Komiteti i Financave në Senat: Nuk do të zgjerojmë autoritetin ekzekutiv të Trumpit

10/01/2019 02:12

Kryetari i Komitetit të Financave në Senat, Charles Grassley tha të mërkurën se Kongresi nuk do të japë asnjë zgjerim të autoritetit ekzekutiv të Presidentit Donald Trump, mbi tarifat dhe mjetet e tjera tregtare.

“Ne nuk do t’i japim atij ndonjë autoritet më të madh. Ne tashmë i kemi dhënë atij shumë “, tha Grassley, një republikan nga shteti i Iowa-s.

Ky reagim erdhi në përgjigje të një raporti të Bloomberg se Shtëpia e Bardhë po përgatit një projekt-ligj që do të kërkonte t’i jepte autoritetit të gjerë Trumpit, që të aplikonte tarifa të reja në marrëdhënie tregtare me shtetet e tjera.

Grassley tha se tarifat e çelikut dhe aluminit ndaj Kanadasë dhe Meksikës, po dëmtojnë fermerët dhe në mënyrë që të mbrojnë interesat bujqësore, ata duhet të mbështesin miratimin në Kongres të marrëveshjes së re tregtare mes SHBA, Meksikës dhe Kanadasë.

Top Channel