E shtunë, 20 Tetor 2018
09:43
Maqedoni, Zaev: Ky është fillimi, na pret edhe shumë punë

Pasi në Kuvendin e Maqedonisë votuan pro 80 deputetë, sa 2/3-tat e nevojshme për ndryshime kushtetuese, kryeministri Zoran Zaev tha se ky është vetëm fillimi dhe se kemi shumë për të bërë.

09:30
Afganistan, shpërthime në ditën e zgjedhjeve parlamentare

Shpërthime të shumta kanë tronditur qendrat e votimit përreth Kabulit, këtë të shtunë, teksa njerëzit kanë nisur të hedhin votat e tyre në zgjedhjet legjislative të shtyra prej një kohe të gjatë.

09:11
Studimi, ndryshojnë tendencat e emigrimit të shqiptarëve: 52% mendojnë largimin

Më shumë se gjysma e popullsisë shqiptare do të donte të shkonte në vendet më të pasura dhe me shkollim më të mirë, tregoi një studim i publikuar ditën e premte.

09:07
Tajvan, mijëra protestues në kërkim të referendumit për pavarësi nga Kina

Mijëra aktivistë pro pavarësisë së Tajvanit kanë zbritur në rrugë gjatë kësaj të shtune, në një miting madhor që mbahet kundër Pekinit dhe kundër qeverisë së sulmuar ashpër të ishullit.

08:46
Tragjedia hekurudhore në Indi, rritet numri i viktimave

Rreth 60 persona rezultojnë tashmë të vdekur, pas ngjarjes tragjike të një dite më parë, kur një tren u përplas me një turmë njerëzish që po shikonin një shfaqje fishekzjarresh në Indi. Dhjetëra të tjerë janë të plagosurit e aksidentit, disa prej të cilëve në gjendje të rëndë.

08:21
Misteret e Mërkurit, misioni që mund të eksplorojë origjinën e Sistemit Diellor

A është bërthama e Mërkurit e lëngshme, apo e ngurtë? Pse, në planetin më të vogël të sistemit tonë diellor, bërthama është kaq e madhe? Çfarë mundet të na tregojë neve planeti më i afërt me Diellin, mbi ekzistencën e sistemit tonë diellor?

05:37
Çipa: Paratë nga jashtë, intimidojnë dhe shantazhojnë median shqiptare

Aleksandër Çipa, kreu i Unionit të Gazetarëve, deklaroi në studion e lajmeve të Top Channel se paratë nga jashtë do të intimidojnë dhe shantazhojnë mediat shqiptare për të mbajtur qëndrime të caktuara për çështje kombëtare.

04:42
Protestat në Gaza/ Bie numri i pjesëmarrësve, plagosen 130 palestinezë

Zyrtarët palestinezë njoftuan se të paktën 130 persona u plagosën, pasi u qëlluan nga plumbat e ushtrisë izraelite gjatë protestave në kufirin mes Izraelit dhe Gazës.

02:44
Norvegjia liron spiunin e dyshuar rus, por vijon hetimin e rastit

Autoritetet norvegjeze lëshuan një të burgosur rus nga burgu të premten, pasi e mbajtën atë gati një muaj, me dyshimin për spiunazh.

01:57
Amnistia fiskale në Itali, vijon përplasja mes liderëve të koalicionit qeverisës

Liderët e dy partive në koalicionin qeverisës të Italisë, vijojnë përplasjet në distancë, në lidhje me një pikë të buxhetit të ri, që duket se ka nxjerrë në pah kontradiktat mes tyre, ndonëse qeverisin bashke prej vetëm disa muajsh.

01:19
Merr flakë makina në Korçë, digjet brenda drejtuesi 39-vjeçar

Një shtetas ka humbur jetën, teksa është djegur në mjetin e tij, që kishte marrë flakë në ecje, pak para mesnatës në qytetin e Korçës.

00:32
Arabia pranon zyrtarisht vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi

Arabia Saudite ka pranuar më në fund, pas 18 ditësh, vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi në ambientet e konsullatës së vendit, në Stamboll, më datë 2 tetor të këtij viti.

E premte, 19 Tetor 2018
23:48
Trump për zhdukjen e gazetarit: Mund të sanksionojmë Arabinë Saudite

Autoritetet turke vijojnë punën për të zbardhur ngjarjen e zhdukjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi në konsullatën arabe të Stambollit, teksa sot kanë marrë në pyetje punonjësit turq në këtë zyrë.

23:16
Emri i Maqedonisë, reagon Rama: Gëzuar ditëlindjen, Republika e Maqedonisë Veriore

Menjëherë sapo parlamenti maqedonas u hapi udhë ndryshimeve kushtetuese, për të proceduar më pas me miratimin e ndryshimit të emrit në Republikën e Maqedonisë Veriore, reagoi edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama.

23:15
Pa Kufij 2 – Episodi 3

Një snajper vret njerëz të pafajshëm pa dallim. Rrugët e Parisit përgjaken në mes të ditës me pesë viktima të ndryshme, duke alarmuar çdo agjenci ndërkombëtare.

23:10
Përzgjidhen fotot më të bukura të dasmave

Fotot më të mira të dasmave janë më shumë se thjesht imazhe të bukura.

22:52
Instagrami, rrjeti social më i dëmshëm për shëndetin mendor

Instagrami duket një vend miqësor, një platformë fotografish, ku postimet me suksesin më të madh arrihen falë pozitivitetit që përçojnë, e ku të gjithë dukemi të gëzuar dhe pa stres.

22:52
Prezanton romanin e fundit, Savianon e presin me pyetjen: Nëse do të të arrestonin…?

Po nëse do të të arrestonin, çfarë do të bëje? Mund të duket absurd, por kjo është pyetja që iu bë Roberto Savianos, nga disa gazetarë francezë përgjatë turneut të tij në Francë.

22:36
Emri i Maqedonisë, miratohet me 80 vota pro nisma për ndryshimet kushtetuese

Qeveria e Maqedonisë ia ka dalë mbanë të sigurojë votat për të miratuar nismën për ndryshimet kushtetuese, që i hap rrugën ndryshimit të emrit nga Republika e Maqedonisë në Republika e Maqedonisë së Veriut, e po ashtu edhe rrugën drejt integrimit euroatlantik të fqinjit tonë.

22:28
Dhjetëvjeçari me femrat më të bukura

Debati se cili dhjetëvjeçar i ka pasur vajzat më të bukura vazhdon prej kohësh. Por unë kam zili fotografët që kishin modele femra si Sophia Loren, Elisabeth Taylor, Raquel Welch dhe Ann Margaret.

22:15
Vlorë, plagoset me armë zjarri një 26-vjeçar

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në orët e mbrëmjes së kësaj të premteje, në lagjen “Çole” të Vlorës.

21:50
“Halloween”, filmi horror vjen këtë fundjavë në kinematë “Imperial”

“Halloween”-i vjen më shpejt këtë vit, përmes filmit horror me këtë titull, i cili nis projeksionet në të gjithë rrjetin e kinemave “Imperial”, duke filluar që nga kjo fundjavë.

21:32
Maqedoni, VMRO-DPMNE akuzon për shantazh e kërcënim; LSDM: Do e padisim

Situata është ndezur së tepërmi me deklarata dhe kundërdeklarata mes shumicës qeverisëse dhe opozitës, ndërsa gjatë ditës politikanët kanë qenë të ngarkuar me punimet e Kuvendit për të miratuar ndryshimet kushtetuese që i hapin rrugë ndryshimit të emrit nga Republika e Maqedonisë në Republika e Maqedonisë së Veriut.

20:49
Greqi, kompleksi që u braktis prej plehrave

Në fillim-vitet ’90, kompania SOE paraqiti planin ambicioz për ndërtimin e kompleksit “Dionisos”, në Sitia, Kretë.

20:48
Spitali Amerikan, pranë blerjes së “Henri Dunant Hospital”

Mediet greke shkruajnë se Spitali Amerikan është shumë pranë blerjes së spitalit më të madh në Greqi, “Henri Dunant Hospital”.

20:42
Ministria e Kulturës ngatërron “Shën Kollin” me “Shën Mërinë”, jep tender për një kishë që nuk ekziston

Kisha e Shën Kollit, në fshatin Mesopotam të Delvinës, është monument kulture i kategorisë së parë. Prej 10 vitesh, kjo kishë nuk vizitohet nga asnjë vizitor, pasi është në proces rikonstruksioni.

20:39
Amerikanët kryqëzojnë gishtat! Të paktën njëri do të bëhet…multimiliarder

Natyrisht që do të ishte mënyra më e mirë për të nisur fundjavën. Çmimi për lotarinë “Mega Millions” të kësaj të premteje në Shtetet e Bashkuara i ka kaluar një miliard dollarët, duke u bërë kështu “jackpot”-i më i madh në historinë globale të lotarive, nëse fitohet nga një person i vetëm.

20:35
“Hell’s Kitchen”, spektakli më i suksesshëm i kuzhinës pas pak në Top Channel

Çfarë ndodh brenda një kuzhine kur ne presim porosinë të qetë në restorant? Këtë do ta zbulojmë në Hell’s Kitchen. Formati më i suksesshëm Reality i kuzhinës në botë vjen për herë të parë në Shqipëri.

20:25
Vuçiç: Ushtria e Kosovës do të rrezikonte paqen e stabilitetin

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç deklaroi këtë të premte se, krijimi i ushtrisë së Kosovës do të “rrezikonte paqen dhe stabilitetin” dhe do ta fuste vendin në “telashe të mëdha”.

20:05
Ndalet karvani i 4000 emigrantëve. Trump premtoi t’u dërgojë ushtrinë

Një karvan me 4000 emigrantë ishte nisur nga Hondurasi e po marshonin prej ditësh për në SHBA.

19:58
Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, Veliaj mesazh zonjave të bashkisë

Të gjitha zonjat e Bashkisë së Tiranës kanë marrë sot një e-mail ndërgjegjësues per të kryer ekzaminimin mjekësor falas.

19:50
Vettingu në politikë; Pedagogët: Jo ndryshime të shpeshta në Kushtetutë

Pavarësisht kundërshtive të demokratëve, Kuvendi vijoi konsultimet në lidhje me nismën e opozitës për vetting në politikë. Pjesa më e madhe e pedagogëve të universiteteve publike dhe private që ishin thirrur ngritën një serë pyetjesh, ndërsa nënvizuan se ndryshmet kushtetuese nuk duhet të jenë të shpeshta.

19:16
Maldivet, parajsa në tokë që eksporton terroristë islamikë

Shumica e vizitorëve në ishujt maldive priten shumë ngrohtë. Jo vetëm nga uji kristal i kaltër, shkëmbinjtë koralorë e rëra e artë, por edhe nga buzëqeshjet e stafit të resorteve, të cilët i shoqërojnë në dhoma ku dyshemetë janë shtruar me petale e ku ofrohen lloje të ndryshme masazhesh.

19:12
Arrihet marrëveshja, Rusia do ndërtojë central bërthamor në Uzbekistan

Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij i Uzbekistanit, Shavkat Mirziyoyev, kanë rënë dakord që Rusia të ndërtojë centralin e parë bërthamor në këtë ish republikë sovjetike.

18:46
F1 në Austin; Moti kushtëzon gjithçka, përveç Hamiltonit (Foto)

Lewis Hamilton e nis me këmbën e mbarë fundjavën që mund të jetë ajo e dorëzimit të trofeut të pestë botëror në Formulën 1. Piloti britanik i Mercedesit e mbylli sesionin e parë të provave të lira, në Shtetet e Bashkuara, një sesion i ndikuar nga reshjet e shiut, me kohën prej 1 minutë, 47 sekonda dhe 502 të mijëtat.

18:21
Franca do të dërgojë “Charles de Gaulle” në oqeanin Indian

Franca ka njoftuar këtë të premte se do të dërgojë një aeroplanmbajtëse në oqeanin Indian, vitin e ardhshëm, për të mbrojtur lirinë e lundrimit në një kohë kur Kina këmbëngul edhe më shumë me praninë e saj në ujëra të diskutueshme.

18:08
Superiorja, Kukësi kërkon rikthimin te fitorja

Pas pushimeve të kampionatit nga ndeshjet e përfaqësueses, nga kjo fundjavë rikthehet Kategoria Superiore me javën e fundit të fazës së parë.

17:57
Assange padit qeverinë e Ekuadorit për shkelje të të drejtave

Julian Assange po padit qeverinë e Ekuadorit për shkeljen e “të drejtave dhe lirive themelore” të tij, pavarësisht faktit se ai ende është duke u strehuar në ambasadën këtij vendi në Londër.

17:45
Shtypen nga treni, mbi 50 viktima në Indi

Të paktën 50 persona kanë humbur jetën pasi janë përplasur nga një tren teksa me qindra ishin mbledhur mbi shina për të ndjekur një festival Hindu këtë të premte në veri të rajonit të Punjab.

17:32
Ndryshon stil jetese, “humb” 60 kg – FOTO

Ajo peshonte 142 kg në moshën 22-vjeçare, periudhë në të cilën kuptoi se stili i saj i jetesës po e dëmtonte shumë shëndetin e saj, duke vendosur që të bëjë një ndryshim rrënjësor.

17:28
Reforma në drejtësi, Gjykata Europiane e Drejtësisë “ndalon” Poloninë

Gjykata më e lartë e Bashkimit Europian ka urdhëruar Poloninë të pezullojë menjëherë aplikimin e ligjeve të saj, që ulin moshën e daljes në pension të gjykatësve të Gjykatës Supreme.

17:09
“Merre topin, pasoje topin”. Dokumentar për trajnerin Guardiola (Video)

Lionel Messi, Thierry Henry, Xavi dhe shumë emra të tjerë të njohur të sportit më popullor në planet, kanë dhënë arsyet e tyre përse besojnë se Barcelona është skuadra më e mirë e botës.

16:57
Revolucion në tenis, jo më ndeshje sfilitëse në “Wimbledon”

Organizatorët e turneut të “Wimbledon”-it, një prej takimeve më prestigjioze të tenisit botëror, vendosën të aplikojnë ndryshime për t’iu dhënë fund përballjeve sfilitëse.

16:48
Trump ndez polemika, teksa lëvdon agresorin e gazetarit

Presidenti amerikan, Donald Trump ka shkaktuar jo pak polemika, pasi lëvdoi një kongresmen republikan që sulmoi një gazetar vitin e kaluar, duke thënë “Ai është djali im…”.

16:39
Harry dhe Meghan, argëtim në plazhin “Bondi” të Australisë

Princi Harry dhe Meghan hoqën këpucët dhe këmbëzbathur u argëtuan në plazhin “Bondi”, ndërsa vazhdojnë turin e tyre në Australi dhe Zelandën e Re.

16:33
Papa Françesku, i hapur për vizitën në Penian

Papa Françesku po merr seriozisht në konsideratë një vizitë të paprecedentë në Korenë e Veriut, por më parë duhet të plotësohen disa kushte.

16:23
Parandalimi i anomalive, Mjekët: Kontroll që gjatë shtatzënisë

Anomalitë që po shqetësojnë sot gjithnjë e më shpesh nënat shtatzëna janë anemia, diabeti dhe luhatjet e tensioni, të cilat nëse nuk kapen në kohë nga mjeku gjinekolog mund të shkaktojnë mos rritje të bebit deri dhe humbjen e tij.

16:19
“Sagrada Familia” legalizohet pas një shekulli

Më shumë se një shekull pasi guri i parë i saj u vendos në themel, e 92 vite pasi arkitekti i famshëm i saj u godit në mënyrë fatale nga një tramvaj, “Sagrada Familia” në Barcelonë më në fund po legalizohet.

16:10
Çështja “Khashoggi”, Turqia zgjeron hetimet. Kërkon trupin në pyjet e Stambollit

Policia në Turqi, që po heton për vrasjen e supozuar të gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, ka zgjeruar fushën e saj të kërkimeve.

16:09
Arben Imami në “Top Talk”: Rama dhe Basha po ndajnë paratë

“E gjithë PD është vënë në dispozicion të Bashës për të marrë sa më tepër para nga Edi Rama”, ky është perceptimi që ish-ministri dhe deputeti i Partisë Demokratike, Arben Imami deklaroi në studion e “Top Talk”.

16:01
Arben Imami në “Top Talk”: Me Bashën kryetar opozita do “rrudhet” më shumë

Tepër kritik ka qenë karshi kreut aktual të opozitës, ish-deputeti dhe ministri Arben Imami i ftuar në studion e Top Talk.

15:54
Top Talk/ Arben Imami: Opozita në gjendje të keqe. Shkak dhënie në tavolinë e zgjedhjeve

Pas gati 1 viti heshtjeje, ish-deputeti demokrat Arben Imami ka qenë i ftuar në studion e Top Talk, ku ka vënë në dukje gjendjen e vështirë brenda radhëve të opozitës, ku fajtor për këtë bën edhe kryetarin aktual Lulzim Basha.

15:45
Arben Imami në “Top Talk”: Qeveria Rama e kriminalizuar, më e keqja në 30 vite

Arben Imami ka thyer heshtjen, e gati pas një mungese 1-vjeçare në arenën politike, ish-ministri ka qenë i ftuar në studion e “Top Talk” ku ka folur për situatën politike në vend.

15:35
Rikonstruktohen bibliotekat, në njësinë 10 shtohen edhe 500 tituj të rinj

Të rinjtë që duan të lexojnë dhe jo të shpenzojnë kohën në internet, celular, Ipad apo në kafenë kanë tanimë mundësi për të lexuar.

15:33
Nga sonte në Top Channel nis transmetimi i “Hell’s Kitchen”

Çfarë ndodh brenda një kuzhine kur ne presim porosinë të qetë në restorant? Këtë do ta zbulojmë në Hell’s Kitchen. Formati më i suksesshëm Reality i kuzhinës në botë vjen për herë të parë në Shqipëri.

15:27
Koncesionet, 53 miliardë lekë. Fatura për 16 kontratat më të mëdha koncesionare

Biznesi i koncesioneve arriti në 53 miliardë lekë vitin e kaluar, duke shënuar një rekord të ri historik.

15:10
Para greke dhe në Shkup; Mediat në Maqedoni heshtin mbi skandalin

Mediat në Maqedoni kanë heshtur për çështjen e financimit të portaleve nga Greqia, në një kohë që Parlamenti i vendit po përpiqet të kalojë ndryshimet kushtetuese për emrin. Pas publikimit të lajmit nga Top Channel, në Maqedoni ende nuk dihen portalet që kanë marrë financime nga Athina zyrtare.

15:06
Maqedoni, VMRO DPMNE: Mazhoranca nuk ka mandate për ndryshimet kushtetuese

Deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshoski doli në një konferencë për shtyp ku kërkoi që të mos ketë vonesa në votimin për ndryshimet kushtetuese.

14:36
Arben Imami thyen heshtjen në Top Talk

Arben Imami thyen heshtjen gati 1-vjeçare e flet për situatën politike në tërësi dhe opozitën në veçanti.

14:15
Gjermani, urdhërohet tërheqja nga tregu i 73 mijë makinave Opel

Autoriteteti i transportit në Gjermani deklaroi tha të premten se kishte urdhëruar prodhuesin e makinave Opel të të tërheqë 73.000 automjete diezel në mbarë botën, të cilat ishin konfiguruar të mashtronin testet e emisioneve rregullatore.

14:03
Asnjë vend bosh për derbin Inter-Milan

Në fundjavën që i paraprin derbit të 169 të Milanos, duket se ka një fitues ende pa nisur loja.

13:41
Maqedoni, vonesa në seancën për ndryshimet kushtetuese

Ndonëse kanë kaluar afro një orë e 30 minuta, seanca e sotme e kuvendit në Maqedoni ku pritet të votohen ndryshimet kushtetuese akoma nuk ka filluar.

13:37
Sazet e Myzeqesë. Vazhdon tradita e festivalit të muzikës në Lushnje

“Kabaja myzeqare” mblodhi për dy netë rresht në Lushnje instrumentistët e 12 grupeve të muzikës popullore jo vetëm nga Lushnja, por edhe Fieri, Divjaka dhe Berati.

13:18
Rama: Vëmendja ime, te njerëzit; vëmendja e tyre, te unë

Kryeministri Edi Rama shkroi në Tëitter se “check up”-i tregon se kreu i qeverisë e ka vëmendjen te njerëzit, ndërsa kundërshtarët e tij politikë e kanë mendjen te ai.

13:10
Alexis Sanchez, drejt largimit nga Manchester United

Vetëm 9 muaj pas transferimit të bujshëm nga Arsenali te Manchester United, sulmuesi Aleksis Sanchez kërkon të largohet nga skuadra e “Old Trafford”.

12:56
Stresi mbetet në burg. Pas arrestimit i jepen dy masa ndalimi nga gjykata

Arkimed Lusha, i njohur ndryshe si Stresi, është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës.

12:45
Zbulohet laborator për prodhimin e heroinës në Has

Në një zonë periferike të Hasit, policia gjatë një kontrolli zbuloi një objekt që dyshohet se ishte përshtatur si laborator për përpunimin e heroinës.

12:31
Vritet punëtori në fabrikë. Aksidenti te çimento në Elbasan, edhe një i plagosur

Një aksident i rëndë i ndodhur në fabrikën e çimentos në Elbasan mesditën e sotme i ka marrë jetën 56-vjeçarit Musa Sula, ndërsa një tjetër punonjës ka mbetur i plagosur rëndë.

12:22
ByteDance po çmend mediat sociale

Aplikacionet e rrjeteve sociale kineze kanë kohë që përpiqen të fitojnë sa më shumë përdorues jashtë tregut vendas.

12:19
Dëmet e përmbytjeve. Gjirokastra bëhet gati për dimrin

Dëmet e reshjeve të vitit të kaluar krijojnë ende probleme në të gjithë Qarkun e Gjirokastrës.

12:14
Ndërtimi i gazsjellësit. Nisin punimet për pjesën në det

Në Seman të Fierit nisën të premten punimet për ndërtimin e seksionit detar të Gazsjellësit Trans Adriatik, me gjatësi 105 km.

12:01
Evropiani 2020, UEFA stilon ndeshjet me rrezik. Kosova nuk mund të luajë ndaj dy skuadrave

Edhe pse ka ende kohë deri në hedhjen e shortit për Kampionatin Europian të Futbollit 2020, janë stiluar tashmë edhe ndeshjet me rrezik të lartë që duhet medoemos të evitohen.

11:51
Bushati i mbyll derën Turqisë për ekstradimet

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, i ktheu përgjigje homologut të tij turk Mevlut Çavusoglu, i cili kërkoi nga Shqipëria që të largojë “terroristët turq”.

11:40
Top Channel Exclusive: Greqia financon portale në Shqipëri

Top Channel mëson se Greqia financon me fonde sekrete portale, media dhe gazetarë në Shqipëri dhe vende të tjera të rajonit.

11:38
3 shenjat e Horoskopit që nuk janë ambicioze

Ambicia është karakteristikë që nuk e kanë të gjitha shenjat e horoskopit.

11:36
Korçë, gjykata lë në burg infermierin që merrte para’ për nota kaluese

Mbetet në burg infermieri i Spitalit të Korçës, i cili u merrte para’ studentëve për t’i kaluar në provime.

11:12
Ministri i Jashtëm turk, kërkesë Shqipërisë: Largoni FETO-n!

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, kërkuar nga Shqipëria në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun Ditmir Bushati që të largojë “terroristët turq”, që, sipas tij, kanë hyrë nëpër institucionet shqiptare.

11:06
Violinisti i njohur shqiptar, koncert në Tiranë

Violinisti i njohur shqiptar, Jonian Ilias Kadesha, do të performojë sot në mbrëmje në Tiranë, për publikun kryeqytetas.

11:01
Aksident me pasojë vdekjen në Shkodër

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e së premtes në fshatin Gur i Zi në Shkodër.

10:49
Bushati pret homologun turk. Çavusoglu: Do të ndërtojmë shkolla të reja në Shqipëri

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati priti paraditen e së premtes homologun e tij turk Mevlut Çavusoglu. Pas takimit, ministrat dolën në një konferencë të përbashkët për shtyp, ku Çavusoglu premtoi ndërtimin e disa shkollave në vendin tonë.

10:42
10 tempujt më të mëdhenj në botë (Foto)

Një tempull përcaktohet si një strukturë e rezervuar për aktivitete fetare ose shpirtërore.

10:34
Xavi mbron Messin nga kritikat e Maradonës

Xavi Hernández, i cili luan aktualisht për Al Sadd, mbroi ish-shokun e tij të skuadrës te Barcelona, Leo Messin, nga kritikat e fundit të Diego Armando Maradonës.

10:08
Policia turke kërkon në pyll trupin e Khashoggit

Policia turke, që po heton intensivisht zhdukjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi, i ka zgjeruar kërkimet e saj edhe në pyll.

09:58
Ushtria e Enver Hoxhës në “Gjurmë Shqiptare 5”

Gjurmë Shqiptare 5. Cila ka qene ushtria e shtetit shqiptar gjatë komunizmit?

09:50
“Bolt nuk do të bëhet kurrë futbollist”

Pas 8 medaljeve të arta olimpike në garat e shpejtësisë, atleti Usain Bolt është angazhuar totalisht për t’u bërë futbollist.

09:22
Stresi sot para gjykatës, do të njihet me masën e sigurisë

Stresi do të dalë përpara Gjykatës së Tiranës për masën e sigurisë.

08:47
Zjarr në Malësi të Madhe. Merr flakë pylli në Shkrel

Pas zjarrit në një pyll të Lushnjes, një tjetër vatër flakësh u aktivizua në Malësi të Madhe të enjten.

08:38
NBA, Lakers dhe LeBron James debutojnë me humbje

Tifozët e basketbollit po prisnin me padurim debutimin e Los Angeles Lakers në këtë sezon, pasi skuadra kaliforniane ka tashmë në gjirin e saj LeBron James. Por, ndeshja e parë e sezonit për Lakers u shoqërua me humbje kundër Portland Trail Blazers.

08:11
Arda Turan, lidhje me Fetullah Gylenin?

Pas gjobës së majme nga klubi dhe pasi rrezikon 12 vite burg për një sherr në lokal, Arda Turan gjendet përballë një telashi tjetër.

05:41
Zhdukja e Khashoggit, Franca e dyzuar në qëndrimin ndaj Arabisë Saudite

Franca tërhoqi ministrin e financave nga një konferencë investimi e planifikuar për t’u mbajtur në Arabi, në përgjigje të zhdukjes së pashpjegueshme të gazetarit saudit Jamal Khashoggi, por shprehu besimin se marrëdhëniet midis aleatëve nuk do të dëmtohen.

04:58
Dombrovskis: Buxheti i Italisë nuk kërcënon stabilitetin financiar të BE-së

Buxheti i planifikuar i Italisë nuk përbën një kërcënim “të ngjashëm me Greqinë” ndaj stabilitetit financiar të Bashkimit Evropian, por Brukseli po vështron me kujdes se cilët mund të jenë “hapat e ardhshëm”, tha shefi i shërbimeve financiare të bllokut të enjten.

04:13
Vulin: Kosova nuk mund të ketë ushtri, e pengon Rezoluta 1244

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, komentoi vendimin e Kuvendit të Kosovës, për krijimin e ushtrisë, duke thënë se kjo nuk mund të ndodhë, derisa të jetë në fuqi Rezoluta 1244.

03:29
Lojtarët festojnë pa lejë, dorëhiqet trajneri i Sllovakisë

Jan Kozak ka vendosur të japë dorëheqjen si trajner i Kombëtares së Sllovakisë, pas më tepër se 5 vitesh në atë post, një ditë pasi skuadra e tij u mposht në sfidën përballë Republikës Çeke.

02:44
Buxheti i Italisë përçan edhe koalicionin qeverisës

Buxheti i miratuar nga qeveria italiane të premten e kaluar dhe që është dërguar për miratim në Bruksel, përveç se ka hasur në kundërshtitë e Komisionit Europian, ka sjellë edhe probleme në koalicionin qeverisës.

01:14
Morata bën gati valixhet, nuk e preferon as Sarri

Verën e 2017-ës, transferimi i Alvaro Moratës te Chelsea ishte një nga më të bujshmit, por pas vetëm pak javësh, Antonio Conte e uli në stol, i zhgënjyer nga performanca e tij.

00:32
Pompeo takon Trump: Arabia ka nevojë për kohë, për të zbardhur zhdukjen e gazetarit

Diplomati më i lartë amerikan i këshilloi Presidentit Donald Trump të enjten për t’i dhënë Arabisë Saudite më shumë kohë për të hetuar zhdukjen e gazetarit Jamal Khashoggi, edhe pse Sekretari i Thesarit Stiven Mnuchin braktisi planet për të marrë pjesë në një konferencë investimesh në Riad, duke vënë në diskutim çështjen e profilit të lartë.

E enjte, 18 Tetor 2018
23:55
Putin: ISIS ka marrë 700 pengje dhe po vret nga 10 çdo ditë

Presidenti Vladimir Putin tha të enjten se militantët e Shtetit Islamik kishin kapur rreth 700 pengje në pjesën e Sirisë të kontrolluar nga forcat e mbështetura nga Shtetet e Bashkuara dhe kishin ekzekutuar disa prej tyre, ndërsa kërcënojnë të vrasin më shumë.

23:22
Komisioni Europian letër Italisë: Buxheti shkel politikat financiare të unionit

Komisioni Europian reagoi në lidhje me buxhetin e shumëdiskutuar të vitit 2019, të Italisë nëpërmjet një letre, dërguar autoriteteve italiane, që me shumë gjasë po i paraprin refuzimit të miratimit final të tij.

22:54
Trump: Khashoggi mund të ketë vdekur. Pasojat, shumë të rënda për sauditët

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi për herë të parë këtë të enjte se, tashmë beson që gazetari Jamal Khashoggi është vrarë, e përsëriti gjithashtu paralajmërimin për “pasoja tejet të rënda”, nëse Arabia Saudite provohet të ketë përgjegjësi për eliminimin e tij.

22:13
Pas denoncimit në “Fiks Fare”, shkarkohen inspektorët tatimorë

Me transmetimin e filmimeve sot në mbrëmje gjatë emisionit investigativ “Fiks Fare” në Top Channel, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve vendosi largimin e menjëhershëm nga detyra të tre inspektorëve, të përfshirë në një akt korruptiv.