Të mëdhenjtë e tenisit botëror nuk gabuan në ndeshjet e tyre të raundit të katërt të W¬imbledon. Federer, Nadal e Djokovic u kualifikuan për në çerekfinale të turneut londinez pa hasur vështirësi.

Roger Federer eliminoi në ndeshjen e tij francezin Mannarino, duke e mundur 3-0. Seti i parë nuk kishte histori dhe Federer e mbylli 6-0. Më të ekuilibruar ishin dy setet e tjerë që gjithsesi u fituan nga zvicerani 7-5 dhe 6-3.

Nadal iu përgjigj menjëherë rivalit dhe mikut të tij Federer. Tenisti spanjoll që tashmë e ka të siguruar vendin e parë në renditjen ATP edhe në përfundim të Wimbledonit mundi Jiri vesely me rezultatin 3-0 për t’u kthyer në çerekfinalen e këtij evenimenti pas 7 vitesh. 6-3;6-3 dhe 6-4 ishte rezultati i seteve të fituara nga Nadal që ishte gjithnjë në kontrollin e lojës ndaj kundërshtarit të tij.

Edhe Djokovic vazhdon të shfaqet në një formë të mirë. Ashtu sikurse dy rivalët e tij edhe ish numri 1 i botës fitoi me lehtësi ndeshjen e radhës atë me Khachanov me rezultatin 3-0. Djokovic e nisi ngadalë ndeshjen, por arriti që të vendosë diktatin e tij duke i fituar setet 6-4;6-2;6-2 dhe në çerekfinale do të luajë me Kei Nishikorin.

Top Channel