Roma po përjeton një nga momentet më magjike të saj në futboll, pasi eliminoi Barcelonën në çerekfinale, por edhe në luftën për vendin e tretë në kampionat me Interin dhe Lacion.
Pogradeci është një prej pikave turistike më të vizituara të fundjavës, ku pushuesit zgjedhin të qetësohen mes kaltërsisë së liqenit, peizazhit piktoresk dhe gatimeve të veçanta.
Këtë të premte u zhvilluan provat e lira të Çmimit të Madh të Austin, një pistë ku dominuesi absolut prej 5 vitesh është Marc Marquez.
Pesimizimi u thellua tek kritikët mbi të ardhmen e Partisë Demokratike, por tek Lulzim Basha jo. Madje, kryetari demokrat, për të cilin nuk ka kufizim mandati apo kusht dorëheqjeje nëse humb zgjedhjet, beson se parimet e përfshira në statut janë aq thelbësore sa tashmë mund të flitet për epokën e tij në PD.
Në muajt e fundit u diskutua shumë për mundësinë e largimit të Cristiano Ronaldos nga Reali i Madridit, por mesa duket gjërat kanë ndryshuar për mirë për sulmuesin portugez.
Rreth 1.000 banorë të fshatit Vranisht në Korçë marrin shërbimet mjekësore në një godinë të degraduar, e cila rrezikon që të shembet.
Policia e Beratit ka arrestuar në flagrancë dy persona që tentuan të vidhnin naftë nga makineritë e gazsjellësit. Njëri prej autorëve të vjedhjes është plagosur me armë gjahu nga roja, i cili gjithashtu është vënë në pranga për plagosje të rëndë me dashje.
Departamenti amerikan i Shtetit thotë se problemet kryesore të të drejtave të njeriut në Kosovë, gjatë vitit 2017, ishin sulmet ndaj gazetarëve; dhuna kundër personave të zhvendosur; korrupsioni endemik i qeverisë; mungesa e pavarësisë së gjyqësorit, përfshirë dështimet e proceseve e zbatimin përzgjedhës të vendimeve; si dhe dhuna kundër pjesëtarëve të pakicave etnike dhe anëtarëve të komunitetit LGBTI.
Më shumë se një muaj më herët në kalendarin meteorologjik, Europa Qendrore dhe ajo Perëndimore po përjetojnë valën e parë të të nxehtit të verës, me temperatura që në Francë, Gjermani dhe Holandë kanë shkuar në mbi 30 gradë Celsius.
Bosnja Hercegovina është djepi i Luftës së Parë botërore. Ballkani ka qenë gjithnjë vend ku perandoritë, etnitë dhe fetë e ndryshme përplasen dhe garojnë. Analistët paralajmërojnë se rajoni mund të kthehet në fushëbetejë për atë që duket si nisja e një Lufte të Ftohtë.
Princi i Uellsit do të pasojë Mbretëreshën Elizabeth II në krye të Commonwealthit. Mbretëresha kishte thënë që më herët se, ishte dëshira e saj që Princi Charles ta pasonte në rol.
Edhe pse vazhdon hetimi për vdekjen tragjike të një marinari shqiptar, në një port në qytetin lindor anglez të King’s Lynn, ministrja britanike e Transportit Detar ka deklaruar se familja e 32-vjeçarit Alfred Ismaili duhet kompensuar pa vonesa.
Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka njoftuar vendimet e marra gjatë mbledhjes së kësaj të shtune.
Ndeshjet e javës së 30 të Kategorisë Superiore janë të ndara në 3 ditë. Sot në orën 16:00 do të luhen dy ndeshjet e para, ajo mes Vllaznisë e Luftëtarit, si dhe mes Kamzës e Lushnjes.
Fillimisht përmes një statusi në rrjetin social Facebook, e më pas në një konferencë për shtyp nga selia e Lëvizjes Socialiste për Integrim, kreu i grupit parlamentar Petrit Vasili ka komentuar raportin e publikuar nga Departamenti amerikan i Shtetit, mbi të drejtat e njeriut për vitin 2017.
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri ishte në Fier, së bashku me pjesën tjetër të kabinetit qeveritar, teksa gjatë një takimi me naftëtarët shpërndau për disa prej tyre dëshminë e “Statusit të Naftëtarit”.
Pjesë e “revolucioni të gjelbër” në kryeqytet u bë edhe Kisha Katolike. Kryebashkiaku Tiranës, Erion Veliaj dhe arkipeshkvi i Arkidioqezës Metropolitane të Tiranë-Durrësit, Imzot George Frendo morën pjesë në mbjelljen e pemëve, ndërsa vlerësuan rëndësinë që ka ajo në përmirësimin e cilësisë së klimës dhe ajrit.
Kryeministri Rama dhe kabineti qeveritar kanë qenë në një takim me drejtuesit qendrorë e vendorë të Qarkut të Fierit, për punësimin, shërbimet dhe reformën e tokës. Ai vuri theksin te platforma e bashkëqeverisjes me qytetarët, që sipas tij ka pasur një sukses në zgjidhjen e padrejtësive ndaj tyre.
Një adoleshente, që i mbijetoi sulmit terrorist në “Manchester Arena”, është rikthyer në qytetin britanik për të marrë pjesë në audicionet e “Britain’s Got Talent”.
Një ditë më parë, “El Pais” kishte njoftuar se sulmuesi brazilian Neymar do të mund të largohej nga Paris SG, në rast të një oferte prej 300 milionë eurosh në drejtim të klubit parizien.
Komisioni për Sigurinë në MotoGP u zhvillua mes tensionesh të larta pasditen e së premtes, me pilotët që diskutuan mbi atë çfarë ndodhi në Çmimin e Madh të Argjentinës.
Kufizimet në lirinë e shprehjes dhe të shtypit, përfshirë autocensurën dhe frikësimin e gazetarëve, shkaktuar nga interesat financiare dhe politike, si dhe korrupsioni i përhapur në të gjitha degët e qeverisë ishin – sipas Departamentit amerikan të Shtetit, – problemet kryesore me të drejtat e njeriut në vitin 2017 në Shqipëri.
Rreth 1.500 të ftuar priten gjatë funeralit privat të kësaj të shtune për ish-Zonjën e Parë të Shteteve të Bashkuara, bashkëshorte dhe nënë e secilit prej presidentëve Bush, në kishën më të madhe episkopale të vendit.
Dy gjysmëfinalet e “ATP-së së Montekarlos” do të zhvillohen mes Nadalit e Dimitrovit, si dhe Nishikorit e Zverevit.
Aktorja fituese e çmimit “Oscar”, Natalie Portman ka bojkotuar një ceremoni që do të zhvillohej në Izrael, ku do të nderohej me një çmim prej një milion dollarësh, pasi nuk dëshiron të shfaqet si mbështetëse e kryeministrit Benjamin Netanyahu, i cili ishte parashikuar të fliste gjatë këtij eventi.
Kriza e marrëdhënieve SHBA-Rusi e nisur me dëbimin e ndërsjellë të diplomatëve, kulmoi në konfliktin për ndërhyrjen në Siri, por nuk mbaroi me kaq.
Në prag të kryesfidës së Serisë A, mes Juventusit dhe Napolit, që do të luhet të dielën në mbrëmje në ‘Allianz Stadium’, vëmendja ndaj kësaj ndeshjeje po bëhet gjithmonë e më e madhe.
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un ka njoftuar pezullimin e të gjitha testeve raketore, si dhe mbylljen e një vendndodhjeje nga ku zhvilloheshin këto teste.
Mes një spektakli të pazakontë për ekranet televizive shqiptare, ka kulmuar edhe programi ‘The Voice Kids’, në ekranin e Top Channel.
Mbrëmja e sotme në “The Voice Kids” ka qenë e mbushur plot emocione nga zërat e mrekullueshëm të konkurrentëve të vegjël.
Televotimi i parë është mbyllur, e nga ai janë zgjedhur edhe tre zërat më të mirë që kanë marrë më tepër vota.
Presidenti Donald Trump do të mungojë në funeralin e ish-Zonjës së Parë, Barbara Bush, që do të mbahet të shtunën. Shtëpia e Bardhë e justifikoi mungesën e tij me arsyet se “kërkon të shmangë pengesat që mund të shkaktojnë siguria e tepërt nga prania e tij, si dhe për respekt ndaj familjes Bush”.
Sindi ka qenë përherë një ndër të preferuarat e skuadrës Gjoka.
Denisi ka treguar edhe njëherë talentin e tij, me zërin drithërues që prek çdokënd.
DJ suedez, i njohur ndërkombëtarisht me nofkën Avicii, i cili ka bashkëpunuar me Madonnën dhe grupin “Coldplay”, u gjet i pajetë në Oman, një ndarje tragjike në moshë shumë të re, vetëm 28 vjeç.
Klea në çdo etapë ka qenë një këngëtare që na ka dhuruar këngë plot energji.
Rita, javë pas jave ka dhuruar performanca të bukura. Një artiste që nuk ka zhgënjyer kurrë.
Ideja e udhëtimit në kohë është tunduese, tërheqëse. Do mjaftonte shtypja e disa butonave për të shkuar jo vetëm “diku tjetër”, por edhe “në një kohë tjetër”.
Ana, ka magjepsur publikun që në daljen e saj të parë në Audicionet e Fshehura. Një fëmijë i talentuar që rrëmbeu zemrat e publikut.
Frensi e ka treguar talentin e saj në çdo fazë.
Stephane Masala është lindur në Nantes 41 vite më parë, është trajner me profesion, por këtë vit mund të thuhet me plot gojën se ka bërë një mrekulli.
Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike nisi me tri mungesa të mëdha. Tre “ish” nuk u paraqitën në takimin e thërritur për të diskutuar paketën e ndryshimeve statutore.
Sapo nisi në ekranin e Top Channel mbrëmja finale e edicionit të dytë të ‘The Voice Kids’.
Arsenali duket “i gatshëm” të nxjerrë në shitje Granit Xhakën dhe Shkodran Mustafin, duke i zëvendësuar ato me dy talente të divizionit më inferior, Championship.
Një ndër vendimet e Qeverisë, të mbledhur në qytetin e Fierit ishte edhe ai për zgjerimin me mbi 30 ilaçe të barnave të rimbursueshme.
Këtë natë 6 artistët e vegjël që do të performojnë në skenën e Finales së ‘The Voice Kids’ do të gjykohen nga publiku, i cili do të votojë nëpërmjet mesazheve telefonike.
Pasi i ka prezantuar UEFA-s “dosjen Milan” për arritjen e një pakti të rakorduar, administratori i deleguar i kuqezinjve, Marco Fassone ka shpjeguar gjithçka ndodhi në takimin e Nionit, në Zvicër.
Arsenali apo cilado skuadër tjetër, mjafton që projekti të jetë ambicioz dhe interesant. Muajt e pushimit “të detyruar”, për shkak të shkarkimit nga Bayern Munchen, kanë rikarikuar me sa duket energjitë e Carlo Ancelottit.
Juna Musa ka përfunduar studimet me rezultate të shkëlqyera në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë. Pasi mbaroi studimet, ajo aplikoi po në Fakultet për një bursë “Master Shkencor” në Amsterdam të Holandës. E pasi mbaroi edhe masterin, ajo erdhi në Shqipëri për të përfunduar edhe ciklin e tretë të studimeve, specializimin.
Periudha midis muajit Dhjetor dhe Shën Valentinit është koha kur më shumë çifte vendosin të martohen. Kur çiftet kalojnë nga faza e pëshpërimave të ëmbla te ajo strategjive të mirëmenduara për dasmën, mendjet dhe interneti i tyre mbushen plot me detaje për ditën e madhe, por jo për atë që vjen më pas.
Në pesë rajone të Kosovës, Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Gjilan dhe Gjakovë u ushtrua kontroll i rreptë nga policia lokale pasi kishte dyshime për pirateri televizive.
Prokuroria e Vlorës ka ankimuar të gjitha vendimet e gjykatës së këtij rrethi, ndaj 5 personave të akuzuar për një nga dosjet më të përfolura të abuzimit me tokat, atë të tjetërsimit të qindra hektarëve truall në zonat e Karaburunit, Palasës dhe Zvërnecit.
Është ndarë nga jeta në moshën 28-vjeçare DJ me famë botërore, Tim Bergling, apo siç njihet me emrin e artit DJ Avicii.
Tarifa në Rrugën e Kombit për banorët e Kukësit dhe zonave përreth pritet të jetë 1.5 euro për një kalim, ose 3 euro vajtje-ardhje.
Ish-kryeministri i Francës, Manuel Valls po konsideron mundësinë që të kandidojë në zgjedhjet për Bashkinë e Barcelonës, vitin e ardhshëm, si kandidat i partisë së qendrës së djathtë, “Ciudadanos”.
Në qytetin britanik, Salisbury, ka nisur puna për të pastruar zonat që u ndotën nga agjenti kimik i përdorur në helmimin e ish-agjentit rus, Sergei Skripal, dhe vajzës së tij Yulia.
Anëtarët e Këshillit Kombëtar nisën të hyjnë një nga një rreth orës 18:00 në selinë e Partisë Demokratike.
A nevojitet me të vërtetë një makinë super e shpejtë për të lëvizur nga një pikë në një tjetër, apo mundet që një makinë mund ta bëjë po aq mirë teksa kushton shumë më pak dhe harxhon shumë më pak gjatë rrugës?!
Në rrjetën e peshkatarëve të Durrësit ka rënë një “peshk” i pazakontë.
Haki Çako është rikthyer në administratën shtetërore, këtë herë në një dikaster tjetër të kabinetit qeveritar.
I fiksuar pas bixhozit dhe lojërave të tjera të fatit, duke harxhuar brenda pak muajve mbi gjysmë milioni euro.
Komiteti Kombëtar Demokratik ka paditur drejtuesit e fushatës së Trumpit, Rusinë dhe themeluesin e “Wikileaks”-it, Jualian Assange, sikurse edhe disa bashkëpunëtorë të presidentit Donald Trump, mbi të cilët ka ngritur akuzat e një shantazhimi të madh, piratimit kompjuterik dhe komplotit mashtrues që dëmtoi demokratët përmes publikimeve nga “Wikileaks” të “e-mail”-eve të brendshme partiake gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016.
Një autobus me pasagjerë është përplasur me një karrotrec me ngarkesë pasditen e së premtes në afërsi të Urës së Milotit.
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj la të kuptohej nga Fieri se policia ka identifikuar grupet kriminale që operojnë në këtë qark dhe shumë shpejt do të ketë rezultate konkrete.
Qeveria e SHBA mund të ketë punuar fshehurazi mbi ‘kontrollin nga larg të mendjes’ si dhe për ‘fshirjen e kujtesës , sugjerojnë disa dokumente të zbuluar aksidentalisht.
Në Gjermani, Holandë dhe Finlandë, kolegët shpesh ndajnë ambientet e saunave së bashku pas orëve të lodhshme të punës. Titujt dhe vjetërsia në punë lihen jashtë çdo diskutimi.
Në amullinë që prodhoi rezultati i zgjedhjeve të fundit në Itali, duket se formimi i një qeverie është një mision i pamundur.
Një furgon ka përplasur dhe ka plagosur rëndë një 14-vjeçar në rrethin e Kukësit.
Në një tjetër hap që tregon çtensionimin e situatës në gadishullin Korean, Veriu dhe Jugu vendosën për herë të parë një linjë të drejtpërdrejtë telefonike mes udhëheqësve të të dyja vendeve.
Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Fieri se Qeveria nuk mund të garantojë suksesin e ARMO-s.
Marcelo Brozovic më në fund ka marrë në dorë vendin e tij te Inter. Mesfushori kroat ka gjetur formën e tij ideale në skemat e trajnerit Spalletti dhe perveç se ka shpëtuar sezonin, ka fituar edhe zemrat e tifozëve zikaltër.
Kamerat e sigurisë kanë fiksuar dy persona, që dyshohet se janë autorët e grabitjes së ndodhur ditën e mërkurë në qendër të qytetit të Durrësit dhe në mes të ditës.
Nga WILL WEISSERT, “Associated Press” – Ishte një ditë e nxehtë vere e vitit 1978, kohë kur bashkëshorti i saj vriste mendjen mbi garimin për herë të parë për president të Shteteve të Bashkuara, kur Barbara Bush u nis drejt Parkut përkujtimor mes gjelbërimit në Houston, për t’u frymëzuar mbi atë se në çfarë çështjesh duhej të fokusohej ajo, nëse do të bëhej Zonjë e Parë e Amerikës.
Një 40-vjeçar është arrestuar dhe një punonjës i Policisë së Shtetit është shpallur në kërkim nga kolegët e tij, pasi dyshohet si i përfshirë në trafikun e hashashit.
Organizata e armatosur baske, “ETA” ka kërkuar falje për viktimat që ka shkaktuar përgjatë konfliktit disadekadësh për pavarësi, vetëm disa ditë përpara shpalljes së pritshme për shpërbërjen e saj.
Partia Demokratike ka reaguar përmes Jorida Tabakut, pas fjalës së ministrit Arben Ahmetaj, i cili tha ndër të tjera se raporti i Komisionit Europian vlerëson edhe ecurinë ekonomike të vendit.
Një pjesë e madhe e fermerëve ankohen se nuk mund të plotësojnë kushtet e vendosura nga skema e qeverisë për subvencionet financiare.
Lidhja Demokratike e Kosovës e quajti të varfër, pa tema diskutimi, pa parime dhe pa afate kohore platformën e prezantuar nga Qeveria për dialogun me Serbinë.
Mbledhja e radhës e Qeverisë u zhvillua në qytetin e Fierit. Fill pas kësaj mbledhjeje, Kryeministri Edi Rama doli në një konferencë për shtyp për të njoftuar vendimet e marra.
Ndryshe nga Lulzim Basha, që e quajti drejtësi gjysmake vendimin e Gjykatës së Apelit të Shkodrës për protestuesit kuksianë, mesazhi i Monika Kryemadhit ishte më i ashpër.
Në “The Voice’ gjithçka po bëhet gati për një finale të madhe, ku nga gjashtë zëra vetëm njëri do të jetë triumfues dhe do të marrë kupën e artë.
Këtë të dielë, trupa e TKOB do të udhëtojë drejt Puljas për të nisur një turne në vendin fqinj, duke çuar artin dhe kulturën shqiptare në skenat italiane.
Numri i bebeve që lindin me anomali kardiake në vendin tonë është rritur ndjeshëm.
Lulzim Basha ka reaguar pak pas vendimit të Apelit të Shkodrës, që liroi 7 dhe la ende në burg 4 prej protestuesve kuksianë, që u ndaluan pas përleshjeve në tubimin e zhvilluar në Rrugën e Kombit.
Një automjet ka përplasur një 45-vjeçare në aksin rrugor që lidh Elbasanin me ish-kombinatin Metalurgjik.
Në Gjirokastër, aksioni kombëtar për të pastruar Shqipërinë në prag të sezonit turistik është duke larguar tonelata mbetjesh urbane prej brigjeve të lumenjve, territorin në të dy anët e rrugës nacionale dhe atë rreth parkut të Viroit, një prej atraksioneve kryesore natyrore në Gjirokastër.
Koha e fjalëve ka mbaruar. OSBE kërkon rezultate konkrete për reformën zgjedhore dhe finalizimin e saj brenda korrikut, ndonëse programi i punës së Komisionit të Posaçëm Parlamentar shkon përtej shtatorit.
Gjykata e Apelit të Shkodrës ka liruar 7 nga protestuesit kuksianë të arrestuar pas protestës në Rrugën e Kombit për vendosjen e taksës, duke lënë në burg 4 prej tyre.
Nuk ka asnjë gjurmë të drejtuesve të kompanisë “Gulf”, e cila papritur ka mbyllur aktivitetin në të gjitha pikat e karburantit.
Në ditën që Arsene Wenger “abdikoi” nga froni i Arsenalit, ka nisur edhe një diskutim i gjerë se kush do të pasojë francezin në pankinën e kësaj skuadre.
Jurgen Klopp nuk pranon ta thotë me zë të lartë, por ka një ëndërr të fshehur në finalen shpërthyese të këtij sezoni: që të marrë Ligën e Kampioneve të humbur me Borusian e Dortmundit, kur ishte vetëm pak minuta larg titullit, në vitin 2013.
Me një përballje që vlen shumë në Champions League si Roma-Liverpool, në kryeqytetin italian rikthehet alarmi i huliganëve.
Jemi në vitin e Skënderbeut, por vizitorët vendas dhe të huaj në memorialin e Skënderbeut në Lezhë, gjejnë një pamje që vlen për të dëshiruar.
Shteti i Alabamës ka ekzekutuar një 83-vjeçar të dënuar për vrasje me letër-bombë. Ai është i burgosuri më i vjetër që është dënuar me vdekje në kohën moderne.
Siria i ka kthyer Francës titullin e “Legjionit të Nderit” me të cilin ishte nderuar Presidenti sirian, Bashar al-Assad.
Jemma Lucy njihet për format e saj bombastike.
Shënime të detajuara nga ish-drejtori i FBI-së, James Comey, ku dokumentoheshin bisedat e tij me Presidentin amerikan, Donald Trump, janë publikuar nga mediat amerikane. Në një nga bisedat, Trump i ka treguar Comey-t se si Presidenti rus, Vladimir Putin, i është mburrur Trumpit për bukurinë e prostitutave ruse.
Rrallë ndodh që tre mbrojtës të së njëjtës skuadër të dëmtohen, aq më shumë në të njëjtin aksion.
Shoqata e biznesit të vogël në Vlorë ka protestuar kundër përfshirjes në skemën e TVSH-së. Protesta e biznesit të vogël është zhvilluar paraditen e të premtes në ambientet para prefekturës dhe drejtorisë së tatimeve Vlorë, ndërsa protestuesve u është bashkuar edhe dega e PD-së Vlorë.