E enjte, 18 Tetor 2018
21:55
Open/ “Paketa antishpifje do fundosë Ramën dhe ‘kamikazët’ e tij!”

I ftuar në emisionin “Open” të Eni Vasilit, gazetari Arjan Çani u shpreh se paketa Antishpifje e propozuar nga kryeministri, do ta fundosë Edi Ramën.

21:53
Shtatë orë në radhë për kanabis, mbyllet dyqani. Zë radhë sërish pa gdhirë

Dita e dytë e kanabisit rekreativ të ligjshëm në Kanada, pikërisht e enjtja e sotme pa të krijoheshin edhe më shumë radhë jashtë pikave të shitjes, por vuri në dukje edhe mungesa furnizimesh në pjesë të shumta të vendit.

21:50
Snoop Dogg nuk dredh vetëm cigare hashashi

Shumë njerëz, po t’i pyesësh se ç’mendojnë se do të jetë duke bërë sot këngëtari i famshëm Snoop Dogg, mund të përgjigjen se po dredh ndonjë cigare hashash e se po kompozon ndonjë këngë rap, dy gjërat që i dhanë famë në vitet ‘90.

21:26
Open/ Paketa antishpifje, “luftë” kundër medieve apo opozitës?

Paketa antishpifje e propozuar nga Kryeministri Rama u diskutua mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” nga Eni Vasili.

20:52
Zhurmat, dyfishi i normave të BE. Ja zona më problematike në Tiranë

Një monitorim i pavarur i zhurmave në qytetin e Tiranës për 2018-en, tregon diferencim të madh të vlerave nga matjet e vitit të kaluar te Agjencisë Kombëtare të Mjedisit. Sipas raportit të realizuar nga Qëndresa Qytetare rezulton se niveli i zhurmës tek 21 Dhjetori është 97.5 decibel, ndërsa të dhënat e AKM tregojnë 64 decibel.

20:46
Në shkollë për profesion, rriten kërkesat për programet dy vjeçare

“Një zanat nuk të lë kurrë në baltë”, thotë një shprehje e popullit që tregon rëndësinë që ka një profesion i duhur. Në 3 vitet e fundit në vendin tonë ofrohen programe 2-vjeçare studimi nga kolegje universitare dhe universitete publike e private. Vetëm këtë vit u hapën 46 programe të reja duke e çuan në 66 numrin total të tyre. Në të po studiojnë rreth 1300 studentë.

20:44
Norvegjia kërkon falje për keqtrajtimin e “vajzave të gjermanëve”

Përgjatë pushtimit nazist në Luftën e Dytë Botërore, 50 mijë vajza norvegjeze u dashuruan me ushtarë dhe zyrtarë gjermanë, duke pasur edhe fëmijë prej tyre.

20:42
Klientët nuk çohen nga lokali, pavarësisht kufomave

Është qytezë e famshme për plazhistë, me resorte e me turistë të huaj e të pasur, por kohët e fundit është bërë si skenë lufte.

20:32
E kapin pa licencë, 700 euro ryshfet për të mos mbyllur biznesin

Emisioni investigativ “Fiks Fare” solli mbrëmjen e kësaj të enjteje një skandal lidhur me inspektorët tatimorë, të cilët gjatë muajve të verës kanë ushtruar kontrolle kundër informalitetit, në bizneset që ushtrojnë aktivitetin e tyre në qytetet bregdetare.

19:52
Vrau me thikë 16-vjeçarin në Fier, dorëzohet në polici autori

Autori i ngjarjes së rëndë të pasdites së të enjtes në qytetin e Fierit, ku vrau me thikë një 16-vjeçar, është dorëzuar në polici në orët e mbrëmjes.

19:44
Qeveria hap garën për koncesionin e aeroportit të Kukësit. Menaxhimi për 35 vite

Qeveria ka hapur garën për koncesionin e aeroportit të Kukësit. Ka qenë bashkimi i shoqërive “Kastrati” dhe “T.M.D Systems që ka shprehur interes zyrtarisht duke kërkuar koncesionin dhe qeveria e ka shpërblyer me një bonus në garën që po zhvillohet mbi bazën e projektit të paraqitur.

19:34
Talebanët shënjestruan gjeneralin e NATO-s. Vriten 3, plagosen të paktën 12

Një shef afgan policie, i konsideruar me shumë pushtet, rezulton mes 3 personave të vrarë pas të shtënave të së enjtes, që talebanët njoftuan se kishin për objektiv komandantin më të lartë amerikan në vend, gjeneralin Scott Miller.

19:20
Veliaj dhe përfaqësuesja e BB shërbejnë drekën për njerëzit në nevojë

Krahas progresit të jashtëzakonshëm në betejën kundër varfërisë, përmes programeve të ndryshme sociale dhe edukimit, Bashkia e Tiranës dhe Banka Botërore ndihmojnë edhe me shtimin e qendrave sociale për qytetarët në nevojë.

19:09
Aksidentohet me motor në Pukë, në gjendje të rëndë 25-vjeçari

Një 25-vjeçar në qytetin e Pukës ka mbetur i aksidentuar në gjendje të rëndë për jetën pasi është rrëzuar me motor.

19:04
Kosova, në sytë e FIFA-s. Përshtypje të mira, loja dhe rezultatet

Që nga momenti kur Kosova u pranua me të drejta të plota në FIFA, përmes një votimi të 13 majit të vitit 2016, askush në qeverinë e futbollit botëror nuk do ta kishte menduar se përfaqësuesja më e re e globit do të kishte kaq shumë progres.

18:43
Tirana, sërish në gjyq. Çështja “Muzaka” i kujton borxhet

Çështja e shumëdiskutueshme e borxheve ndaj futbollistëve u rikthye në një temë aktuale për Tiranën, pas mbledhjes së fundit të Komisionit të Disiplinës, që iu la afat bardhebluve për të likujduar pagesat.

18:32
“Topi i Artë”, Buffon bën zgjedhjen e tij. Nuk është italian…

Në harkun e këtyre viteve, portieri veteran Gianluigi Buffon ka parë me dhjetëra talente në fushën e lojës, por asnjë nuk e ka surprizuar kaq shumë sa Kylian Mbappé.

18:29
Duel Khabib- Mayweather? Amerikani: Më sillni edhe McGregor!

Pasi nuk i la asnjë mundësi irlandezit Conor McGregor, duke e shkatërruar totalisht në ringun e UFC, Khabib Nurmagomedov i bëri thirrje rekordmenit në boks Floyd Mayweather për duel.

18:16
Djali që la të dashurën VIP për një video-lojë, rrëfen arsyen e vërtetë

Në fakt, problemet kishin nisur kur ajo kishte marrë vesh se sa para fitonte nga videot me video-lojëra në Youtube.

17:54
“Brexit”, Bashkimi Europian shfaqet pro zgjatjes së periudhës së tranzicionit

Bashkimi Europian tha se është i gatshëm të zgjasë periudhën e tranzicionit pas “Brexit”-it, nëse Britania e Madhe e do këtë.

17:45
Merkel e Macron, për birra e patate pas samitit në Bruksel

Theresa May e dinte edhe para se të shkonte në Bruksel, se nuk do të ftohej për darkë nga homologët e saj europianë, që donin të diskutonin planin e saj të “Brexit”-it pa praninë e saj.

17:35
Greqi, përsëritet fenomeni i rrjetave gjigante të merimangave

Liqeni “Vistonida” në Greqinë veriore është bërë makthi më i keq për araknofobët, ose ata që kanë frikë nga merimangat, pasi ai është mbuluar nga rrjeta gjigante të endura nga qindra mijëra insekte të vogla.

17:29
Vetëshkatërrimi i pikturës, Banksy: Plani nuk funksionoi

Shkatërrimi i pjesshëm i një vepre arti të Banksyt nuk shkoi sipas planit dhe kjo është konfirmuar nga vet artisti enigmatik.

17:26
Vritet me thikë një 16-vjeçar në Fier

Një 16-vjeçar është plagosur dhe më pas ka ndërruar jetë pas një sherri me shokun e tij, pasditen e kësaj të enjteje në Fier.

17:22
5 lojtarëve të “GTA V” u shkon policia në shtëpi

Rockstar Games, kompania që ka prodhuar një nga lojërat më të suksesshme në histori, “Grand Theft Auto”, ka ngritur padi në gjykatën australiane kundër pesë lojtarëve që kishin futur një program në sistemin “Online” të lojës, që u mundësonte të bënin mashtrime.

17:13
Një “dhomë lufte” për t’u mbrojtur nga “hacker”-at dhe “fake news”

Në “dhomën e luftës” në Facebook, një ekip prej rreth 20 personash monitorojnë ekrane kompjuterike për ndonjë shenjë aktiviteti të dyshimtë.

17:01
Presidenti i Serbisë, Vuçiç: Nuk do ta njohim kurrë Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha se vendi i tij zotohet për zgjidhje kompromisi për Kosovën, por kjo nuk do të thotë se ajo duhet të humbë gjithçka.

16:58
Higuain: Shënoj në derbi e bëhem pjesë e emrave të mëdhenj

Në prag të derbit Inter-Milan, i cili do të zhvillohet mbrëmjen e së dielës, ka folur ylli i sulmit të kuqezinjve ku janë varur shpresat e tifozëve, Gonzalo Higuain, i cili është shprehur se dëshiron që në derbin e tij të parë të lërë gjurmë, duke gjetur golin.

16:56
Kanadezët dalin të festojnë ditën e parë me hashash (FOTO)

Këtë të mërkurë, Kanadaja u bë tregu më i madh në botë për marijuanën e ligjshme, pasi u pranua kërkesa e kryeministrit vendas, Trudeau, për ta legalizuar.

16:52
Elbasan, 100 vjet teatër; Qyteti pret edicionin e 20-të të festivalit të teatrove

Festivali Ndërkombëtar i Teatrit Bashkëkohor mbush plot 20 vite. Ky edicion i 20 përkon edhe me 100 vjetorin e vënies në skenë të një shfaqjeje teatrale në Elbasan.

16:45
Fuqia e dashurisë – Episodi 84

Rui i premton të ëmës se do ta zbulojë se kush është dashnorja e Euzhenios. Irena feston me Mirën strategjinë e saj për të shkatërruar martesën e Euzhenios.

16:42
AKEP: Portalet reaguan pozitivisht; OSBE kundër nismës

AKEP njoftoi se portalet të cilave iu kërkua të regjistrohen në QKR kanë reaguar pozitivisht, ndërkohë që OSBE u bëri thirrje autoriteteve shqiptare t’i rishikojnë këto masa, të shqyrtojnë të gjitha alternativat e mundshme për trajtimin e çështjes së shpifjes dhe të fillojnë një debat gjithëpërfshirës me aktorët relevantë të shoqërisë civile dhe medias.

16:21
BIRN për vendimin e AKEP: Shkelje e Kushtetutës

AKEP njoftoi se portalet të cilave iu kërkua të regjistrohen në QKR kanë reaguar pozitivisht. Pas përfundimit të afatit dhënë me ultimatum, asnjë portal nuk do mbyllet, ndërkohë që gazetarët e rrjetit BIRN në Shqipëri e quajnë të paligjshme kërkesën e AKEP.

16:17
Furrat e gëlqeres vijojnë punën, Klosi në “Top Talk” kërkon ndihmën e qytetarëve

Ndotja në mjedis ka qenë tema e zgjedhur nga Gazetari Denis Dyrnjaja në “Top Talk”, ku i ftuar ishte Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi për t’iu përgjigjur pyetjeve mbi problematikat e ambientit.

16:10
Kosova bëhet me ushtri. Kuvendi miraton krijimin e saj

Kuvendi i Kosovës i ka miratuar tri projektligjet e propozuara nga qeveria për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

15:46
OSBE e shqetësuar për portalet shqiptare

Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Désir, shprehu të enjten shqetësimin pas lajmërimit për një sistem të ri regjistrimi për 44 faqe interneti në Shqipëri dhe mbylljen e mundshme të tyre.

15:46
“Tri gratë dhe Misugi”: Drama me ngjyrat e orientit në teatrin eksperimental

Ndërsa në Tiranë në teatrin Eksperimental po vijon puna për të vënë në skenë një dramë të një dashurie tragjike me ngjyra nga lindja e largët. Drama titullohet “Tri gratë dhe Misugi”.

15:44
Gjonaj: Shkurtojmë afatet e shërbimeve në ZRPP

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj në interpelancën e kërkuar përmes platformës së bashkëqeverisjes të një grupi përfaqësuesish nga sektori bankar, noterëve dhe ndërtuesve premtoi shkurtim të afateve në dhënien e shërbimeve nga Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

15:36
Hashashi në mjekësi/ Efekte pozitive te të sëmurët me Alzheimer

Kanabisi, një drogë me nam të keq, gjithmonë e më shumë po gjen përdorim në mjekësi si mjet kundër dhimbjes, e shpresat janë edhe për një efekt pozitiv të tij tek personat që vuajnë nga Demenca.

15:16
Mashtrime seriale; Në gjykatë 170 raste të rënda, fatura miliona euro

Fenomeni i mashtrimit për të përfituar para ka kthyer në viktima me qindra persona. 170 raste janë duke u trajtuar në Gjykatën e Tiranës, ndërsa janë shumë herë më tepër rastet kur viktimat kërkojnë ta gjejnë vetë zgjidhjen. Rasti i mashtruesit serial ishte edhe ai i Klodian Cirunës, i cili krijoi një skemë dhe grabiti 800 mijë euro.

15:05
Mbyllja e basteve, Dashamir Shehi deklaron votën “pro”

Opozita me gjasa nuk do të jetë në Kuvend pas një jave kur të votohet ligji që mbyll bastet, por kjo nuk e ka penguar deputetin Dashamir Shehi të deklaroje votën e tij pro nismës së qeverisë. Shehi thotë se edhe do e votojë ligjin, nëse opozita rikthehet në Kuvend. Ndërsa ka disa sugjerime për nismën e kryeministrit.

14:58
Arrestimi i Stresit, policia: Anëtar i një grupi kriminal që vepron në Tiranë

Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi, shprehte gjithmonë pasionin për armët, jo vetëm në videoklipe, por edhe në kohën kur ishte në shërbim prove dhe nuk duhej të kryente asnjë krim.

14:55
Fier, aksident me disa të plagosur në Qafën e Koshovicës

Një aksident me pasojë plagosjen e disa personave ka ndodhur të enjten, në Qafën e Koshovicës, në Fier.

14:55
Në sherr për Tirolin; Austria premton pasaporta. Italia kundërshton

Tiroli jugor është kthyer në arsyen e një përplasjeje diplomatike mes Italisë dhe Austrisë: qeveria austriake e koalicionit, që përfshin dhe partitë e lirisë së ekstremit të djathtë e pati zemëruar kohë më parë Romën zyrtare me planet e saj për t’i ofruar nënshtetësi austriake banorëve të provincës më të pasur në Itali.

14:43
800 mijë euro gjobë për Vidal, fajtor për sherr masiv

Arturo Vidal po përjeton një periudhë të errët. Minutave me pikatore që po i rezervon trajneri Valverde te Barcelona, iu shtohen historitë e së kaluarës.

14:39
Fair Play Financiar, UEFA përjashton Rubin Kazan

Rregulli i Fair Play Financiar bën një tjetër viktimë në futboll dhe bëhet fjalë për Rubin Kazan. UEFA e ka përjashtuar klubin rus nga kompeticionet e saj për sezonin 2018/2019 ose për atë pasardhës nëse nuk do të kualifikohet.

14:35
PSG me sytë te Griezmann, mund të jetë pasues i Neymar

Antoinne Griezmann po kthehet në qendër të vëmendjes së merkatos së transferimeve në Francë. Paris Saint German duket se po mendon të studiojë ofertat për Neymar me brazilianin që po kërkon sërish largimin nga klubi transalpin.

14:15
Pa Kufij 2 – Episodi 2

Pasi mëson që Xhenoveze është në Nju Jork e po merret me trafik njerëzor, Hakmani përballet edhe një herë me armikun e tij më të keq. Pasi mëson që Xhenoveze është në Nju Jork e po merret me trafik njerëzor, Hakmani përballet edhe një herë me armikun e tij më të keq.

14:14
Mbërrin në prokurori Artur Bushi

Ka mbërritur në Prokurorinë e Tiranës kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi.

14:00
Pique ‘kalon’ në tenis

Gerard Pique përfitoi nga ditët e pushimit për shkak të ndeshjeve të kombëtareve për t’iu dedikuar një tjetër disipline sportive tenisit. Qendërmbrojtësi i Barcelonës udhëtoi drejt Madridit për të diskutuar formatin e ri të propozuar për turneun e Kupës Davis në tenis për meshkuj, i cili do të pësojë ndryshime për vitin e ardhshëm.

13:57
Ikën çafka e përhime. Edhe kali i qyqes mes shpendëve të rrezikuar në Luginën e Drinos

Shpendët e fundit shtegtarë janë duke braktisur Luginën e Drinos në Gjirokastër, për t’u rikthyer në pranverë.

13:50
“Lojërat e Fatit” me procedurë të përshpejtuar, Balla: PD të kthehet në Kuvend

Me kërkesë të Kryeministrit, mazhoranca vendosi ta kalojë p/ligjin për lojërat e fatit me procedurë të përshpejtuar, duke programuar miratimin në seancë javën e ardhshme. Ndërkohë që kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste ka kërkuar nga foltorja e Kuvendit, i ka bërë thirrje edhe deputetëve të opozitës që të kthehen në Kuvend për të miratuar ndryshimet e kërkuara.

13:35
Mbappe kthehet në vendlindje, mesazh për të rinjtë

“Besoni te ëndrrat tuaja, shpresoj që një ditë një nga ju të jetë ne vendin tim”, ishte ky mesazhi drejtuar të rinjve nga ylli i ri i Paris Saint Germain dhe përfaqësueses franceze, Kylian Mbappe gjatë një vizite në vendlindjen e tij në Bondu në qytetin Seine Saint Denis ku u kthye për herë të parë që pas përfundimit të Kupës së Botës.

13:23
Aktiviteti fizik ul rrezikun e dhimbjes së shpinës tek fëmijët

Dihet më së miri rëndësia e sportit si tek të rriturit ashtu dhe tek fëmijët.

13:21
Henry prezantohet te Monaco: Guardiola, shembulli im

Thierry Henry u prezantua si trajneri i ri i Monacos. Për 41-vjeçarin francez, kjo detyrë është një rikthim në shtëpi, pasi pikërisht te kjo skuadër ai bëri debutimin e tij në botën e futbollit.

13:12
Trashëgimia e Donald Trump

Donald Trump ka thënë gjithnjë se është bërë miliarder me forcat e veta. Presidenti amerikan këmbëngul se pasuria që ka marrë nga babai i tij, Fred, një ndërtues njujorkez, ishte vetëm 1 milion dollarë, në formë borxhi, të cilën ai ia ktheu menjëherë.

12:36
Stresi u arrestua në shtrat (Video)

Policia publikoi sot videon e arrestimit të Arkimed Lushajt, i njohur si Stresi.

12:30
Vuçiç, kundër SHBA: Tërheqja e UNMIK nga Kosova i lë serbët pa mbrojtje

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se, apeli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për tërheqjen e Misionit paqeruajtës të OKB-së nga Kosova, do ta linte Beogradin pa zgjidhje tjetër përveçse të mbrojë njerëzit e tij atje.

12:27
Treg pa blerës. Tregtarët në Durrës ankohen se nuk kanë punë

Pensionistë, gra e burra, por edhe të rinj të papunë i ndesh kudo nëpër rrugët e Durrësit, teksa tregtojnë veshje dhe objekte të çfarëdoshme të dorës së dytë, për të siguruar pak të ardhura dhe për të mbajtur familjen.

12:18
Lushnje, zjarre edhe në tetor

Edhe pse jemi në stinën e vjeshtës, në Lushnje nuk kanë të ndalur zjarret.

12:08
Ambasada e Katarit 1.35 milionë $ për rikonstruksionin e shkollës “Jeronim de Rada”

Shkolla “Jeronim de Rada” do të rikonstruktohet plotësisht. 1100 nxënësit e saj do të kenë kushte më të mira mësimi në klasa, me ngrohje në dimër, terrene të reja sportive e laboratorë modernë.

12:04
Belgjikë, kosovarja zgjidhet anëtare e këshillit të komunës

Deniza Miftari, 22 vjeçare me origjinë nga Kosova, është zgjedhur anëtare e këshillit të komunës Roeselare në Belgjikë, pas votimeve të fundit atje.

11:50
Sa fitojnë në ditë pasanikët e famshëm? – FOTO

Një përqindje e vogël e njerëzve në botë fitojnë mesatarisht në ditë, aq sa pjesa më e madhe e botës nuk arrin do t’i mbledhë as në një vit aq para dhe në disa raste as tërë jetën nuk i qarkullon ato.

11:49
Rama: Mbyllja e basteve i ka kthyer deputetët në shënjestër. Monopoli “online”, shpifje

Kryeministri Edi Rama, nga foltorja e Kuvendit, shprehu keqardhjen e tij për faktin se “mbyllja e kazinove elektronike dhe basteve sportive ka kthyer deputetët në shënjestër”.

11:34
10 shpellat më të bukura në botë (Foto)

Shpellat gjithmonë kanë ngjallur interesin e njerëzve, sidomos pas sagës së filmave “Indiana Jones”, i cili kërkonte thesare dhe aventura brenda tyre.

11:29
Të mirat dhe vetitë ushqyese të kinoas

Kinoa është një alternativë perfekte për zëvendësimet e produkteve të grurit dhe atyre me përmbajtje niseshteje.

11:20
Buxheti faktik 2017, Ahmetaj: U rrit ekonomia dhe u ul borxhi

“Buxheti i vitit 2017 mundësoi arritjen e disa objektivave thelbësorë. Ky vit ishte i pari elektoral parlamentar që shënoi uljen e borxhit publik dhe deficitit”.

11:19
Rama publikon foton nga “Top Story” të Berishës në kazino

Teksa ish-kryeministri Berisha akuzon kreun aktual të qeverisë, se po synon të krijojë monopolin e basteve online, kryeministri Edi Rama e akuzon se ai dhe PD synon të mbrojë “Bastet”.

11:09
Pse gratë shtatzëna janë më shumë të stresuara sot sesa në të kaluarën?

Depresioni në shtatzëni po bëhet një fenomen në rritje. Shtatzënia është një periudhë shumë delikate,të cilën shumë gra e përjetojnë në mënyra të ndryshme.

11:04
“Brexit”, samiti i BE pa rezultat

Takimi i liderëve të BE-së në Bruksel me kryeministren britanike Theresa May nuk shënoi asnjë progres. Ai që u përshkrua në mediat e huaja si “samiti më i shkurtër i të gjitha kohërave”, pati një darkë të përbashkët dhe pastaj secili u largua në punën e vet.

10:48
Kërcënon Vuçiç: “Na mbetet të mbrojmë njerëzit tanë në Kosovë”

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, thotë se thirrja e SHBA-ve për të tërhequr misionin e OKB-s nga Kosova nuk do t’i linte Serbisë rrugë tjetër përveçse të “mbronte” serbët në Kosovë.

10:44
Kanabis në reçel, arrestohet 55-vjeçarja

Policia Kufitare ka sekuestruar rreth 1.5 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa… të fshehur në një kovë me reçel.

10:06
Seksizëm, ngacmime dhe dhunë ndaj femrave në parlamentet evropiane

Seksizmi, ngacmimi dhe dhuna kundër femrave po përhapen shumë në parlamentet evropiane, sipas një studimi të publikuar të enjten.

09:47
Vrau prindërit, kërkohet burgim i përjetshëm për Mirald Metallarin

Prokuroria kërkoi dënim të përjetshëm për Mirad Metallarin, nën akuzë për vrasjen e prindërve të tij.

09:40
PD i kërkon AKEP-it që të pezullojë urdhrin për portalet

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka renditur shkeljet që bën urdhri i datës 15 tetor i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) për regjistrimin e portaleve “online” në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe publikimin e NIPT-it në faqet e tyre.

09:36
Këshilltar gjerman në Policinë e Shtetit

Policia e Shtetit shumë shpejt do të ketë në strukturat e saj një këshilltar nga Gjermania.

09:22
Prokurorët pyesin Taulant Ballën për “Babalen”. Balla kallëzon Bashën, Salianjin dhe Hoxhën

Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ishte sërish në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të dhënë versionin e tij në lidhje me hetimet për videon “Babale 2”, që ka lidhje me video-përgjimin e realizuar me Fredi Alizotin, i cili është aktualisht në burg.

09:17
Artur Bushi, sot në prokurori për çështjen “Xhisiela”

Në orën 10:00, Artur Bushi pritej në Prokurorinë e Tiranës, ku është thirrur për t’u pyetur për hetimet që po zhvillohen për rastin “Xhisiela”.

08:49
Trump, kërkesë Turqisë: Na jepni pamjet e vrasjes së gazetarit!

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë regjistrimin e vrasjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi.

08:40
Maqedoni, opozita i thotë “Jo” emrit

Kreu i partisë më të madhe opozitare në Maqedoni nuk i lë shpresa qeverisë së Zoran Zaevit se do ta mbështesë në Parlament për ndryshimet kushtetuese.

08:09
Firmoset kontrata më fitimprurëse në historinë e sportit

Canelo Alvarez ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me vlerë 365 milionë dollarë. Kjo është marrëveshja më fitimprurëse në historinë e sportit, sipas promovuesit të tij, Oscar De La Hoya.

05:48
Roma lobim në Bruksel për ulje të tensioneve me Moskën

Qeveria euroskeptike e Italisë po shtyn për një ulje të tensioneve midis Bashkimit Evropian dhe Rusisë, por rrezikon izolimin në Bruksel, pasi partnerët e BE kërkojnë masa më të forta për të penguar Moskën nga ndërhyrja në çështjet e unionit.

04:59
Pompeo: Sauditët po bashkëpunojnë për hetimin e zhdukjes së gazetarit

Sekretari i Shtetit i SHBA-ve Mike Pompeo tha dje se presidenti turk Tayyip Erdogan i kishte bërë të qartë se zyrtarët sauditë po bashkëpunonin me Turqinë në hetimet për gazetarin e zhdukur, Jamal Khashoggi.

04:11
Vidal nuk gjen qetësi, gjobitet 800 mijë euro nga gjykatat gjermane

Nuk ka paqe për mesfushorin kilen, Arturo Vidal, i cili la Bayernin e Mynihut në verë, për t’iu bashkuar Barcelonës për shumën e 28 milionë eurove.

03:14
Paraburgimet sekrete në Kinë, marrin vëmendje ndërkombëtare

Zhdukjet e fundit të dy qytetarëve kinezë të profilit të lartë kanë përqendruar edhe njëherë vëmendjen ndërkombëtare në sistemin ligjor të Kinës dhe përdorimin e saj të paraburgimeve sekrete.

02:37
Gjermania ekstradon të dyshuarin për vrasjen e gazetares bullgare

Gjermania ka ekstraduar të dyshuarin në vrasjen e gazetares televizive bullgare, Viktoria Marinova në Bullgari, tha një zyrtar i Ministrisë së Brendshme.

01:08
Liderët e BE-së sinjal për May: Nuk mblidhemi, pa avancim të negociatave të Brexit

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian janë gati të takohen për të finalizuar kushtet e tërheqjes së Britanisë nga unioni, sapo negociatat të afrohen mjaftueshëm drejt marrëveshjes.

00:29
Milik tregon për herë të parë incidentin ku i grabitën orën

Mbrëmja pasi Napoli fitoi me rezultatin minimal 1-0 ndaj Liverpoolit në Champions, nuk shkoi shumë mirë për sulmuesin polak Arkadiuz Milik.

E mërkurë, 17 Tetor 2018
23:51
Lirimi i pastorit Brunson, SHBA-të nuk kanë hequr ende sanksionet ndaj Turqisë

Pas vizitës në Arabinë Saudite, Sekretari Amerikan i Shtetit vizitoi edhe Turqinë, ku takoi ministrin e Jashtëm atje, por edhe presidentin Erdogan.

23:24
Aktorja e njohur italiane “frymëzon” Romën (Foto)

Angazhimet e Përfaqësueseve në futboll kanë përfunduar dhe këtë javë do të rikthehen të luhen ndeshjet e kampionateve të klubeve.

23:05
Fermerët e kërmillit, Shqipëria eksporton 90 ton në 9 muaj

Ervini është psikolog, por një nga pasionet e tij të cilin e ka kthyer në biznes, është rritja e kërmillit.

22:34
Policia arreston reperin Stresi: Anëtar i një grupi kriminal

Reperi Stresi është vënë në pranga nga policia në kuadër të operacionit Forca e Ligjit, si anëtar i një “grupi kriminal që operon në Tiranë në lidhje me aktivitetin e kundërligjshëm me tendencë “Trafikim narkotikësh” dhe “Krimeve kundër personit”, thotë policia.

22:15
Top Story/ Kumari, i lidhur ngushtë me botën e krimit

Në Shqipëri, bota e kumarit është e lidhur ngushtësisht me botën e krimit. Kjo është kthyer në shqetësim edhe për vetë industrinë e lojrave të fatit. Vrasje, rrahje, shtantazhe dhe zhvatje, janë disa nga ngjarjet që kanë tronditur opinionin publik.

22:01
Top Story/ 4000 sallone bastesh informale nuk kontrollohen nga Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit

Ligji i hartuar në vitin 2015 për lojërat e fatit, dhe i ndryshuar në parlament, solli reduktimin e numërit të kazinove elektronike, por në anën tjetër bastet sportive u përhapën në çdo pallat, shkollë dhe institucion.

21:53
Top Story/ Ligji që solli mbi 4000 pika bastesh në terren. Ja lidhjet e forta të politikës me kumarin!

Top Story, përveç të tjerave, u ndal dhe tek projektligji i propozuar nga Ministria e Financave për lojërat e fatit në vitin 2015, i cili ishte i rreptë si në mënyrën e taksimit, por edhe në rregullimin e industrisë së kumarit.

21:44
Top Story/ “Pastruesja” që preku interesat e kumarit në Parlament

Projektligji i propozuar nga Ministria e Financave, i hartuar në vitin 2015, do të formalizonte përfundimisht industrinë e lojrave të fatit, por ky propozim për çudi nuk u prit aspak mirë nga deputetët.

21:39
25 vjeçares i vënë i-Phone për gur varri

Vizitorët e varrezave në Ufa të Rusisë u habitën kur panë se një gur varri ishte në formë i-Phone.

21:36
Top Story / Bixhozi, kjo sëmundje që “vret” shoqërinë

Top Story raporton se qarkullimi vjetor zyrtar i industrisë së kumarit, arriti në 16 deri në 17 miliardë lekë, ose në mbi 130 milion euro. E ndërsa evazioni fiskal është më i frikshëm. E gjithë kjo para e qarkulluar nga shqiptarët kundrejt lojërave të fatit, fuqinë motorrike e merr nga një sëmundje e shoqërisë: Varësia nga kumari…

21:21
Top Story\ Biznesmeni: Ja eksperienca ime me bixhozin

Në çdo kohë, bixhozi ka shkaktuar drama të forta sociale, ndërsa pasojat financiare janë të pallogaritshme. Top Story solli ekskluzivisht intervistën, me një nga bizesmenët e hoteleve dhe bar kafeve në Tiranë, i cili rrëfen pasojat, dëmet dhe eksperiencën e tij të lidhur me bixhozin.

21:11
“Brexit”, May: Koha për marrëveshje; Macron: Jemi pranë!

Kryeministrja britanike, Theresa May është shprehur këtë të mërkurë se “është pikërisht tani koha” që të arrihet një marrëveshje për “Brexit”-in, teksa mbërriti për një samit me udhëheqësit e Bashkimit Europian në përpjekje për të zhbllokuar bisedimet e ngecura të divorcit.