Jose Pekerman nuk është më trajneri i Kolumbisë. Tekniku 59-vjeçar vendosi të largohet në mënyrë të befasishme nga drejtimi i ‘Los Cafeteros’, pas paraqitjes shumë të mirë që Kolmubia bëri në Botërorin e Rusisë. Është vetë Federata Kolumbiane e Futbollit që e konfirmoi lajmin nëpërmjet një komunikate për shtyp të publikuar në faqen e saj të internetit.

Drejtuesve që institucionit më të lartë të futbollit kolumbian tashmë do t’i duhet që të nisin kërkimet për pasuesin e tij dhe kandidatët për momentin duket se janë Gerardo Martino dhe Jorge Sampaolit. Për sa i përket Pekerman, duket se pas vendimit të tij për t’u larguar nga pankina e Kolumbisë qëndron përfaqësuesja e Argjentinës të cilën ai e ka drejtuar edhe më parë në periudhën 2004-2006.

Mendohet se Pekerman do të ulet në stolin e Argjentinës në muajin nëntor, kur përfundon edhe periudha e administrimit të përkohshëm të kësaj skuadre nga ana e Lionel Scalonit.

Top Channel