“E dija që e kishte mendjen te paratë”/ Michel Platini ‘masakron’ Gianni Infantinon: Ata janë thjesht burokratë të çmendur 31/08 07:07
E ardhmja e Kwadwo Asamoah është gjithnjë e më larg Juves. Mbrojtësit të majtë i skadon kontrata me bardhezinjtë dhe pritet të largohet në verë, për një tjetër skuadër, me Interin që duket se është në pole për të marrë shërbimet e tij.
Gjithsesi, së fundi është ‘bërë i gjallë’ edhe Milani, që kërkon të përfitojë nga fakti që lojtari do të largohet me parametra zero dhe kërkon t’ua rrëmbejë zikaltërve.
Duke parë problemet me buxhetin, kuqezinjtë do të përqendrohen te afrimet ‘low cost’ dhe pas Striniç, kërkojnë të rrëmbejnë edhe Asamoah, për të kompletuar krahët e mbrojtjes.
Top Channel