E premte, 07 Shtator 2018
09:19
Luani, shenja e ditës

Hëna sot të bën veçanërisht të ndjeshme dhe të zgjuar në të gjitha fushat e jetës.

09:06
Pas 20 vitesh luftë, Etiopia rihap ambasadën në Eritrea

Ishte viti 1988 kur Etiopia dhe Eritra ndërprenë marrëdhëniet diplomatike dhe i shpallën luftë njëra-tjetrës. E pas 20 vitesh luftë dhe negociatash, paqja ka filluar të japë efektet e para, pas një pauze 20-vjeçare sot hapi ambasadën e saj në kryeqytetin e Eritresë, Asmara,

08:55
Shafrani, jo thjesht erëz, por edhe një armë kundër kancerit

Në Indi, aty ku konsumi i tij është tepër i lartë, është vënë re se ka shumë pak raste të kancerit në zorrë mes popullsisë.

08:45
297 mijë trupa ruse “zbarkojnë” në Siberi

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Rusisë, Valeriy Gerasimov, njoftoi se 297,000 ushtarë do të marrin pjesë në stërvitjen Vostok-2018, të cilën ushtria ruse do ta kryejë në Siberi dhe në lindje të vendit. Në një konferencë të mbajtur në ndërtesën e Ministrisë ruse të Mbrojtjes, për atashetë ushtarakë të shteteve të huaja dhe për gazetarët u dhanë informacione mbi stërvitjen ushtarake Vostok-2018 që do të zhvillohet më 11-17 shtator.

08:28
May: Duhet më tepër për t’iu kundërvënë spiunazhit rus

Kryeministrja Theresa May thotë se Britania dhe aleatët e saj duhet të bëjnë më shumë për t’iu kundërvënë agjencisë ruse të spiunazhit të njohur si GRU, që sipas saj përbën një kërcënim të madh për Perëndimin.

08:06
Trajneri i Izraelit: Maksimumin ndaj Shqipërisë

Izraeli kthehet të luajë në “Elbasan Arena” ndaj kombëtares shqiptare, këtë radhë në Ligën e Kombeve.

E enjte, 06 Shtator 2018
23:39
“Luther 2” – Çfarë do të ndodhë në episodin 1

Alisa ndodhet në çmendinë dhe Luther, pas një tentative të dështuar për vetëvrasje, kthehet në punë, tashmë që është i lirë nga akuzat për vrasjen e Zoit.

22:59
Shkëmbim territori mes Kosovës dhe Serbisë, një ide që ndan Ballkanin

Pas ditësh të tëra diskutimesh, debatesh e akuzash, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Aleksander Vuçiç do të takohen nesër në Bruksel, për të diskutuar marrëveshjen për ndryshimin e kufijve.

22:43
Gjermania dhe Franca inaugurojnë pa gola Ligën e Kombeve

Gjermania dhe Franca kanë barazuar 0-0 në ndeshjen hapëse të Ligës së Kombeve.

22:33
Në pritje të vendimit të gjykatës, Lula vendos të mos kandidojë për president

Ish Presidenti i Brazilit, tashmë në burg, Luiz Inacio Lula da Silva pritet të heqë dorë nga vullneti për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale të muajit të ardhshëm, pasi një gjyqtar i Gjykatës së Lartë refuzoi kërkesën e tij të fundit.

22:19
Agolli: Gjithmonë gati për Shqipërinë, jemi përgatitur për fitore

Pas eksperimenteve të shumta në miqësoret e fundit, Christian Panucci nuk gjeti një titullar për krahun e majtë të mbrojtjes dhe për ndeshjet e para të Nations League, ka rikthyer Ansi Agollin.

22:03
Kombëtarja U-21 nuk e përballon dot Spanjën, mposhtet 3-0 në Kordoba

Shqipëria U-21 nuk arriti që të zinte vendin e dytë në Grupin 2 eliminator të Euro 2019, pasi Spanja nuk pati mëshirë për ekipin e drejtuar nga Alban Bushi.

21:40
Mazda MX-5 bëhet me “muskuj” (Foto)

Mazda ka vendosur që makinën e saj emblematike, Mazda MX-5, që ka shitur më shumë se 1 milion njësi që nga viti 1989, ta ndryshojë paksa, duke e bërë më “muskuloze”.

21:31
Restaurime të gabuara në kishën e Labovës, mbulohet nga lagështira një vit pas punimeve

Kisha e Labovës së Kryqit më e vjetra në Shqipëri dhe ndër më uniket në të gjithë botën bizantine përfundoi vitin e kaluar punimet restauruese. Ndërhyrja konsistoi në fasadën e jashtme, lehtësimin e peshës së kupolave, çatinë e objektit dhe ndërhyrjet për zbulimin e pastrimin e pikturës murale.

21:14
Ndërron jetë aktori Burt Reynolds (Foto)

Aktori Burt Reynolds ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare, pasi pësoi një atak në zemër të enjten. Reynolds ishte shtruar në një spital në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

20:46
Skandali në Komisariatin e Gramshit: Oficeri i policisë i merr 50 mijë lekë qytetarit

“Fiks Fare” denoncoi këtë të enjte një skandal në Komisariatin e Gramshit, ku një oficer i Policisë Gjyqësore i ka kërkuar dhe i ka marrë 50 mijë lekë një qytetari, duke i ushtruar presion se nëse nuk paguante do ta arrestonte.

20:31
Regjistrimet në universitet. Një e treta e maturantëve zgjedhin privatin

Kuotat për pranimet e reja në të dy sistemet e arsimit të lartë, publik dhe privat, janë gjithsej 36 000.

20:17
Ndotja në plazhe. Në Durrës, ujrat e zeza ende shkarkohen në det

Zona pas kanalit në Plepa është klasifikuar si një nga pikat më të ndotura, sipas raportit të cilësisë së ujrave bregdetare gjatë vitit 2017.

19:45
“Paguaj ose arrestohesh”. Fiks Fare denoncon sonte oficerin e Policisë Gjyqësore

“Fiks Fare” denoncon sonte një skandal në Policinë e Shtetit, ku një oficer i Policisë Gjyqësore i ka kërkuar dhe marrë 50 mijë lekë të reja një qytetari, duke i ushtruar presion se nëse nuk paguan, do e arrestonte.

19:24
Trump i shkruan Ivanovit, Stoltenberg: Pa referendumin, iluzion anëtarësimi në NATO

Në ndalesën e tij dyditore në Shkup, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka theksuar edhe njëherë porosinë e aleancës perëndimore përpara mbajtjes së referendumit për emrin e ri të vendit, në fund të këtij muaji.

19:18
“Kufiri i padukshëm” – Çfarë do të ndodhë në episodin 5

Bidi nis një lidhje me Petrën, të dashurën e Piter Glikman. Glikman i telefonon Gabrielit, i cili mëson se kolegu i tij i vrarë Delani, ishte i korruptuar.

19:11
Panucci: Shqipëria është gati, Nishanin e padita sepse…

Shqipëria do të rikthehet të luajë ndeshje zyrtare, teksa do të presë nesër në mbrëmje Izraelin në “Elbasan Arena”, në takimin e parë të Ligës së Kombeve, ndërsa 3 ditë më pas do të udhëtojë në Skoci.

18:55
Arratisja e emigrantëve, reagon BE: I kemi kërkuar Italisë edhe paraburgimin, në rast nevoje

Emigrantët që zbarkuan nga anija “Diciotti”, 50 të tillë që tashmë rezultojnë të arratisur pas transferimit të tyre në qendrën “Rocca di Papa” të Romës, “mund të ishin mbajtur në qendra paraburgimi për të evituar largimin e tyre”.

18:51
Twitter-i jo i paanshëm, e pranon shefi ekzekutiv

Shefi ekzekutiv i Twitter-it, Jack Dorsey, u tha ligjvënësve amerikanë se algoritmet e kompanisë së tij nuk kanë qenë gjithmonë “të paanshme”.

18:32
“11 Shtatori”, pamjet e papublikuara më parë të sulmit terrorist (Video)

Një shpërthim i fuqishëm, një re e dendur tymi, njerëz që ulërisnin, kërkonin të arratiseshin e ndërkohë kolliteshin!

18:11
“Lega Nord” mund të pushojë së ekzistuari, ndoshta me një emër të ri!

“Lega Nord” e ekstremit të djathtë italian mund të detyrohet të ndryshojë emrin dhe të rilindë si një parti e re, në mënyrë që të shmangë konfiskimin e llogarive bankare prej 49 milionë eurosh, me akuzën e një “komploti mashtrimi”.

17:55
Rama shpall nismën: Drejtorët do të nisin shkollën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Elbasani, në kohën që opozita po zhvillonte protestë në këtë qytet, se shumë shpejt do të nisë shkolla e… drejtorëve.

17:28
OKB, aleatët mbështesin akuzën britanike: Qeveria ruse “miratoi” sulmin me Novichok

Aleatët më të mëdhenj të Mbretërisë së Bashkuar bien dakord me konkluzionet e palës britanike, se “qeveria ruse, me siguri thuajse të plotë ka miratuar sulmin helmues në Salisbury”.

17:28
Elbasan, opozita përplaset me policinë; Qato: Protesta, e paligjshme (Video)

Ka degraduar në përplasje me policinë protesta e opozitës në Elbasan, pasditen e së enjtes.

17:16
Padurimi për rikthimin në Champions, mbi 60 mijë tifozë për Inter-Tottenham

Rikthimi në Champions League pas 7 vitesh mungesë ka bërë që tifozët zikaltër të presin me padurim debutimin për këtë edicion të ri, aventurë që do të nisë mbrëmjen e së martës së 18 shtatorit në “San Siro”, kundër Tottenhamit.

16:59
Shtëpia e Bardhë “vlon” për demaskimin e autorit anonim. Pence-Pompeo distancohen

Zv.presidenti Mike Pence dhe Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo kanë mohuar njëzëri të kenë shkruar ndonjë “opinion” anonim shpërthyes, që tregonte sesi një “rezistencë” e brendshme po punonte për të penguar pjesë të agjendës së presidentit Donald Trump, në një kohë kur Shtëpia e Bardhë po kërkon medoemos të gjejë autorin.

16:58
Korçë, gjendet i pajetë një i ri në qendër të qytetit

Një 25-vjeçar është gjetur i pajetë në qendër të qytetit të Korçës.

16:45
“Fuqia e dashurisë” – Çfarë do të ndodhë në episodin 54

Helena i thotë Zhunkeirës se Rubinjo është fajtor, i tregon fotot e bëra nga Juri. Euzhenioja njofton Bibinë se Rubinjoja do të lirohet me kusht, pa e ditur për denoncimin e Helenës.

16:34
Nicki Minaj zbulon se sa herë e bën gjatë një nate

Nicki Minaj, në një intervistë për emisionin e Ellen DeGeneres, ka zbuluar se sa herë bën seks gjatë një nate me partnerin e saj.

16:16
Aktori Willem Dafoe si Vincent van Gogh (Video)

Është publikuar “trailer”-i i “At Eternity’s Gate”, filmi biografik për Vincent van Gogh, që interpretohet nga aktori Willem Dafoe.

16:14
Sulmet me Novichok, Sekretari britanik i Sigurisë: Putin, përgjegjës!

Sekretari britanik për Sigurinë e Brendshme, në një deklaratë të fundit për BBC-në ka theksuar se, Vladimir Putin duhet të marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin me “Novichok” në Salisbury.

16:05
“Kandidatja” – Çfarë do të ndodhë në episodin 43, 44

Alonso i kërkon Omarit të lërë të qetë Marion, ose ai do ta denoncojë. Fernando Eskalante befasohet nga bukuria e Rexhinës dhe tregon interes ndaj fushatës së saj.

15:54
Frrok Çupi në “Top Talk”: Revolucion për shpëtimin nga krimi, nevojë për opozitë marksiste

“Top Talk” ditën e sotme iu referuar zhvillimeve të fundit politike në vend, ku i ftuar ishte një ndër penat dhe një ndër mendjet e spikatura të publicistikës shqiptare, zoti Frrok Çupi, i cili befasoi me tezën e propozuar duke u shprehur se Shqipëria ka nevojë për një opozitë marksiste me rishpërndarje të pasurisë për shpëtimin nga krimi.

15:42
Ditëlindja e nobelistes së parë, Jane Addams

Bota feston këtë të enjte ditëlindjen e Jane Addams. Gruaja, që la trashëgimi një sërë vlerash, jetoi në fund të shekullit të XIX dhe fillim të shekullit XX. Puna e nobelistes së parë femër amerikane në vitin 1931 rezonon edhe sot. Punonjëse sociale dhe aktiviste janë disa nga titujt që vlejnë për të.

15:34
Vetëvendosja fton LDK-në për protesta kundër Thaçit

Lëvizja Vetëvendosje mbajti një mbledhje të jashtëzakonshme të Kryesisë këtë të enjte, për të shqyrtuar – siç njoftohet, – gjendjen politike në Kosovë, krizën institucionale dhe “lojën e rrezikshme të presidentit Hashim Thaçi”, siç e cilësojnë, duke ftuar më tej Lidhjen Demokratike të Kosovës në protesta të përbashkëta kundër presidentit.

15:32
“Unë jam Rosa Parks”, një shqiptar në Festivalin e Filmit në Venecia

Ai është ndoshta shqiptari i vetëm që preku këtë vit tapetin e kuq në Festivalin e Venecias. Është themelues i lëvizjes “Italiani Senza Cittadinanza”, një shqiptar që jeton e punon në Itali, të drejtat e të cilit, si edhe e shumë të tjerëve emigrantë, janë të cunguara për shkak të nënshtetësisë italiane që i mungon.

15:25
12 gazetarët që kërkuan azil, Unioni: 34 ikën me lotari apo shtetësi të huaj

Gazetarë shqiptarë të detyruar nga një sërë kushtesh që përkthehen në pasiguri për veten dhe familjen po i kthejnë gjithnjë e më shumë sytë nga azili. Në Shqipëri numërohen rreth 2600 gazetarë.

15:21
Thaçi: Jo ndarje të Kosovës! Çdo marrëveshje do të pranohet nga SHBA e BE

“Nuk do të ketë ndarje të Kosovës, nuk do të ketë shkëmbim territori e nuk do të ketë Republikë Serbe në Kosovë”.

15:15
Vonesat e avionëve, Autoriteti i Aviacionit Civil: Ja si të mbrohen pasagjerët!

Gushti shënoi rekord për sa u përket vonesave ose anulimit të fluturimeve me avionë nga Rinasi. Sipas Autoritetit të Aviacionit Civil janë 33 vonesa me mbi 2 orë dhe 8 anulime fluturimesh. Ndërkohë, si 8-mujor janë regjistruar 124 fluturime me të paktën dy orë vonesë, kurse 37 fluturime të tjera janë anuluar.

15:11
“Blindohet” Elbasani, policia zbulon planin e masave për ndeshjen me Izraelin

Një ditë para ndeshjes mes Shqipërisë dhe Izraelit, Policia e Shtetit ka lëshuar një deklaratë për mediat ku bën publike planin e masave për mbarëvajtjen normale të këtij takimi.

15:02
Mitrovica e Veriut, nën presionin e vizitës së Vuçiçit

Serbët në veriun e Kosovës po përgatiten për vizitën e presidentit Aleksandar Vuçiç, duke rregulluar – siç thotë “Radio Europa e Lirë” – deri edhe infrastrukturën rrugore.

14:44
Në 8 orë dy vrasje në Mamurras; Deputeti i PS akuza policisë: Do dalim në protestë

Mamurrasi u trondit nga dy vrasje në harkun kohor të 8 orëve. Fillimisht mbrëmjen e së mërkurës një adoleshent u godit për vdekje me thikë nga një bashkëmoshatar, ndërsa mëngjesin e së enjtes, një 27-vjeçar u ekzekutua për hakmarrje.

14:39
India dekriminalizon martesat gay

Martesa mes personave të të njëjtit seks nuk do të jetë më krim në Indi. Në një lëvizje historike, Gjykata e Lartë e vendit rrëzoi një vendim të vitit 2013, i cili mbante në fuqi ligjin e epokës koloniale, të njohur si “Seksioni 377”, ku marrëdhëniet homoseksuale konsideroheshin “një shkelje e panatyrshme”.

14:20
Prishtina dritë jeshile Vuçiç, për të vizituar Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka marrë dritën jeshile për të vizituar Kosovën këtë fundjavë.

14:20
Kur të soset durimi në pritje, e thyen fare semaforin (VIDEO)

Epo të presësh dy minuta që semafori të bëhet jeshil edhe të soset durimi, dhe kjo ndodh në një provincë të Kinës.

14:10
Britania sfidon Kinën, luftanije në ishujt e diskutueshëm “Paracel”

Kina ka shprehur irritimin e saj pasi një luftanije e Marinës së Mbretërisë së Bashkuar lundroi shumë pranë ishujve të pretenduar nga vendi me ekonominë e dytë më të madhe në botë, në detin e Kinës së Jugut në fund të muajit të kaluar, duke akuzuar Britaninë për përfshirje në “provokime”, e për këtë arsye ka dorëzuar edhe një ankesë.

14:09
Vetting politikanëve? Rama i përgjigjet Bashës: Sa më parë!

Menjëherë pas propozimit kushtetues të PD-së, për vetting të politikanëve ka reaguar edhe kryeministri Rama në një tjetër postim në Twitter, duke shprehur konsensusin e tij për këtë nismë.

14:01
Pija “magjike” për t’u dobësuar

Ky tonik tretës është një mundësi e mirë për të detoksifikuar organizmin në mënyrë natyrale, por dhe për të humbur peshë.

13:48
Gjiknuri i përgjigjet opozitës: Po përfundojmë rrugët e lëna rrugëve

Po përfundojmë rrugët e lëna rrugëve tha ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri në fjalën e tij në Kuvend, duke komentuar takimin e opozitës në Elbasan.

13:39
“Hell’s Kitchen” së shpejti në Top Channel – Apliko tani!

Një nga formatet më të suksesshëm në zhanrin “reality” në të gjithë botën! Një show, që ndërthur garën, tensionin, pasionin dhe gatimin! Një program që do të përcjell emocione të mëdha, jo vetëm tek konkurrentët, por edhe tek i gjithë publiku.

13:29
F1, Ferrari zgjedh Leclerc në vend të Raikkonenit

Duket se gjithçka u përfol në Monza pritet të bëhet realitet. Ferrari do të largojë Kimi Raikkonenin.

13:29
Çështja “Tahiri”, Kuvendi zgjat afatet e Komisionit Hetimor

Edhe pse opozita nuk ka marrë pjesë në seancën e radhës plenare, Kuvendi ka miratuar shtyrjen e afateve të Komisionit Hetimor të ngritur ndaj ish-ministrit Tahiri.

13:16
Gjetan Keta për titull botëror, do ndeshet me boshnjakun

Boksieri shqiptar Gjetan Keta do te ndeshet për titullin e Botës në versionin WBU këtë fundjavë kundër boksierit nga Bosnja Sladan Janjanin.

12:40
Kukës, shpërndahen tekste falas për familjet e varfra

Ka nisur në Kukës shpërndarja e teksteve shkollore falas për ciklin fillor. Në skemën e shpërndarjes së teksteve janë përfshirë 3 mijë familje, të cilat trajtohen me ndihme ekonomike.

12:39
Kolegë në spital, por 28 vite më parë…

Shprehja “bota është portokalle” vlen mjaft për Vilma Wong, një infermiere në një spital pediatrik në Palo Alto të Kalifornisë dhe kolegut të saj tashmë 28-vjeçar, Brandon Seminatore.

12:31
“Forca e Ligjit” godet sërish, sekuestrohen 5 mln euro asete të një grupi kriminal

Më 30 prill, Arjan Ndoci, i cili mbante edhe 5 emra të tjerë u arrestua së bashku me Julian Deblinin në Madrit si trafikues të 1 tonëve kokainë nga Kolumbia në Spanjë dhe një shume “cash” prej 1.5 milionë eurosh.

12:26
Sezoni i vdekjes në Japoni; Vapa, tërmetet e tajfuni marrin qindra jetë njerëzish

2018-ta do të mbahet mend gjatë si sezoni i vdekjeve në Japoni, pasi në ishujt e shtetit aziatik janë shënuar një numër i madh vdekjesh për shkak të katastrofave natyrale.

12:16
Dëmet pa fund nga përmbytja, fermerët humbin dhe subvencionet

Gjysma e fermerëve që kultivojnë luleshtrydhe në Kafaraj të Fierit mund të mos përfitojnë nga skema e subvencioneve edhe pse janë shpallur fitues. 25 nga 53 fermerët i shpërngulën serrat pas përmbytjeve të dimrit dhe për këtë shkak ata mund të humbin të drejtën e marrjes së grantit.

12:00
LSI, Vasili: Pranë qytetarëve të kërcënuar. Vijojmë bojkotin e Kuvendit

Në një prononcim për mediat nga Elbasani, ku opozita është mbledhur ditën e sotme, kryetari i grupit të LSI, Petrit Vasili është shprehur se marrëdhënie me Parlamentin do të vazhdojë të jetë e njëjtë.

11:51
Tërmet në Japoni; Lëkundjet shkaktojnë rrëshqitje dheu e viktima

Ishulli i Hokadios në Japoni u trondit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.7.

11:41
Kufiri i Kosovës, dështon serish seanca e kërkuar nga opozita

Seanca e opozitës për të debatuar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun mes të Kosovës dhe Serbisë, nuk ka arritur të zhvillohet as sot në Prishtinë.

11:40
Nis Nations League, Gjermania përballë kampioneve të botës

Kompeticioni më i ri i UEFA nis sot në mënyrën më të mirë të mundshëm. Në Mynih do të vihen përballë 2 kampionet e fundit të botës, Gjermania dhe Franca që do të luajnë sfidën e tyre të parë të Grupit 1 të Ligës A të eventit.

11:35
US Open 2018, Keys dhe Djokovic në gjysmëfinale

Madison Keys vijon rrugëtimin e saj në turneun e fundit Grand Slam të vitit, US Open. Tenistja amerikane, finaliste e këtij evenimenti vitin e kaluar u kualifikua për në gjysmëfinale pasi mundi spanjollën Carla Suarez Navarro, që në raundin e mëparshëm eliminoi Maria Sharapovën. Sfida zgjati 1 orë e 23 minuta dhe Keys, numri 14 i botës e mbylli atë me rezultatin 2-0 me sete 6-4;6-3.

11:27
10-vite nga binjakëzimi Tiranë-Pekin, Veliaj: Tirana epiqendër e marrëdhënieve të Europës me Kinën

Në 10-vjetorin e binjakëzimit mes dy kryeqyteteve, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim të veçantë një delegacion të lartë kinez,

11:22
PD ndërmerr nismë Kushtetuese: Vetting për politikanët!

Partia Demokratike do të ndërmarrë nismë kushtetuese për vetingun në politike dhe ka qenë vetë kryetari i saj, Lulzim Basha në takimin e opozitës në Elbasan që ka shpallur katër objektivat e “e platformës për çlirimin e qeverisë nga krimi”, siç e quan ai.

11:13
Krimi në Shkodër, Rama: Shifrat flasin qartë, nuk ia vlen të merresh me ata që ikin nga Kuvendi

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me situatën e kriminalitetit në Shkodër. Ai thotë se e vërteta e shifrave flet qartë, por sipas tij nuk ia vlen të merresh me llafet e kujt ikën nga Kuvendi “për të bërë politikë me krimin qytet më qytet”.

11:03
“Shfuqizohet” KAS-i, gjykatat shqiptare mund të vendosin për Skënderbeun?!

Gjykata e Apelit në Bruksel ka tronditur botën e drejtësisë sportive. Ajo ka vendosur së fundmi se Gjykata e Arbitrazhit Sportiv i njohur ndryshe si KAS i Lozanës, nuk do të ketë më ekskluzivitetin për të qenë shkalla më e lartë e gjykimit të një çështjeje sportive.

10:51
Trump kritikon Nike për mbështetjen e Kaepernick, lojtarit që u gjunjëzua gjatë himnit

Presidenti amerikan, Donald Trump, kritikoi kompaninë e veshjeve sportive, Nike, ngaqë përdori Colin Kaepernick si imazhin e fushatës së re të reklamave.

10:40
“Forca e Ligjit” në veprim, policia detaje nga operacioni në Shkodër

Policia nisi të mërkurën një aksion të gjerë në Shkodër për zbulimin e grupeve kriminale që dyshohet se kanë gisht në ngjarjet e rënda të muajve të fundit në këtë qytet. Raportohet për 4 persona të arrestuar gjatë mbrëmjes.

10:33
Basha: Elbasani, simbol i bashkëqeverisjes me krimin

Edhe seancën e kësaj të enjteje në Kuvend, opozita e bojkotoi duke organizuar një mbledhje në qytetin e Elbasanit, nga ku kryetari i PD e quajti si simbolin e bashkëqeverisjes me krimin.

10:33
Buxheti 2018 në Kuvend. Opozita sërish bojkot, mblidhet në Elbasan

Prej orës 10:00 në Kuvend ka nisur seancën plenare e radhës, ku në rend dite është pr/ligji për Buxhetin e vitit 2018, por ashtu si në seancën e parë të këtij sesioni parlamentar opozita ka bojkotuar pjesëmarrjen.

10:25
Rikthehet vettingu, para KPK prokurori i Apelit në Durrës

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit është rikthyer në funksion të plotë pas pushimeve, duke nisur procesin e rivlerësimit me seancën dëgjimore të prokurorit të Apelit të Durrësit, Bujar Hoti.

10:18
“Shqiponja” ndaj Serbisë, Xhaka e Shaqiri kërkojnë falje

Për herë të parë, lojtarët e Zvicrës, edhe ata me origjinë shqiptare, kanë kërkuar zyrtarisht falje para gazetarëve për simbolin e “Shqiponjës” në ndeshjen ndaj Serbisë.

10:08
Ndryshimi i kufirit Kosovë-Serbi, deputeti gjerman: E pranojmë, nëse ka marrëveshje

Deputeti i së majtës në Bundestag, Stefan Liebich, shprehet se është kundër çdo ideje për këmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë, por thekson se nëse dy vendet bien dakord me njëri-tjetrin, atëherë do ta pranojnë vendimin e tyre.

10:05
“Office Bag”, rikthim në zyrë

Çanta është më shumë se një aksesor dhe këtë e konfirmon dhe shkenca. Sipas psikologëve dhe shkencëtarëve, ajo tregon shumë për personalitetin tonë, përmirësimin e humorit dhe madje ndikon edhe në performancën në punë dhe kombinimin e veshjeve.

09:54
Bie vlera e monedhave në vendet me ekonomi në zhvillim

Fillimisht ishte Argjentina, e pasuar nga Turqia. Tani, investitorët dhe formuluesit e politikave janë duke ndjekur me shqetësim rënien e vlerës së monedhave të një numri vendesh me ekonomi në zhvillim, shumica e të cilave kanë borxhe të mëdha në dollarë.

09:40
Fundi i verës, jetë të gjatë nxirjes nga dielli!

Një nga shenjat e mirëqënies që na kanë dhuruar pushimet është dhe ngjyra e bronztë e lëkurës dhe fakti që e kemi ende këtë ngjyrë na përmirëson humorin dhe e përballojmë më lehtë rikthimin në të përditshme.

09:38
Godet me thikë bashkëfshatarin, arrestohet 30-vjeçari

Një 30-vjeçar nga fshati Lybeshë i Poliçanit është arrestuar pasi ka plagosur duke e goditur me thikë një 27-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta.

09:23
Marcelo i mbyll derën Juves

Pak ditë më parë, Marcelo vinte në pikëpyetje vendimin e trajnerit të Real Madrid për ta zëvendësuar në të 60-tën kundër Gironës, e nuk ishin të paktë ata që ndër fjalët e mbrojtësit madrilen shihnin mesazhe “dashurie” për Juventusin.

09:20
Shigjetari, shenja e ditës

Hëna sot mund të të bëj pak nostalgjike. Nëse të mungon një person, mos prit të jetë ai që të kërkon, apo që rastësia të të bëj ta takosh: fol me të me spontanitet dhe ëmbëlsi.

09:03
Rezistenca anti-Trump? Reagimi i presidentit në Twitter: Tradhti

Presidenti Donald Trump e quajti ‘pa shtyllë kurrizore’ autorin anonim të një shkrimi të botuar nga gazeta New York Times në rubrikën e opinioneve, i cili duke pretenduar se është zyrtar i lartë i administratës, flet për një rezistencë brenda Shtëpisë së Bardhë kundër kreut të administratës.

08:47
Shtyu kundërshtarin, Mbappe 3 ndeshje jashtë fushe

Sulmuesi i PSG, Kylian Mbappe reagoi ashpër ndaj ndërhyrjes me qëllim të Teji Savenier, duke e shtyrë kundërshtarin, i cili u rrëzua në tokë.

08:26
Pas 14-vjeçarit, tjetër vrasje në Mamurras

Rreth orës 04:30 të së enjtes, pranë xhamisë së qyteti të Mamurrasit është plagosur me armë zjarri një 27 vjeçar, banues në Mamurras, i cili është transportuar për në Spitalin e Traumës në Tiranë, por rrugës ka ndërruar jetë.

08:22
Aplikacioni Facebook po hiqet gjithmonë e më shumë nga celularët

Facebook-u po zhduket gjithmonë e më shumë në mesin e të rinjve dhe zhgënjimi me platformën kryesore të mediave sociale po shtrihet edhe te përdoruesit më të vjetër.

08:05
Martin Weber kërkon postin e Juncker

Europaarlamentari gjerman i Partisë Kristiansociale, Manfred Weber ka shprehur interesin për të qenë president i ri i Komisionit Europian. Ndërkohë që negociatori i Brexit, Michel Barnier e ish-kryeministri finlandez, Alexander Stubb janë konkurrentët e tij.

E mërkurë, 05 Shtator 2018
23:41
“Luther” – Çfarë do të ndodhë në episodin 6

I vetmi njeri që mund të ndihmojë Luterin, që tashmë akuzohet për vrasje, është Elisa. Ai duhet t’i vjedhë provën Ridit e ta diskreditojë. Po, i zihet besë Elisës?

22:57
Cana, Tare e Strakosha, pretendentë për dy çmime “Ambasadorë të Sportit”

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, dhe portieri i klubit bardhekaltër, Thomas Strakosha, garojnë për dy çmime prestigjioze në vendin tonë.

22:53
Aksioni i policisë për krimet në Shkodër, 4 në pranga

Policia nisi të mërkurën një aksion të gjerë në Shkodër për zbulimin e grupeve kriminale që dyshohet se kanë gisht në ngjarjet e rënda të muajve të fundit në këtë qytet. Raportohet për 4 persona të arrestuar gjatë mbrëmjes.

22:33
Japoni, Sony nuk rregullon më pajisjet PlayStation 2

Sektori japonez i Sony-t ka ndërprerë riparimet për konsolat PlayStation 2.

22:15
Itali, zhduken 50 emigrantë të anijes “Diciotti”. Salvini: A nuk i kisha rrëmbyer unë?

Rreth 50 emigrantë të anijes “Diciotti” janë zhdukur. Disa janë larguar nga qendra “Rocca di Papa” përpara se të niseshin drejt dioqezave mikpritëse, ndërsa të tjerë kanë humbur gjurmët me të mbërritur në qendra të ndryshme të “Caritas”-it.

22:06
Mamurras, vritet me thikë një 14-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Mamurras, ku një 14-vjeçar është vrarë me thikë.

21:47
“Rregullat e Vrasjes së Përsosur 2” – Çfarë do të ndodhë në episodin 13 dhe 14

Analiza vazhdon një plan të rrezikshëm për të mbrojtur ekipin nga Filipi. Uesi vazhdon të hetojë vdekjen e të ëmës. Kalebi zhduket.

21:39
Kuvendi shtyn punimet të enjten, Veseli: Koordinim mes grupeve për bashkim seancash

Pasi dështimit një ditë më parë të seancës së jashtëzakonshme të thirrur nga qeveria për përbërjen e ekipit negociator, në lidhje me bisedimet për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, këtë të mërkurë dështoi edhe seanca e kërkuar nga opozita për të debatuar në lidhje me angazhimet e presidentit të Kosovës, për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjimit të kufijve” në dialogun mes Prishtinës e Beogradit.

21:30
18 trajnerë që i “mbijetuan” Botërorit (Foto)

Botërori la pas “viktimat” e tij. Emri më i bujshëm që u largua nga drejtimi i një kombëtareje pas kompeticionit të zhvilluar në Rusi është Jorge Sampaoli, i cili u shkarkua nga detyra pasi dështoi me Argjentinën.

21:01
Japoni, viktima e parë e fatkeqësisë në impiantin e Fukushimës

Japonia ka zyrtarizuar vdekjen e parë të një punonjësi të impiantit bërthamor të Fukushimës, si pasojë e ekspozimit ndaj rrezatimit. Viktima, një burrë rreth të 50-ave, ndërroi jetë nga tumori në mushkëri, që iu diagnostikua në vitin 2016.