Madison Keys vijon rrugëtimin e saj në turneun e fundit Grand Slam të vitit, US Open. Tenistja amerikane, finaliste e këtij evenimenti vitin e kaluar u kualifikua për në gjysmëfinale pasi mundi spanjollën Carla Suarez Navarro, që në raundin e mëparshëm eliminoi Maria Sharapovën. Sfida zgjati 1 orë e 23 minuta dhe Keys, numri 14 i botës e mbylli atë me rezultatin 2-0 me sete 6-4;6-3.

Në gjysmëfinale, Keys do të përballet me Naomi Osakën. Tenistja japoneze eliminoi në çerekfinale ukrainasen Tsurenko 2-0. Ishte një ndeshje pa histori ajo mes Osakës dhe Tsurenkos me japonezen që e mbylli atë pas 57 minutave duke i fituar setet 6-1;6-1.

Në kampin e meshkujve, gjysmëfinalja e dytë do të jetë ajo mes Novak Djokovic dhe Kei nishikori. Djokovic, eliminoi në çerekfinale australianin Millman që eliminoi Roger Federer. tenisti serb, numri 6 i botës e zgjidhi këtë ndeshje pas 2 orë e 49 minutash loje duke e fituar me rezultatin 3-0 me sete 6-3;6-4; 6-4.

Ndërsa Kei Nishikori eliminoi në çerekfinale Marin Cilic duke marrë hakun për finalen e US Open të vitit 2014. Ndeshja ishte e ekuilibruiar dhe zgjati 4 orë e 9 minuta dhe japonezi e mbylli atë 3-2. Cilic fitoi lehtë setin e parë 6-2, por Nishikoir iu përgjigj duke fituar të dytin e të tretin 6-4;7-6. Seti i katërt shkoi sërish për Cilic që e fitoi 6-4, por në setin final ishte Nishikori që mori më të mirën duke e fituar atë 6-4 dhe krejt ndeshjen 3-2.

Top Channel