Punonjësi i Policisë së Shtetit pranë Drejtorisë së Durrësit, që ka shërbyer pranë godinës së Gjykatës së këtij qyteti, Haki Dyli është arrestuar nga kolegët e tij.
Kontrollet tatimore kanë zbuluar se gjysma e bizneseve të turizmit punojnë në informalitet duke fshehur taksat që duhet t’i paguajnë arkës së shtetit. Drejtoria e përgjithshme e tatimeve deklaroi se dy javët e fundit inspektorët tatimor kanë kontrolluar në terren mbi 1770 biznese në fushën e turizmit, nga të cilat 49 për qind janë kapur me shkelje fiskale.
Një helikopter ushtarak francez u rrëzua në Bregun e Fildishtë, teksa ishte duke zhvilluar një mision trajnues.
Javën e ardhshme, Johannes Hahn do të jetë në Tiranë e Shkup për të asistuar procesin përgatitor të nisjes së mundshme të negociatave me BE-në.
Administrata Trump tha se 27 fëmijë emigrantë nuk po mund të bashkohen me prindërit e tyre.
Rusia dhe Greqia do të përjashtojnë nga dy diplomatë të njëri-tjetrit, në mesin e një përplasjeje të rrallë mes dy vendeve, shkak i së cilës është bërë çështja e Maqedonisë, që pret të marrë shumë shpejt zyrtarisht ftesën e anëtarësimit në NATO.
Samiti i NATO-s duket se ka për të qenë më shpërthyesi në vite. Në bisedimet e mbajtura me shefin e aleancës së Atlantikut të Veriut në Bruksel, Donald Trump e përcaktoi tonin e takimit.
Pasi u mbajt seanca dëgjimore dhe relatori i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit lexoi problemet e gjetura në justifikimin e pasurive dhe pastërtinë e figurës së prokurorit Adriatik Cama, ky i fundit tentoi të shpjegojë të gjitha konstatimet e KPK-së.
Ka shkuar në 176 të vdekur bilanci i përmbytjeve në perëndim të Japonisë.
Turneu i femrave në Wimbledon ka mësuar emrat e 4 gjysmëfinalisteve të saj. Serena Williams u kualifikua mes 4 më të mirave të këtij eventi historik pasi kaloi jo pa vështirësi italianin Camila Giorgi. Tenistja amerikane e fitoi këtë ndeshje 2-1 duke e ndërprerë ëndrrën e Giorgit për t’u bërë e para italiane në gjysmëfinalen e Wimbledonit.
Amerika ka bërë më shumë se çdo vend tjetër për të krijuar Europën e pas-luftës. Në vitet 1940-1950 luajti rolin e ndërmjetësit për një traktat që solli BE-në dhe NATO-n, aleancën ushtarake që fitoi Luftën e Ftohtë.
Dënimi me 40 ditë burg për vjedhje i gjyqtarit Admir Thanza, përfshin në hetime dy prokurori, atë të përgjithshmen dhe atë të Tiranës.
Prokurori i Prokurorisë së Tiranës, Adriatik Cama ka dalë sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), për të zhvilluar seancën dëgjimore në lidhje me pastërtinë e figurës së tij.
Liderët evropianë janë nën tension në prag të konfrontimit të mundshëm në samitin e NATO-s në Bruksel, në mesin e frikës së presidenti Donald Trump do të vijojë të këmbëngulë në kërcënimin e tij për të tërhequr mbrojtjen ushtarake amerikane për aleatët, pavarësisht garancive të dhëna nga zyrtarë si sekretari i mbrojtjes, James Mattis.
Një edicion i shkurtër informativ në faqen e Web-it, me zhvillimet e deritanishme nga Rusia 2018.
Pavarësisht përplasjes mbi shpenzimet e mbrojtjes, që ka dominuar mbi samitin e NATO-s në Bruksel ende pa filluar ai, shefat e shteteve dhe të qeverive të NATO-s do të ftojnë në takimin e tyre të nivelit të lartë Maqedoninë, për t’u anëtarësuar në aleancë.
Ish-kryetari i Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi nuk ka kundërshtuar asnjë fakt të Prokurorisë, e cila e akuzon për falsifikim të formularit të dekriminalizimit.
Është parashikuar që sot në orën 11:00 në Komisionin e Ligjeve, Kryeprokurorja Arta Marku të raportojë para deputetëve për analizën vjetore të institucionit, po ashtu edhe ministria e Drejtësisë, por opozita ka kërkuar zyrtarisht shtyrjen e kësaj mbledhje.
Ka nisur në orën 10:00 seanca dëgjimore në KPK për prokurorin Adriatik Cama, prokuror pranë Prokurorisë së Tiranës.
Ju ndoshta nuk jeni aq të mirë ta shprehni atë me fjalë atë që ndjeni, por sot ndjeheni të mbushur me një emocion mirënjohjeje dhe falenderimi ndaj personit që doni.
Policia ka arrestuar autorin e ngjarjes së një dite më parë në zyrat e Drejtorisë Rajonale të OSHEE në Fier, i cili kanosi policin privat.
Një 45-vjeçare ka ndërruar jetë pasi është përplasur nga një automjet mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, pranë fshatit Hudënisht.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, me anëtarë Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komiçi, vendosi shkarkimin e gjyqtarit Artan Lazaj, me detyrë gjyqtar pranë Gjykatës së Tiranës.
Vijon moti i kthjellët në të gjithë territorin, deri pas mesditës kur vranësira lokale shfaqen në zonat Lindore.
“Ëndrra është bërë realitet”, kështu u shpreh shefi i marinsave tajlandezë, pas shpëtimit të suksesshëm të 12 djemve dhe trajnerit të tyre nga shpella Tham Luang.
Në 100 vjetorin e formimit të tyre, Forcat Ajrore Mbretërore ka dhuruar spektakël një ditë më parë mbi Londër, ku me mijëra njerëz u mblodhën jashtë “Buckingham Palace”.
SHBA ka intensifikuar luftën e saj tregtare me Kinën, duke hartuar një listë produktesh me vlerë 200 miliardë dollarë, që planifikon t’u vendosë tarifa që nga shtatori.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar në Londër me këngëtaren me famë botërore Rita Ora, ku është shprehur se ajo ka bërë më shumë nga të gjithë të tjerët për origjinën e saj, Kosovën.
Franca është finalistja e parë e këtij Botërori, pasi mundi një natë më parë minimalisht Belgjikën 1-0, me gol të mbrojtësit Umtiti.
Ҫelësi i përafrimit me BE për Ballkanin Perëndimor (BP) mbetet bashkëpunimi mes vendeve të tij dhe gjithë rajonin me BE. Forcimi i bashkëpunimit në këto dy kahje është kryefjala e Samitit për BP, që po zhvillohet në Londër.
Në atë që mund të konsiderohet si ndeshje historike për ekipin e qytetit të Gjilanit, Drita nuk ia doli mbanë të gëzonte më shumë se 10 mijë tifozët e pranishëm në stadiumin “Adem Jashari” të Mitrovicës, aty ku suedezët e Malmos triumfuan në fundin e 90 minutave me rezultatin 3-0.
Real Madrid ka publikuar në kanalet e tij zyrtare një video falenderimi për Cristiano Ronaldon, i cili pas 9 vitesh la Realin për Juventusin.
Ndonëse e gjithë vëmendja e futbolldashësve, këtë të mërkurë ka qenë e fokusuar te gjysmëfinalja e Kupës së Botës, mes Francës e Belgjikës, me “gjelat” që prenë biletën për në finale pas fitores 1-0 të dhuruar nga mbrojtësi Umtiti, mbrëmjen e sotme janë zhvilluar edhe ndeshjet e vajtjes së raundit të parë kualifikues të Champions League.
Një goditje me kokë e Umtitit ndau Francën nga Belgjika, në një gjysmëfinale spektakolare të Botërorit “Rusi 2018”.
Kryeministri Edi Rama është takuar me homologun e tij grek, Alexis Tsipras, gjatë zhvillimeve të Samitit të Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Londër.
Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer e ka kthyer me nota humori lajmin për deportimin e 69 emigrantëve afganë nga Gjermania për në Afganistan, një ngjarje që ka ndodhur më 4 korrik, duke shtuar se largimi i tyre erdhi pikërisht në 69-vjetorin e lindjes së tij.
Skuadra e vetme që përfaqëson Shqipërinë në Champions League, Kukësi do të impenjohet këtë të mërkurë në një ndeshje të vështirë ndaj Vallettas së Maltës. Formacioni maltez, me një histori të pasur në kupat europiane, imponon frikë te lojtarët shqiptarë dhe trajneri Peter Pacult.
Cristiano Ronaldo i tha lamtumirë Realit të Madridit nëpërmjet një letre të botuar nga klubi spanjoll në faqen e tij të internetit.
Ka përfunduar me rezultatin 0-0 pjesa e parë e gjysmëfinales së Botërorit mes Francës dhe Belgjikës.
Banorët e fshatit Vagalat në Memaliaj ankohen në “Fiks Fare” se fshati i tyre është harruar nga bashkia, pasi kanë një sërë problemesh dhe askush nuk u jep zgjidhje. Problemi kryesor është ndarja e tokave, që ka sjellë disa përplasje mes banorëve, pasi nuk dinë ku kanë kufijtë.
Shqipëria e fillimviteve ’80 ka qenë dramatike, e përvuajtur, e izoluar, me frikëra dhe pa fe. Kështu e përcakton në fotografitë e tij dokumentuese, fotoreporteri francez Michel Setboun.
Maturantët që do të studiojnë në Shqipëri duhet të aplikojnë në universitete në datat 30 korrik deri në 4 gusht. Njësoj si vjet, aplikimi do të bëhet online, me renditjen e 10 preferencave, megjithëse në këtë fazë të rëndësishme janë kriteret e pranimit, jo renditja e degëve.
Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel,me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:
Që prej Kuvendit Kombëtar të 28 prillit, urdhrat e kryetarit të Partisë Demokratike u kthyen në normë statutore. I tillë është edhe ai i 11 majit, i cili detyronte mbylljen deri më 30 qershor të zgjedhjeve në grupseksionet dhe seksionet e partisë, sipas parimit “një anëtar, një votë”.
Për të marrë një shërbim publik në Shqipëri duhet të paguash jo vetëm taksat e ligjshme, por edhe parà nën dorë. Sektori më problematik është ai i Shëndetësisë.
Partia Demokratike i ka kërkuar të martën Presidentit të Republikës që të shkarkojë menjëherë gjyqtarin Admir Thanza për fshehje të dënimit në Itali në formularin e dekriminalizimit.
Këshilli Bashkiak i Durrësit ka miratuar unanimisht shpalljen e emergjencës mjedisore në fushën e menaxhimit të integruar të mbetjeve urbane në territorin e kesaj bashkie.
Samiti i Ballkanit Perëndimor mblodhi në Londër udhëheqësit e 6 vendeve të rajonit, partnerë të Bashkimit Europian, dhe përfaqësuesit e institucioneve europiane, në kuadër të bashkëpunimit për të mbështetur sigurinë, stabilitetin dhe përparimin e rajonit.
Partia Demokratike ka deklaruar se Prokuroria e Tiranës, “pasi shpalli që ditën e parë vetëvrasjen e shoferit të Xhafajt, pa bërë asnjë hetim, tani ka 10 ditë që hesht”.
Ish-kapiteni i Partizanit, Idriz Batha do të vazhdojë karrierën e tij te Flamurtari.
Presidenti amerikan Donald Trump nisi këtë të mërkurë udhëtimin e tij njëjavor në Europë, me kritika të ashpra ndaj aleatëve të NATO-s, duke parashikuar madje se “më i lehti” i takimeve gjatë udhëtimit të tij mund të jetë ai kokë më kokë me presidentin rus, Vladimir Putin.
Me blerjen e Cristiano Ronaldos, tifozët e Juventusit kanë nisur që tani të “thurin” në mendjen e tyre skemat që mund të përdoren në sezonin e ri.
Të paktën 19 persona janë plagosur pas rrëzimit të një avioni pranë qytetit të Pretorias, në Afrikën e Jugut.
Rita i rrëfen Marildës se dëshiron të martohet në breg të lumit, e veshur si sirenë. Znj.Adinalva i rrëfen z.Abel se Rita është e bija e “delfinit” dhe tregon legjendën e delfinit rozë.
Transferimi i shekullit në futbollin botëror po merr formë këtë javë. Juventusi do të jetë skuadra e re e futbollistit portugez, Cristiano Ronaldo, fituesi në fuqi i “Topit të Artë” dhe një kandidat për ta rifituar çmimin prestigjioz.
Një operacion i përbashkët Gjermani-Francë-Shqipëri ka çuar në goditjen e një grupi kriminal që vidhte banesa në Gjermani dhe Francë.
Ka thashetheme që Samsung po punon për një linjë të re orësh që do të marrë emrin Galaxy.
Nuk mjaftonin “meme”-t e pafundme në rrjetet sociale ku shihet se si rrotullohet në fushë, qan dhe simulon sapo preket sadopak nga kundërshtarët.
Një anije tregtare italiane, me dhjetëra emigrantët të shpëtuar në bordin e saj, nuk u lejua që të ankoronte në portet italiane.
Mijëra njerëz u mblodhën jashtë “Buckingham Palace” në Londër, për të shijuar spektaklin e ofruar nga Forcat Ajrore Mbretërore në 100-vjetorin e formimit të tyre.
Tifozët e Barcelonës kanë nisur të ëndërrojnë për Eden Hazard, që me sa duket do të jetë një prej protagonistëve të merkatos së kësaj vere.
Në Botërorin e Rusisë, futbolli dhe politika vazhdojnë të ndërthuren.
Boris Johnson tronditi opinionin me dorëheqjen e tij një ditë më parë. Largimi i tij dhe i Sekretarit për “Brexit”-in, David Davis, e vënë para të panjohurave të mëdha qeverinë britanike.
Presidenti amerikan Donald Trump ka nisur një luftë ekonomike me të gjithë vendet e botës, pasi vendosi të aplikojë tarifa shtesë për importet e çelikut dhe aluminit.
Prej vitesh, DigitAlb po vijon betejën me piraterinë televizive, duke u bërë promotor për gjetjen dhe ndëshkimin e operatorëve të paligjshëm në Shqipëri, Kosovë, por edhe Europë e më gjerë.
Policia e Kurbinit ka finalizuar me sukses operacionin “Dual”, duke vënë në pranga shtetasin 45-vjeçar, Aleksandër Gurra, banues në qytetin e Laçit.
Një kufomë është gjetur një ditë më parë pranë një përroi në Malin e Blacës, Bashkia Prrenjas.
Banorët e fshatit Ofiçinë e Vjetër në Bashkinë Patos denoncojnë ndotjen toksike që, sipas tyre, vjen si pasojë e shkarkimeve të mbetjeve të hidrokarbureve në lumin Gjanica. Pasditen e së hënës, ndotja ka ardhur duke u shtuar. Sipas banorëve, ndotja ka filluar pas rivënies në punë të uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh.
Policia Rrugore i kërkoi zyrtarisht Kuvendit 10-fishimin e vlerës aktuale të gjobës për përdorimin e telefonit gjatë drejtimit të mjetit. Sipas analizës së policisë, ky ndryshim i Kodit Rrugor është urgjent në kushtet kur ky fenomen po merr jetë njerëzish.
Edhe në një ndër plazhet më të mëdha në vend, atë të Velipojës, mungojnë rojet bregdetare. Sipas pushuesve shfaqja e tyre në në pikat e vrojtimit është sporadike.
Akademia e Shkencave ka shpallur këtë të martë veprat dhe autorët e nominuar për botimin më të suksesshëm, dedikuar figurës së heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Kjo nismë vjen në kuadër të vitit mbarëkombëtar “Skënderbeu”, gjatë të cilit Akademia do të organizojë një sërë aktivitetesh.
Britania është shprehur e gatshme të dyfishojë fondet për Ballkanin Perëndimor, me qëllimin t’i vihet në ndihmë vendeve të rajonit për të përballur sa më mirë kërcënimet ndaj progresit të tyre, sidomos në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të lëndëve narkotike.
Pjesa më e madhe e bizneseve të vogla që hyjnë për herë të parë në skemën e tvsh-së e kanë përmbushur detyrimin për të dorëzuar deklaratën tatimore.
Anëtari i Gjykatës së Lartë, Admir Thanza është në sistemin e drejtësisë shqiptare që në vitin 1992, kur përfundoi studimet me titullin jurist në Universitetin e Tiranës.
Nëse do të ishe deputet, vendimi për vjedhje i Admir Thanzës do ishte bërë publik, këtu e 3 vite më parë. Por detyra si gjyqtar i lartë i kishte siguruar atij privilegjin e paprekshmërisë.
Çifti i prokurorëve, Dritan Gina dhe Rovena Gashi kanë dërguar anikimim në Gjykatën e Strasburgut, kundër procedurave të ligjore të ndjekura nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, në hetimin e figurës së tyre.
Pas lajmit të publikuar nga Top Channel se në shtëpitë e fshatit Qerret i Vjetër në Lushnje, prej 15 vitesh rryma elektrike nuk shkon më shumë se 90 volt dhe për pasojë asnjë pajisje elektro-shtëpiake nuk funksionon, ka reaguar OSHEE.
Pas gjyqtari Admir Thanza është radha e prokurorit Kostaq Beluri të kalojë në sitën e Vettingut.
Nga Samiti i Londrës ku po merr pjesë, ministri Bushati foli për marrëveshjen me Greqinë, duke thënë se takimi Rama-Tsipras është mundësi e artë për të përcaktuar linjat e drejtimit që duhet të jepen në këtë proces.
Sa vite doni të jetoni? 100 vjeç tani s’duket më si ndonjë synim dhe aq i lartë. Në vitin 1983, mbretëresha e Anglisë dërgoi 3000 telegrame urimi për persona që po mbushnin 100 vjeç në të gjithë vendin. Në vitin 2016 u dërguan 14,500.
Tifozi i njohur shqiptar, Ismail Morina, i njohur si Ballisti, është liruar më në fund nga burgu. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Ballisti, që ka postuar një foto në faqen e tij zyrtare në Facebook.
“Verë dhe Portokalle” u ndal në Tepelenë mbrëmjen e së hënës. I konsideruar si eventi më i madh kulturor i verës, spektakli u përshëndet prej kreut të bashkisë Tërmet Peçi dhe u mirëprit nga qindra banorë të Tepelenës dhe rrethinave.
Drejtori i OSSHE në Fier, Armando Zhuka ka folur për Top Channel për ngjarjen e ndodhur mesditën e sotme, ku një person ka kërcënuar dhe dhunuar punonjësit e OSHEE.
Të mëdhenjtë e tenisit botëror nuk gabuan në ndeshjet e tyre të raundit të katërt të W¬imbledon. Federer, Nadal e Djokovic u kualifikuan për në çerekfinale të turneut londinez pa hasur vështirësi.
Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi që padia e Taulant Ballës ndaj Lulzim Bashës për shpifje, të kalojë për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë.
Futbollistët e vegjël tajlandez, të cilët u shpëtuan nga shpella ku ishin bllokuar prej mëse 2 javësh, ishin ftuar nga presidenti i FIFA-s që të ndiqnin finalen e Kampionatit Botëror ditën e diel, por mjekët duket të kenë frenuar çdo gjë.
Merr fund odiseja torturuese e 12 sportistëve të mitur dhe trajnerit të tyre, të cilët kishin mbetur të izoluar në një shpellë në Tajlandë, që prej datës 23 Qershor.
Banoret e fshatrave Dushaj, Koçaj, Kodra e Danit, Qiraj dhe Kokerdhak të njësisë Administrative Fushë Bulqizë, kanë vijuar protestën e radhës për mbrojtjen e pyjeve.
Një person ende i paidentifikuar është vënë në pranga në Fier pasi ka ushtruar dhunë ndaj rojes dhe punonjësve të OSHEE.
Tirana merr një tjetër vlerësim nga ndërkombëtarët. Kryeqyteti shqiptar është përzgjedhur si një ndër qytet që ka bërë më shumë progres në menaxhimin e qytetit dhe ujit të pijshëm në samitin botëror të qyteteve 2018, si dhe në samitin vjetor të ujit që u mbajt në Singapor.
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla u paraqit sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku javën e kaluar paditi kreun e PD-së, Lulzim Basha, në lidhje me çështjen e akuzave për lidhjet me paratë e kapura në portin e Durrësit.
Guardia di Finanza kapi rreth 30 kilogramë heroinë në portin e Barit, ndërsa vuri në pranga një shtetas shqiptar dhe një greke.
Disa ditë pasi fitoi në zgjedhjet presidenciale të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan u betua në parlament për mandatin e dytë si president, por këtë herë me fuqi të shumta ekzekutive.
Botërori i Rusisë ka arritur në fazat finale të tij. Sot në mbrëmje në Shën Petersburg do të luhet ndeshja e parë gjysmëfinale e evenimentit; ajo mes Francës dhe Belgjikës.
Rreth 70 persona kanë humbur jetën si pasojë e temperaturave të larta që goditën provincën e Kebekut në Kanada, javën e shkuar dhe shifra është konfirmuar tashmë nga zyrtarët e shëndetësisë.
Lola dhe Saimiri kanë krijuar me të ardhurat e fituara në emigracion një fermë të vogël në hyrje të Libohovës, e cila dëshirojnë të kthehet në një mundësi që vizitorët të njohin jetën shqiptare.
Në seancën e KPK, ONM-ja zbuloi se gjyqtari Admir Thanza ka qenë i dënuar për vjedhje në shtetin italian, të dhënë që nuk e ka deklaruar në formular.
A është Zvërneci një debat për mjedisin, për zhvillimin ekonomik apo për mënyrën si qeveriset vendi?