“Hell’s Kitchen” së shpejti në Top Channel – Apliko tani!

06/09/2018 13:39

Një nga formatet më të suksesshëm në zhanrin “reality” në të gjithë botën! Një show, që ndërthur garën, tensionin, pasionin dhe gatimin! Një program që do të përcjell emocione të mëdha, jo vetëm tek konkurrentët, por edhe tek i gjithë publiku.

“Hell’s Kitchen” numëron në Amerikë 17 sezone të suksesshme! Vjen së shpejti në Top Channel! Çfarë ndodh në kuzhinën e shefit, kur ne shkojmë në një restorant. Përtej, shijes, delikatesës dhe emocionit që marrim nga të shijuarit të një recete me 5 yje, ka shumë mund, përgatitje, tension, kujdes dhe përkushtim.

Dëshironi dhe ju të bëheni pjesë e programit si konkurrentë, për të avancuar në fushën e gastronomisë, por jo vetëm. Me protagonist, shefin më të mirë në vend, Renato Mekolli. Kjo është mundësia jote. Apliko tani!

Top Channel