Tre javë pa transport, rreth 30 nxënës protestojnë para gjimnazit në Livadhja të Gjirokastrës
Haki Çako është rikthyer në administratën shtetërore, këtë herë në një dikaster tjetër të kabinetit qeveritar.
Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit është emëruar këshilltar për çështjet e emergjencave në Ministrinë e Mbrojtjes.
Ky emërim i Çakos konfirmohet nga burime brenda këtij dikasteri, që thonë se ish-kreu i Policisë së Shtetit e ka marrë prej 10 ditësh detyrën e tij të re.
Çako u shkarkuar nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm në ditët e para të janarit të këtij viti, ndërkohë që gjatë ushtrimit të detyrës është akuzuar në më shumë se një rast nga opozita për lidhje me trafikantët e drogës.
Vetë Ilir Meta, gjatë fushatës elektorale, që e zhvilloi si President i Zgjedhur, e quante drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, “Haki Droga”.
Top Channel