Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel,me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

VETTINGU, GJYQTARI REZULTOI I DËNUAR NË ITALI

Vettingu nxjerr skandalin më të madh që kur ka nisur procesi i verifikimit të gjyqtarëve dhe prokuroreve. Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Admir Thanza nuk ka vetëm probleme me pasurinë, po rezulton i dënuar për vjedhje në Itali.

 

TRENI DEL NGA SHINAT, NUK KA TË LËNDUAR

Një tren i linjës Elbasan-Durrës doli nga shinat këtë mëngjes për shkak të një gabimi njerëzor. Fatmirësisht përveç dëmeve materiale, pasagjerët në bordin e tij nuk pësuan dëmtime

 

NIS SAMITI I BALLKANIT PERËNDIMOR NË LONDËR

Në Londër nis sot Samiti i Liderëve të vendeve të Ballkanit perëndimor. Në prag të takimit kryeministrja Tereza Mej tha se Britania e madhe do të dyfishojë fondet për këto shtete mes të cilave është dhe Shqipëria.

 

KAVANAUGH EMËROHET KREU I GJYKATËS SUPREME

Donald Trump emëroi në vendin e mbetur bosh në gjykatën e lartë, një gjykatës që dikur ka qenë pjesë e ekipit që hetoi skandalin e ish presidentit Bill Clinton. Ai është Brett Kavanaugh .

 

NIS FAZA GJYSMËFINALE

Luhet sot gjysmëfinalja e parë e këtij botërori. Ndeshja France-Belgjike do të zhvillohet në ora 20 në stadiumin e Shën Pjeterburgut.

 

Top Channel