Kryeministri Rama ironizoi me anë të një statusi në rrjetet sociale mbledhjen e opozitës një ditë më parë në qytetin e Shkodrës, ndërsa Ervin Salianji i ftuar në “Top Talk” e komentoi kështu:

“Kur ndjek humor, nuk preferoj humor të zi, por ndjek më mirë “Sekretet e Portokallisë” tani në vere, kur nuk është “Portokallia” sesa të ndjek një kryeministër, i cili tenton ose përpiqet që të tallet me jetën e qytetarëve”, tha Salianji.

Më tej, deputeti i PD u shpreh se situata në Shkodër është mjaft e rëndë dhe jo vetëm Kryeministri, por i gjithë vendi duhet ta marrë me seriozitetin më të madh.

“Nuk është momenti për të bërë humor të zi, pasi është një situatë e rëndë, të cilën Kryeministri dhe e gjithë Republika duhet ta marrë me seriozitet sepse ka humbur sovraniteti në një pjesë të rëndësishme të vendit”, tha deputeti i PD.

Top Channel