Drejtori i OSSHE në Fier, Armando Zhuka ka folur për Top Channel për ngjarjen e ndodhur mesditën e sotme, ku një person ka kërcënuar dhe dhunuar punonjësit e OSHEE.

Ai thotë se një person ka ardhur dhe është futur në ambientet e institucionit dhe ka kërkuar takim me drejtorin rajonal.

Pasi është vënë në dijeni se drejtori nuk ndodhej për momentin, personi në fjalë i ka kërcënuar dhe ka treguar pistoletën.

Drejtori thotë se ka edhe pamje filmike nga kamerat e sigurisë, të cilat i janë vënë në dispozicion policisë dhe është kryer kallëzimi përkatës.

Sipas drejtorit të OSHEE, këto kërcënime kanë ardhur si pasojë e operacioneve të kryera në terren për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme.

Top Channel