Zelensky kritika pas zbehjes së ndihmave ushtarake: Bisedimet për Ukrainën nuk mund të shtyhen për shkak të luftës në Iran
Martesa mes personave të të njëjtit seks nuk do të jetë më krim në Indi. Në një lëvizje historike, Gjykata e Lartë e vendit rrëzoi një vendim të vitit 2013, i cili mbante në fuqi ligjin e epokës koloniale, të njohur si “Seksioni 377”, ku marrëdhëniet homoseksuale konsideroheshin “një shkelje e panatyrshme”.
Ky ka qenë një nga ligjet më të vjetër në botë që ka penalizuar lidhjet brenda të njëjtit seks dhe India ngurronte shumë ta përmbyste.
Përkrahësit e fushatës për rrëzimin e ligjit polemizues brohoritën me të madhe përpara dyerve të gjykatës, kur u dha lajmi i vendimit të saj, e disa shpërthyen në lot.
“Kriminalizimi i marrëdhënieve seksuale është joracional, arbitrar dhe dukshëm jokushtetues”, deklaroi kreu i drejtësisë, Dipak Misra, gjatë leximit të vendimit në Nju Delhi.
Ligji 157-vjeçar i kohës koloniale i ndëshkonte akte të caktuara seksuale me 10 vite burg. Komuniteti indian i homoseksualëve dhe transgjinorëve ka luftuar për një kohë të gjatë që ky ligj të rrëzohej, duke e cilësuar edhe vet ekzistencën e tij si provë të qartë diskriminimi ndaj tyre.
Top Channel