Los Angeles Clippers regjistron fitoren e dytë radhazi në NBA pasi mposhti Charlotte 128-109 dhe forcon vendin e katërt në renditjen e Konferencës së Perëndimit.

Shënuesi më i mirë i sfidës për kalifornianët ishte i zakonshmi Lou Williams me 27 pikë edhe pse ndeshjen e nisi nga stoli. Një rol protagonisti e pati edhe Danilo Gallinari që e mbylli sfidën me 20 pikë, 12 nga të cilat i shënoi në 9 minutat e para të ndeshjes. Pikërisht falë pikëve të italianit. Clippers që drejtohet nga Doc Rivers e mbylli periodën e parë 33-24.

Charlott arrin të reduktojë diferencën deri në 2 pikë, por në periodën e tretë Clippers u arratis sërish në rezultat duke e thelluar avantazhin e saj në 18 pikë për të mbyllur me sukses këtë sfidë.

Ashtu sikurse LA Clippers, edhe Golden state shënoi fitoren e dytë radhazi në sfidat e radhës. Skuadra kampione në fuqi dominoi ndaj New Yorkut të cilin e mundi 122-95. njeriu i ndeshjes për Warriors u bë Klay Thompson që u shfaq si një sniper i vërtetë ne parket teksa shënoi 43 pikë në 34 minuta lojë, 21 nga ta cilat nga distanca e 3 pikëve.

Thompson iu bashkua edhe Kevin Durant me 24 pikë, ndërsa Stephen Curry këtë radhë u ndal në kuotën e 14 pikëve personale, por iu dha shokëve të skuadrës 14 assist. Ndeshja e zhvilluar në Oracle Arena nuk pati shumë histori me golden State që e kontrolloi atë me lehtësi nga fillimi deri në fundin e saj duke regjistruar këtë fitore me 27 pikë diferencë.

Minnesota e zhvilloi ndeshjen e saj të radhës; atë me Oklahomën nën drejtimin e trajnerit të komanduar, Ryan Sounders që mori vendin e Thibodeau të shkarkuar. Dhe debutimi i Sounders ishte shumë pozitiv pasi Timberwolves fitoi ndaj Thunder në Oklahomës me rezultatin 119-117.

Ishte një ndeshje e karakterizuar nga disa episode ku spikasin dëmtimi i Noel që u largua me barrelë nga parketi dhe përjashtimi nga fusha i Jeff Teague që shtyu Schroeder duke shkuar para kohe në dhomat e zhveshjes. Gjithsesi, Minnesota arriti të fitojë sfidën kjo falë edhe 40 pikëve të Andrew Wiggins dhe 20 pikëve e 9 topave në tabelë të Anthony Towns. Te Oklahoma Russell Westbrook shënoi 25 pikë, por gaboi në 2 tentativat e e tij në sekondat e fundit të ndeshjes duke i mohuar fitoren skuadrës së Thunder.

Top Channel