Nga kanceri te poezia e jetës/ Paulina Nako rrëfen betejën me kancerin e gjirit, përvojën e kthen në një libër
31/10 20:19
Banorët e fshatit Ofiçinë e Vjetër në Bashkinë Patos denoncojnë ndotjen toksike që, sipas tyre, vjen si pasojë e shkarkimeve të mbetjeve të hidrokarbureve në lumin Gjanica. Pasditen e së hënës, ndotja ka ardhur duke u shtuar. Sipas banorëve, ndotja ka filluar pas rivënies në punë të uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh.
Burime nga spitali rajonal i Fierit shprehen se ditën e djeshme nuk ka pasur raste të shtrimit të personave me simptoma intoksikimi.
Në zonën e Ofiçinës së Vjetër gjenden katër fshatra me rreth 3500 banorë, ndërsa e njëjta situatë paraqitet edhe në qytetin e Ballshit dhe fshatrat përreth kombinatit të përpunimit të thellë të naftës.
Top Channel