Situata në qarkun Dibër paraqitet dramatike. Trashësia e dëborës në qytetin e Peshkopisë po i afrohet 50 cm e ndërsa në zonat e larta mbi 80 cm.

Njësitë administrative të cilat janë tërësisht të bllokuara: Selishta, Arasi, Sllova, Kala e Dodës, Reçi dhe shumica e fshatrave të komunës Melan janë tërësisht të bllokuara.

Akset nacionale Peshkopi-Tiranë dhe Peshkopi-Kukës janë te kalueshëm me shumë vështirësi.

Gjatë ditës së djeshme ne disa segmente kanë ndodhur disa aksidente të vogla si pasojë e rrëshqitjes së makinave.

Në afërsi të Kalasë së Dodës janë përplasur 2 automjete ku njëri ka qenë mikrobus linje. Fatmirësisht nuk ka pasur pasoja të rënda por vetëm të lënduar.

Top Channel