Ndryshimi i kufirit Kosovë-Serbi, deputeti gjerman: E pranojmë, nëse ka marrëveshje

06/09/2018 10:08

Deputeti i së majtës në Bundestag, Stefan Liebich, shprehet se është kundër çdo ideje për këmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë, por thekson se nëse dy vendet bien dakord me njëri-tjetrin, atëherë do ta pranojnë vendimin e tyre.

Në një intervistë për DW, ai ka deklaruar se kur dëgjohet sikur ka logjikë që problemet të zgjidhen me këmbime territoresh. Por kjo është një politikë e gabuar, një politikë që përpiqet të krijojë shtete monoetnike, duke e vënë theksin tek puna për heqjen e kufijve në kuadër të BE-së dhe jo duke krijuar shtete të pastra etnikisht me këmbime territoresh.

Por teksa pyetet se çdo të ndodhte nëse Serbia dhe Kosova të binin dakord me njëra-tjetrën, Stefan Liebich shprehet se: “Ne nuk jemi fuqi koloniale. Janë shtete sovrane dhe mund të vendosin vetë, nëse duan ta bëjnë, ne duhet ta pranojmë. Edhe më parë ka pasur raste të tilla, si për shembull kur Çekosllovakia u bë Çeki dhe Sllovaki, para pak kohësh u krijua Sudani i Jugut. Gjëra të tilla janë të mundshme, juridikisht korrekte dhe ne duhet t‘i pranojmë. Por unë personalisht mendoj se këto nuk i zgjidhin konfliktet e brendshme të secilit vend”.

Top Channel