Ndërtesa “Chrysler”, një nga godinat më ikonë në Nju Jork, është nxjerrë në shitje nga pronarët. Këta të fundit nuk kanë përcaktuar një çmim.

Godina në mes të Manhattanit konsiderohet si një kryevepër e “Art Deco”-s dhe u ble në vitin 2008 nga Mubadala, që pagoi 800 milionë dollarë për 90 për qind të aksioneve.

Lajmi për shitjen e ndërtesës vjen në një kohë të vështirë për tregun e pronave të paluajtshme në Nju Jork, veçanërisht në Manhattan.

Ndërtimet në kopshtet “Hudson”, në anën perëndimore të Manhattanit, do të përfundojnë shpejt, me më shumë se 1.6 milionë metra katrorë zyra të reja dhe rezidenca banimi.

Kjo ka bërë që të ulen çmimet edhe për ndërtesat ekzistuese. Vetëm vlera e tokës, mbi të cilën është ngritur ndërtesa “Chrysler” përllogaritet në 679 milionë dollarë.

Ndërtesa, që është hapur në vitin 1930, është 319 metra e lartë. Ajo ka qenë ndërtesa më e lartë në botë, por e ka ruajtur këtë status për vetëm 11 muaj, pasi u rrëzua nga froni prej “Empire State Building”, po në Manhattan.

Ndërtesa ka qenë një projekt personal i Walter Chrysler, themelues i prodhuesit të makinave që mbajnë të njëjtin emër, por edhe mbeti e ndarë nga biznesi i automobilëve.

Top Channel