Lajmet kryesore të ditës, 10/07/2018 – 20:00

10/07/2018 20:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel,me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

PALOKA: ZGJEDHJET NË SHTATOR
Partia Demokratike i ka shtyrë për në shtator zgjedhjet e saj të brendshme dhe pritet të mbyllen para fundit të vitit. Edi Paloka tha se arsyeja është përqëndrimi te aksionet politike në qendër.

SHPALLET EMERGJENCA MJEDISORE NË DURRËS
Këshilli Bashkiak i Durrësit shpalli emergjencën mjedisore në fushën e menaxhimit të integruar të mbetjeve urbane, duke u vënë më në fund në lëvizje për situatën në të cilën ndodhet qyteti.

FOLMULARI A2. MATURANTËT DO APLIKOJNË ONLINE
Nga 30 korriku deri më 4 gusht maturantët që kanë mbaruar provimet do të nisin plotësimin e formularit A2 “online”, për të aplikuar në universitete me renditjen e 10 preferencave.

ITALIA NUK LEJON ANKORIMIN E ANIJES ME EMIGRANTË
Anija tregtare italiane “Vos Thalassa” me dhjetëra emigrantë libianë të shpëtuar në det nuk u lejua të zbarkohej në brigjet e vendit fqinj, pavarësisht se shpëtimi i njerëzve në rrezik është ligj detar.

RONALDO ZYRTARISHT TEK JUVENTUS
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën skuadrës së Realit të Madridit për t’u bashkuar me torinezët e Juventusit. Nëpërmjet një letre botuar në faqen zyrtare të klubit, ai falenderoi të gjithë drejtuesit dhe tifozët për mbështetjen.

Top Channel