Hetimi për armët kimike në Siri, ekspertët mbërrijnë në Douma

21/04/2018 23:50
Sirianët ngasin një motoçikletë përgjatë një rruge të shkatërruar në Douma në periferi të Damaskut, pas një sulmi të ashpër dy mujor në enklavën rebele.

Ekspertët ndërkombëtarë të armëve kimike më në fund e inspektuan zonën, ku dyshohet të ketë ndodhur sulmi kimik pranë qytetit të Damaskut në Siri, i cili nxiti një krizë ndërkombëtare.

Ekipi i inspektorëve të organizatës për ndalimin e armëve kimike udhëtoi në qytezën e Douma-s për të mbledhur prova mbi sulmin e pretenduar të 7 prillit.

Në një konferencë për shtyp, organizata bëri të ditur se përfaqësuesit e saj kishin vizituar një prej dy zonave që thuhet të jenë bombarduar.

Siç bëhet e ditur, mostra të marra në terren janë dërguar për t’u analizuar në laboratorin e organizatës në Hagë.

Janë grumbulluar gjithashtu informacione dhe materiale të tjera. Perëndimi dyshon se provat e sulmit të supozuar kimik mund të jenë shkatërruar, ndërsa Moska nga ana e saj kërkoi hetime të paanshme dhe një raport objektiv, sa më shpejt të ishte e mundur.

Top Channel