nuk shkoi më shumë se vendi i nëntë.

Top Channel