E mërkurë, 05 Shtator 2018
20:38
Shoqata “artistike” që rekruton vajza për prostitucion në Maqedoni

Nën emrin e një shoqate artistike, disa persona kërkojnë të punësojnë vajza të reja si sekretare nëpërmjet njoftimeve “online” dhe më pas rekrutoheshin si prostituta në lokale nate, në një qytet të Maqedonisë.

20:05
Si rekrutohen vajzat për prostitucion. Pas pak, në “Fiks Fare”

“Fiks Fare” zbardh skemën se si mashtrohen vajzat e reja shqiptare për të punuar si prostituta.

20:04
Të biesh prè e “fake news”. Lutfi Dervishi: Ja si ta shmangni lajmin e rremë

Në një kohë kur beteja për të tërhequr vëmendjen është bërë e ashpër, dita-ditës hapësira për “fake news” është zgjeruar.

19:31
Portretizimi i Woodward, Trump: Jam ekzaktësisht e kundërta!

Presidenti Donald Trump këmbënguli këtë të mërkurë se është “ekzaktësisht e kundërta” e portretit të tij të ofruar nga Bob Woodward në librin e ri të këtij të fundit, i cili ka ndezur një “zjarr” në Shtëpinë e Bardhë me përshkrimet që ndihmësit aktualë apo ish-ndihmësit i bënin Trumpit, si një “idiot” apo “gënjeshtar”.

19:20
“Kufiri i padukshëm” – Çfarë do të ndodhë në episodin 4

Gejthaus ishte njeriu që i jepte makinës e cila përplasi McGovern, gazetarin që përpiqej të zbardhte detaje për operacionin e fshehtë të dështuar të Gabrielit.

19:12
Tri herë kampion i Europës, Zidane rrëfen sekretet e suksesit

Zinedine Zidane ka hyrë në historinë e futbollit botëror si trajneri i parë që fiton tri herë rresht trofeun e Champions League, sikurse edhe për faktin që vendosi të largohej nga ekipi me të cilin regjistroi këtë sukses të jashtëzakonshëm pa i dhënë mundësi vetes të mbronte titullin.

19:02
Volvo sjell makinën autonome “business class” (Foto)

Makina autonome do të sjellë mënyra të reja për të udhëtuar. Një prej tyre është e ajo e Volvos me konceptin e saj 360C, një automjet autonom elektrik pa shofer, pa timon dhe pa motor.

18:37
Gjermania, Löw: Özil e mbylli vet portën!

Joachim Löw nuk mund të gjente fjalë më të përshtatshme për të mbyllur në mënyrë përfundimtare diskutimin rreth lamtumirës së Mesut Özil nga kombëtarja e Gjermanisë: E mbylli vet derën!

18:25
Nuk duronte dot më “mesazhet bezdisëse”, padit administratorin e grupit të Whatsapp-it

Një doktor ka paditur administratorin e një grupi në Whatsapp pasi nuk duronte dot më “mesazhet bezdisëse që i shpenzonin kohën”.

18:09
Surpriza e Italisë, Zaniolo: Idhulli im, Kakà. Babai qau kur më grumbulluan

Nicolò Zaniolo ishte emri më i madh surprizë i Mancinit, në momentin kur zbuloi listën e të grumbulluarve të Italisë përpara ndeshjeve me Poloninë dhe Portugalinë për Ligën e Kombeve.

18:03
PD, kërkesë Ruçit: Penguan komisionin hetimor “Tahiri”, të shkarkohen Fatmir Xhafaj dhe Ardi Veliu

Partia Demokratike i ka dërguar një letër kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, ku i kërkon që të shkarkohet dhe të ndiqet penalisht Fatmir Xhafaj dhe Ardi Veliu.

17:53
Italia prangos peshkatarët tunizianë, shpëtuan emigrantët në det

Miq e kolegë janë mbledhur në mbrojtje të 6 shtetasve tunizianë, të cilët pritet të dalin përpara gjyqit në Itali me akuzat për trafikim personash, duke pretenduar se ata janë thjesht peshkatarë që kanë shpëtuar qindra emigrantë e refugjatë përgjatë viteve, të cilët kanë qenë në rrezik mbytjeje në Mesdhe.

17:44
Pasaporta e Nënë Terezës ekspozohet në Muzeun Historik Kombëtar

Pasaporta e Nënë Terezës, që shenjtores iu dha në vitin 1927, pasi i bëri një kërkesë autoriteteve në Shkup për të vizituar familjen e saj në Tiranë, përpara se të nisej me mision, për herë të parë u prezantua sot, në ditën e shenjtores Nënë Tereza.

17:32
Në Korçë më pak nxënës, bashkohen klasat kolektive. Preken edhe 12 mësues

Të paktën 100 nxënës të shkollave të Drenovës, Barçit dhe Kolanecit në Korçë do ta nisin vitin shkollor në një godinë tjetër.

17:22
Bie në kontakt me rrymën duke punuar për linjën e internetit, ndërron jetë 42-vjeçari

Një 42-vjeçar ka gjetur vdekjen të mërkurën në Fushë-Mëzez, duke punuar në një banesë për të vendosur linjën e internetit.

17:08
SHBA, sëmuren papritur në bordin e avionit, në karantinë

Pasagjerët e fluturimit “EK203” të linjës ajrore “Emirates Airline” janë vendosur në karantinë në Aeroportin ndërkombëtar “JFK” të Nju Jorkut, pasi disa prej tyre raportohen të jenë sëmurur në bordin e avionit, siç raportojnë mediet amerikane.

16:48
“Fuqia e dashurisë” – Çfarë do të ndodhë në episodin 53

Helena sheh në TV foton e kriminelit të kërkuar nga policia dhe kupton që Rubinjoja është fajtor. Bibia fajëson Zheizën për arrestimin e Rubinjos.

16:36
Perëndimi mbështet referendumin e emrit në Maqedoni

Kancelarja gjermane Angela Merkel, ai austriak Sebastian Kurz, si dhe shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg do të vizitojnë që të 3 këtë javë Maqedoninë, një sinjal i qartë ky i mbështetjes së Perëndimit për referendumin e emrit më 30 shtator.

16:26
“U dëmtuam me 4.4 mld euro”; Shoqata e pronarëve kundërshtoi ligjin e pronave në Kushtetuese

Çështja e pronave në Shqipëri vazhdon të mbetet një “minë” ende e pashpërthyer për financat e shtetit shqiptar.

16:23
Blair, takim me Salvinin për të përshpejtuar punimet e TAP-it

Tony Blair ka zhvilluar një takim me ministrin e Brendshëm populist të Italisë, Matteo Salvini, të fokusuar zyrtarisht në disa çështje, por me theksin e vërtetë tek ajo që e shqetëson më shumë sot ish-kryeministrin britanik, si konsulent që prej vitit 2014 i korridorit jugor të gazit të mbështetur nga Azerbajxhani: ecuria e këtij të fundit.

16:09
Panucci padit në gjykatë ish-Presidentin Bujar Nishani

Trajneri i Kombëtares së futbollit Christian Panucci, ka paditur në gjykatë ish-Presidentin e Republikës Bujar Nishani.

16:02
Baton Haxhiu: Serbia s’ka interes për Veriun, do precedentë për Bosnjën

Baton Haxhiu, një njohës shumë i mirë i çështjes së Kosovës, si dhe një ndër përkrahësit e idesë së Thaçit për korrigjim të kufijve me Serbinë, ishte i ftuar ditën e sotme në “Top Talk” të drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja.

15:51
Baton Haxhiu në “Top Talk”: BE me dy standarde, Serbia jo korrekte, por ka përfituar

Baton Haxhiu, një njohës shumë i mirë i çështjes së Kosovës, si dhe një ndër përkrahësit e idesë së Thaçit për korrigjim të kufijve me Serbinë, ishte i ftuar ditën e sotme në “Top Talk” të drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja.

15:51
“Kufiri” sërish në Kuvend, vazhdojnë sot seancat e stërzgjatura në Kosovë

Pas një pauze që u dha për 15 minuta, por zgjati në fakt më shumë se 9 orë, seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, e thirrur nga qeveria për emërimin e ekipit negociator në bisedimet me Serbinë, u shty për të mërkurën në orën 14:00.

15:45
Historia e filmit të animuar shqiptar; Një mbrëmje kushtuar krijimeve më të mira

Animacioni shqiptar është pak i njohur për publikun, megjithatë magjia e filmave imagjinativë të bërë me argjil, vizatim dhe prerje, rikthehet për shfaqe të veçanta për publikun. Duke nxjerrë në pah edhe punën e artistëve të talentuar dhe ëndërrimtarë.

15:37
Shembja në Tiranë-Elbasan, do “hajë” 3 milionë euro

Rreth 3 milionë euro është fondi limit për stabilizimi i rrëshqitjes së dherave në pjesën e përfunduar të rrugës Tiranë-Elbasan.

15:22
Kushtetuesja, s’ka konsensus; Kuvendi dhe Presidenca përplasen me interpretime të kundërta

Presidenti i Republikës nuk ndan të njëjtin mendim me Kreun e Kuvendit në lidhje me gjendjen aktuale të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, nga i cili varet edhe zgjidhja e ngërçit me Gjykatën Kushtetuese.

15:21
“40 bandat”, ende mblidhen prova, asnjë nga kryemafiozët nuk po kapet

Policia hyri me shumë trupa në dy lagjet e kontrolluara nga dy familje të njohura në Shkodër.

15:11
Hysaj: E mundim Izraelin, kualifikohemi

Ndeshja me Izraelin po afron dhe kombëtarja shqiptare po vijon punën e saj. Kuqezinjtë do të kërkojnë që të përsërisin suksesin e arritur përpara disa muajsh ndaj izraelitëve në fushën e këtyre të fundit dhe të harrojnë atë paraqitje të shëmtuar në ndeshjet miqësore me Kosovën dhe Ukrainën gjë që e theksoi edhe Elseid Hysaj.

15:10
Opozita bojkot Kuvendit; Të enjten në Elbasan, serish kundër krimit

Edhe nesër opozita nuk do jetë e pranishme në seancën e Kuvendit.

14:58
Qëllohet me armë një person në Lezhë, policia identifikon autorët

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur rreth orës 13:30 të ditës së sotme në vendin e quajtur ‘Ura e Prekanit’ në rrugën Kryqëzimi i Shënkollit – Tales.

14:43
Berlusconi-Galliani kërkojnë të blejnë klubin italian

Pas 31 vitesh te Milani, Silvio Berlusconi e Adriano Galliani mund të ndërmarrin së bashku një tjetër aventurë në botën e futbollit.

14:37
Nis restaurimi i kishës së Shën Ristozit

Ka nisur faza e tretë e punimeve restauratore në kishën e Shën Ristozit. Përveç punës nga specialistët shqiptarë, një ekip i specializuar grek do të realizojë ndërhyrjen në kishën, e cila është një ndër objektet e kultit, të ndërtuara më herët në ballkan.

14:22
Ndërhyrjet në rrugë, ARRSH: Devijime në dy akse

Duke nisur nga dita e nesërme, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë të ditur se në kuadër të projektit të mirëmbajtjes me performance të Bankës Botërore, do të fillojë punimet për rehabilitimin e segmentin rrugor Melgushë – Mjedë, si dhe të aksit Gjirokastër-Lazarat.

14:18
Londra padit agjentët rusë, autorë të sulmit me gaz nervor në qytetin anglez

Dy rusët e paditur nga prokuroria britanike për sulmimin me gazin nervor Novichok në qytetin anglez të Salisburit, në muajin mars, janë Aleksander Petrov dhe Ruslan Boshirov.

14:04
Banorët: Frikë nga transformatori. OSHEE: I parrezikshëm

Kaosi i ndërtimeve të dekadave të fundit dhe mungesa e projekteve të mirëfillta elektrike po kthehet në burim rreziku për shumë banorë dhe sidomos ata të lagjeve periferike në Gjirokastër.

13:57
Vuçiç: Të mos humbim kohë, të vendosim fatet tona

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka folur sot për dialogun e ardhshëm me palën Kosovare në Bruksel, duke thënë se Prishtina nuk do të diskutojnë një çështje të vetme me rëndësi thelbësore.

13:56
Zgjidhja që gjeti Lituania për statujat komuniste (Foto)

Jozef Stalini qëndorn në këmbë, me veshje ushtarake, me njërën dorë të futur midis kopsave të palltos, te pjesa e kraharorit. Lenini është i ulur aty pranë, me këmbët e kryqëzuara e me një libër në dorë. Ndërsa diku tjetër shfaqet me krahun e zgjatur, duke imituar pozën që kishte marrë kur erdhi në Rusi, në vitin 1917, për të marrë pushtetin.

13:52
E ardhmja e Kosovës, Baton Haxhiu sot në “Top Talk”, Ora 15:40

Sot në “Top Talk” përballë gazetarit Denis Dyrnjaja, analisti Baton Haxhiu.

13:35
Ndryshim i madh në futboll, e kërkon UEFA

Goli në transfertë në kupa nuk do të ketë më atë vlerën shtesë që i jepte kualifikimin atij ekipi që kishte shënuar më shumë gola në transfertë nëse rezultati i të dyja ndeshjeve do të ishte i barabartë.

13:28
Pekerman lë Kolumbinë, do marrë drejtimin e Argjentinës!

Jose Pekerman nuk është më trajneri i Kolumbisë. Tekniku 59-vjeçar vendosi të largohet në mënyrë të befasishme nga drejtimi i ‘Los Cafeteros’, pas paraqitjes shumë të mirë që Kolmubia bëri në Botërorin e Rusisë. Është vetë Federata Kolumbiane e Futbollit që e konfirmoi lajmin nëpërmjet një komunikate për shtyp të publikuar në faqen e saj të internetit.

13:21
“Port për Maqedoninë”, Zaev: Rama ma premtoi në Durrës

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev duke folur para anëtarëve të Dhomës Ekonomike në Shkup tha se kryeministri Rama i ka premtuar që Maqedonisë t’i jepet një port në Durrës që do të shfrytëzohet nga kompanitë e Maqedonisë për shkëmbime tregtare.

13:08
Bulqizë, rruga ngushtohet dita-ditës

Rruga Tri Çezmat-Sopot ka gropa në pothuaj të gjithë gjatësinë e saj. Kanalet anësore mungojnë dhe rruga ngushtohet dita-ditës për shkak të amortizimit.

12:56
Sherr mes shqiptarëve në Itali, vdes babai i dy fëmijëve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Chiari të Italisë, ku një shqiptar 32 vjeç ka mbetur i vdekur pas një përplasje fizike me një tjetër shtetas shqiptar.

12:48
Shqipëri-Izrael, agjentë sekretë për sigurinë

Prej disa ditësh stadiumi “Elbasan Arena” ka bërë ndarjet e vendkalimeve të stafeve dhe skuadrave për ditën e premte kur do të zhvillohet ndeshja e Ligës së Kombeve mes Shqipërisë dhe Izraelit.

12:27
Nga shkolla në fushë, 15-vjeçari që mahniti Anglinë

Luke Matheson është futbollisti më i ri nga i cili kanë hedhur sytë skuadrat më në zë të Premier League.

12:00
Zyrtare/ Mavraj transferohet në kampionatin grek

Pas disa muajsh të vështirë në aspektin sportiv, e ardhmja e Mërgim Mavrajt në futboll është vendosur tashmë dhe do të jetë në Selanik.

11:58
Basha: Me Ramën në qeveri, pasurohet krimi dhe falimentojnë të ndershmit

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha përsëriti edhe njëherë akuzat se qeveria mbështet krimin e organizuar dhe oligarkët, në dëm të bizneseve të ndershme.

11:42
Ekzekutohet një 43-vjeçar shqiptar në Spanjë

Një shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është ekzekutuar rreth mesnatës së të martës në rajonin e Terragonës, në Spanjë.

11:32
Miliona njerëz nëpër botë kremtojnë shenjtërimin e Nënë Terezës

Miliona njerëz nëpër botë kanë kujtuar sot Nënë Terezën, në dy vjetorin e shenjtërimit të saj nga Vatikani, që përkon gjithashtu edhe me 21-vjetorin e ndarjes nga jeta.

11:26
Përplasen 4 automjete në rrugën e Rinasit

Një aksident ku janë përfshirë katër automjete ka ndodhur rreth orës 10:30 të paradites së sotme, tek kryqëzimi i fshatit Laknas me rrugën e “Rinasit”.

11:16
Flori dështon në (e)mision – VIDEO

Moderatori i “Në Shtëpinë Tonë”, Florian Agalliu ka dalë në terren në puntatën e tretë të këtij sezoni, e si për detyrë kishte të siguronte një pulë nga pularia.

11:04
Libri që kritikon ashpër Trumpin dhe administratën e tij

Një tjetër libër e ka vendosur në shënjestër presidentin Donald Trump dhe administratën e tij.

11:00
Përfundojnë pushimet, fluks në doganën e Kapshticës

Largimi i emigrantëve drejt Greqisë ka krijuar fluks, në pikën e kalimit kufitar me Greqinë. Fluksi, në dalje nga territori shqiptar.

10:47
Mesha në nder të Nënë Terezës në Shkodër, apel për t’i dhënë fund terrorit

Në Shtëpinë e misionarëve të Nënë Terezës, në Shkodër është mbajtur një meshë për nder të kremtimit të Shenjtërimit të Nënë Terezës, që daton pikërisht më 5 Shtator të 2016-ës.

10:42
Me shkelje në cilësi, sekuestrohen 51 ton miell misri nga Serbia

Në kuadër të masave të përforcuara për sigurinë e cilësinë ushqimore të produkteve që importohen, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka konstatuar dhe bllokuar një ngarkesë prej 51 ton “miell misri” për kafshë.

10:34
Duhet më shumë kontroll mbi Google

Në dy dekada Google është zhvilluar nga një firmë e krijuar në një garazh në Kaliforni në koncernin më të fuqishëm të internetit në botë. Për shkak të pushtetit që ka Google duhet të na interesojë të gjithëve.

10:29
G-Eazy dhe Halsey zyrtarisht bashkë

Pasi patën një ndarje të vështirë në publik vetëm një muaj më parë, u përfol se G-Eazy dhe Halsey janë rikthyer sërish në krahët e njëri-tjetrit.

10:12
Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës, Veliaj: Tirana do të festojë me maratonën e shërbimeve të komunitetit

Tirana do të festojë Ditën e Shën Terezës me maratonën e shërbimeve të komunitetit. Në ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e ka nisur ditën sot me një mesazh në twitter drejtuar gjithë qytetarëve të kryeqytetit.

09:55
Toyota tërheq një milion mjete, kanë rrezik zjarri

Toyota Motor Corp tha të mërkurën se planifikoi të tërheqë rreth një milion automjete, duke përfshirë modelin e vet Prius, hibride me benzinë, nga Japonia, Amerika e Veriut, Evropa dhe rajone të tjera, për shkak të një problemi me rripin e motorit, që mund të paraqesë një rrezik zjarri.

09:34
Danimarka gjen zgjidhje, futbollistë amatorë për ndeshjen me Uellsin

Skandali në futbollin danez ka marrë përmasa të mëdha, pasi futbollistët e kombëtares vendosën të largohen nga grumbullimi, duke akuzuar federatën për shfrytëzim imazhi.

09:21
Rama uron mëngjesin me fjalët e Shën Terezës: Më mirë të ndezësh një qiri, sesa të mallkosh errësirën!

Edi Rama ka zgjedhur një video-mesazh me rastin e kremtimit të shenjtërimit të Nënë Terezës, për t’u uruar mëngjesin shqiptarëve.

09:16
Korçë, arrestohen grabitësit e Katedrales

Policia e Korçës ka arritur të zbardhë ngjarjen e të hënës, kur u grabit Katedralja e qytetit dhe të vërë në pranga dy prej autorëve.

09:03
Shqipëri-Izrael, UEFA cakton një hungarez për të vënë drejtësi

Shqipëria do të nisë të premten në mbrëmje eksperiencën në Ligën e Kombeve, teksa do të presë Izraelin në “Elbasan Arena”, në ndeshjen e parë të grupit ku bën pjesë bashkë me Skocinë.

08:50
Kremtimi i Shenjtërimit të Nënë Terezës, Meta bën thirrje për më shumë dashuri

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka kujtuar sot ditën e kremtimit të shenjtërimit të Nënë Terezës, nëpërmjet një mesazhi në llogarinë e tij në Facebook.

08:35
Policia aksion në Shkodër, kontroll në disa lagje periferike (Video)

Qyteti i Shkodrës po përjeton momente aspak të qeta muajt e fundit, teksa janë ekzekutuar disa persona dhe zhdukur të tjerë, ngjarje të cilat janë ende pa autor.

08:23
Tajfuni vrasës në Japoni shkakton 10 të vdekur, 300 të plagosur (Foto)

Tajfuni më i fuqishëm që godet Japoninë në çerekshekulli la pas 10 të vdekur e një vazhdë shkatërrimesh.

E martë, 04 Shtator 2018
23:00
Shpëtuan njerëz mes zjarreve në Mati, Tsipras: Nënshtetësi për shqiptarin dhe egjiptianët

Një video e publikuar në llogarinë e kryeministrit grek në Facebook tregon momentin kur Alexis Tsipras përqafon 3 emigrantë, një shqiptar dhe dy egjiptianë që punojnë si peshkatarë në Nea Makri, dhe i falënderon për ndihmën që ata dhanë bashkë me peshkatarë të tjerë të kësaj zone, duke shpëtuar dhjetëra jetë njerëzish ditën e zjarreve vrastare në zonën e Matit.

22:48
E pyesin për marrëdhënien me Bill Clintonin, Lewinsky braktis intervistën

Monica Lewinsky ka ndërprerë në mes dhe është larguar nga një intervistë në Izrael, pasi iu bë një pyetje mbi marrëdhënien e saj me ish-presidentin Bill Clinton.

22:31
Pas overdozës, Demi Lovato shet shtëpinë

Demi Lovato ka nxjerrë në shitje shtëpinë e saj në Hollivud.

22:20
Nuk ekspozohet Salvator Mundi; Muzeu i i Abu Dhabit s’jep arsye

Luvri i Abu Dhabit nuk ka dhënë asnjë arsye për shtyrjen e ekspozimit të pikturës më të shtrenjtë të botës në një afat të pacaktuar.

21:59
Shqipëri-Izrael/ DASH paralajmëron shtetasit amerikanë: Kujdes në Elbasan!

Departamenti Amerikan i Shtetit ka paralajmëruar shtetasit amerikanë me banim në Shqipëri që të bëjnë kujdes përpara dhe gjatë ndeshjes që Shqipëria do të luajë ndaj Izraelit, në stadiumin e Elbasanit.

21:55
Siria “ankohet” për sulme izraelite, Izraeli bën bilancin: Kemi kryer 200 sulme në dy vitet e fundit

Avionë izraelitë kanë shënjestruar pozicione ushtarake në Siri gjatë së martës, sipas një raportimi të agjencisë shtetërore siriane “SANA”, por sistemi sirian i mbrojtjes ajrore ka rrëzuar disa prej raketave.

21:33
“Trump donte të vriste presidentin sirian”

Presidenti amerikan Donald Trump e donte të vdekur homologun e tij sirian, Bashar al-Assad, gjatë vitit të kaluar, por Sekretari i tij i Mbrojtjes e injoroi kërkesën.

21:25
Icardi-Lautaro, qëndrojnë ende te Argjentina

Mauro Icardi e Lautaro Martinez do të qëndrojnë me përfaqësuesen e Argjentinës në Kaliforni dhe do të kthehen në Itali ditën e enjte të javës së ardhshme, 3 ditë përpara sfidës së Interit me Parmën.

21:09
Stoltenberg, vizitë dyditore në Shkup para Kurz dhe Merkel

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka njoftuar një vizitë dyditore duke nisur nga e mërkura, në Maqedoni, ku do të ndalet për herë të dytë në 6 muajt e fundit.

21:00
“Madame Secretary 3” – Çfarë do të ndodhë në episodin 8 dhe 9

Pak para se Elizabeta të mbajë një fjalim në OKB, duke akuzuar Rusinë për sulmin e Air Force 1, Henri shpërndan një informacion që e bën Elizabetën të rimendojë teorinë e saj.

20:42
Familja kanadeze kërkon ndihmë në “Fiks Fare”: Muxhahedinët mbajnë peng vajzën tonë!

Një familje iraniane me shtetësi kanadeze, prej më shumë se 20 vitesh tenton të takojë vajzën, e cila në moshën 16-vjeçare u bë pjesë e muxhahedinëve.

20:09
Kampioni i harruar! Me 3 medalje të arta, Briken Çalen nuk e kujton askush

Rreth 5 muaj më parë, peshëngritësi Briken Çalja u shpall kampion i trefishtë i Europës me 3 medalje të arta, duke zbutur sadopak imazhin e dopingut që kishte mbuluar këtë sport në Shqipëri.

20:00
Kosovë, seanca shtyhet për të mërkurën në orën 14

Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli njoftoi gjatë një konference për mediet të mbajtur në hollin e Kuvendit pas dështmit të mbajtjes së seancës së jashtëzakonshme, se ajo do t’i vazhdojë punimet të mërkurën në orën 14:00. Ai theksoi gjithashtu se, mospjesëmarrja e deputetëve të opozitës në seancën e sotme ka dëmtuar shtetin e Kosovës.

19:57
“Urinë e shuajmë me ujë”

11 vite më parë, familja Huli që banon në Bathore, iku nga zonat e thella të veriut e ndërtuan një shtëpi-barake që nuk e kanë përfunduar ende.

19:45
Mourinho, paqe 669 mijë euroshe me Tatimet spanjolle

Jose Mourinho dhe Agjencia e të Ardhurave në Spanjë vendosin paqen mes tyre, për evazionin fiskal të kryer nga trajneri portugez në vitet 2011 e 2012, kur ishte në pankinën e Realit të Madridit.

19:20
Ekipi i Kosovës, në duart e serbëve. Seanca për bisedimet me Beogradin, VV dhe LDK kundër

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, e kërkuar prej qeverisë për miratimin e përbërjes së ekipit të saj negociator në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë u shty dy herë, ndërsa nuk ka asnjë arsye zyrtare për ndërprerjet tejet të gjata.

19:20
“Kufiri i padukshëm” – Çfarë do të ndodhë në episodin 3

Bidi fillon biznesin e tij me turkun që t’i sigurojë financat bashkëshortes. Gejthaus vret Endin bashkë me familjen e tij, dhe e bën të duket sikur shoferi i ri e ka shkrepur vetë armën.

18:56
Vettel, përballë një “misioni të pamundur”

Një mision thuajse i pamundur, në kufijtë e një hipoteze tejet të largët, mund të konsiderohet ai i Vettelit për të kapur Hamiltonin në kreun e klasifikimit për pilotë në Formulën 1, nëse analizon përballjet mes Mercedesit dhe Ferrarit gjatë viteve të fundit.

18:53
Futbollistët më të paguar të Serisë A (Foto)

Kampionati italian i futbollit është kthyer sërish në qendër të vëmendjes pasi Juventusi bleu Cristiano Ronaldon këtë verë.

18:32
Eksperti i huaj: Këmbimi i territoreve, hapi i parë drejt Shqipërisë së Madhe

Me hedhjen e idesë së këmbimit të territoreve ka nisur të fanitet sërish edhe një skenar i vjetër që shqetëson Perëndimin.

18:10
Amazon ndjek Apple, kompania e dytë “një trilion dollarëshe”

Amazon është bërë kompania e dytë më e vlefshme sipas “Wall Street”, duke kaluar vlerën e një trilion dollarëve, vetëm pak javë pasi këtë rekord e arriti për herë të parë në histori kompania Apple.

18:10
US Open 2018, bien Perënditë

Në US Open bien perënditë e tenisit. Roger Federer dhe Maria Sharapova i kanë thënë lamtumirën Flushing Meadows duke u eliminuar në raundin e katërt të turneut të katërt Grand Slam.

17:47
“Ringjallet” Lancia Delta (Foto)

El Lancia Delta është një nga ikonat e automobilizmit që shumë shpejt do të “ringjallet”. Automobili Amos ka nisur punën dhe do të sjellë Lancia Delta Futurista.

17:41
Siri, Rusia nis bombardimet nga ajri mbi Idlib

Duke sfiduar paralajmërimet e Donald Trumpit, Rusia nisi bombardimet nga ajri në provincën siriane të Idlibit, ndërsa trupat qeveritare po organizohen për një ofensivë të fuqishme tokësore.

17:32
Japoni, tajfuni më i madh në 25 vite shkakton të vdekur e qindra të plagosur

Një tajfun i fuqishëm është përplasur mbi Japoninë perëndimore këtë të martë, duke shkaktuar reshje të rrëmbyeshme shiu dhe përmbytje në aeroportin kryesor ndërkombëtar të rajonit, si dhe erëra aq të fuqishme sa të përplaste një çisternë me një urë, të ndërpriste qarkullimin rrugor dhe ajror, si dhe të linte mijëra persona të bllokuar.

17:11
F1, Montezemolo thumbon Ferrarin, mbron Hamiltonin

Pas polemikave të shkaktuara prej urdhrave të skuderisë ndaj Bottasit, për të favorizuar Hamiltonin, Luca Cordero di Montezemolo i del në mbrojtje Mercedesit.

17:07
100 trupa teatrore në “Skampa”, përgatitjet për edicionin e 20 të festivalit

Adonis Filipi është duke punuar për projektin e tij të radhës, pjesë e Festivalit të 20 Ndërkombëtar Skampa. Mbi 100 trupa të huaja kanë aplikuar për të qenë pjesë e festivalit. Satira e Volpone të Ben Johson renditet ndër pjesët më të luajtura në botë.

17:04
“Pronat” të bllokuara në Kushtetuese. Janë pezulluar 11 dosje, 5 ankesa për pronat

Institucioni më i lartë gjyqësor në vend, Gjykata Kushtetuese për shkak të pamundësisë për të shqyrtuar kërkesa pasi në detyrë ka vetëm 2 anëtarë nga 9 qe parashikon ligji, duket se ka lënë pezull edhe një nga problemet më serioze të vendit, atë të kompensimit të pronareve.

16:59
Referendumi për emrin, Zaev shtrin dorën e bashkëpunimit

“Mandati im si kryeministër përfundon në vitin 2020. Nëse referendumi dështon, atëherë mbase ne i lajmë duart me politikën. Ç’kuptim ka të drejtosh një vend që nuk ka të ardhme?”.

16:57
Universitetet zgjedhin më të mirët

Në vijim të raundit të parë të regjistrimeve në universitete, i cili përfundon më datë 12 shtator, maturantë po regjistrohen në degët ku janë shpallur fitues. Ndërsa fatlumët zgjedhin degën që i pëlqen më shumë mes disave ku janë fitues. Si rasti i Kristit, që falë mesatares 9.76 ka zgjedhur mes disa degëve.

16:49
Kombëtarja, Balaj: Mos na gjykoni nga miqësoret

Të premten, kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e parë të Nations League ndaj Izraelit, në “Elbasan Arena”.

16:47
“Fuqia e dashurisë” – Çfarë do të ndodhë në episodin 52

Policia shkon në shtëpinë e Rubinjos dhe e arrestojnë në sy të djalit dhe Bibisë. Zheiza shkon në komisariat për të dëshmuar kundër Rubinjos dhe ndeshet me Bibinë.

16:35
Salianji: Më mirë shoh “Sekretet e Portokallisë” se të ndjek Ramën

Kryeministri Rama ironizoi me anë të një statusi në rrjetet sociale mbledhjen e opozitës një ditë më parë në qytetin e Shkodrës, ndërsa Ervin Salianji i ftuar në “Top Talk” e komentoi kështu: