Arsenal u imponua 4-1 ndaj West Ham-it në derbin londinez të Premier Ligës dhe iu afrua më shumë objektivit për kupat europiane.

Pas një pjese të parë të ekuilibruar në Emirates Stadium me rrjeta të paprekura, skuadra e trajnerit Wenger mori epërsinë me një të majtë të Monreal, por West Ham arriti të rikthehet në diskutim me një goditje të bukur fluturimthi brenda zonës nga Arnautovic.

Në 10 minutat e fundit presingu i Arsenalit dha frytet e tij pasi solli 3 gola me Ramsey dhe dy herë nga sulmuesi francez Lakaset.

Top Channel