Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel,me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

KUSH ËSHTË ADMIR THANZA

Admir Thanza gjyqtari i cili nuk kaloi vettingun për vjedhje në Itali ka një karrierë 26 vjeçare në sistemin e drejtësisë dhe ka qenë pjesë e disa trupave gjyqësore për një sërë çështjesh të bujshme, siç është Gërdeci.

 

MUNGESA E ROJEVE TË PLAZHIT SHQETËSIM PËR PUSHUESIT

Ne plazhet e Velipojës dhe Lezhës kullat e vrojtimit janë bosh. Por edhe aty ku ka roje plazhi, pushuesit thonë se shfaqja e tyre është sporadike ndërkohë që disa persona kanë rrezikuar jetën në det.

 

GJOBA PËR CELULARIN DERI NË 10-FISH

Policia rrugore kërkon dhjetëfishim të gjobës për të gjithë përdoruesit e celulareve në timon nisur nga fakti se 6 në 8 aksidente ndodhin pikërisht nga përdorimi i telefonit.

 

SHPËTOHEN FËMIJËT. FTOHEN NË BOTËROR

Në Tajlandë u mbyll me sukses operacioni i shpëtimit të fëmijëve që mbetën të izoluar në shpellë. FIFA i ftoi të marrin pjesë në finalen e botërorit “Rusi 2018”

 

BALLISTI FITON LIRINË

Ismail Morina është shpallur i lire nga drejtësia duke lënë kështu burgun pas një sërë peripecish nëpër gjykatat e Kroacisë dhe Italisë. Lajmin e postoi vet në profilin e tij në Facebook.

Top Channel