Një incident i rëndë ka ndodhur si pasojë e motit të keq në qytetin e Shkodrës.

Bora ka shembur çatinë e një pike karburantit në hyrje të qytetit dhe çatia ka zënë brenda punonjësin.

Në vendngjarje shkuan shërbimet e policisë dhe zjarrfikësit për të nxjerrë nga rrënojat trupin e viktimës dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Gjithashtu, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i fermentimit” është shembur një tjetër karburant i po të njëjtës kompani.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Top Channel