E shtunë, 12 Janar 2019
20:44
Arsyeja e frikshme se pse po ulen çmimet e televizorëve SMART

Çmimet kanë rënë aq sa tani mund të gjenden televizorë me cilësi ekrani 4K dhe me lidhje interneti (SMART), me pothuajse gjysmë çmimi sa vetëm pak vite më parë.

20:19
Nën një metër dëborë. Në fshatrat e Pogradecit nuk ka as energji

Dimri ka izoluar qindra familje në fshatrat e Pogradecit. Në Dardhas bora ka kaluar 1 metër trashësi, duke bllokuar njëra pas tjetrës rrugët e fshatrave, ndërsa për banorët jetesa bëhet tepër e vështirë.

19:55
Deputetët harrojnë zyrat. Të shtunave nuk shkojnë në pritje me zgjedhësit

Pjesa dërrmuese e 140 deputetëve, si të mazhorancës, ashtu edhe të opozitës, kanë zyra të veçanta në zonat e tyre elektorale për të pritur zgjedhësit. E shtuna është dita kur ata duhet të hapin këto zyra, por nga një verifikim i thjeshtë në dy nga qarqet më të mëdha në vend, Shkodra dhe Vlora, deputetët që gjen në detyrë janë shumë pak.

19:41
Aleatët e PD-së, kundër bojkotit; Mediu: Opozita të kthehet në Kuvend

Aleatët historikë të demokratëve nuk e mbështesin opsionin e rikthimit të bojkotit parlamentar.

19:38
Aksident tragjik në Durrës, humbin jetën vjehrra dhe nusja

Dy persona kanë humbur jetën në një aksident rrugor të ndodhur pasditen e sotme në rrugën e ish-kënetës në Durrës.

19:07
Emri i Maqedonisë, Zaev me sytë nga Athina

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, i kërkoi të shtunën Greqisë që t’i japë fund mosmarrëveshjes së hershme mes dy vendeve duke ratifikuar marrëveshjen për emrin e ri të vendit, Republika e Maqedonisë së Veriut.

18:42
Korçë, gjendet i pajetë një 65-vjeçar. Dyshohet se…

Një burrë ka vdekur në rrugë, në zonën e ish-fermës në Korçë.

18:24
Bora “pushton” Evropën

Reshjet e borës po shkaktojnë kaos në të gjithë Evropën dhe situata do të përkeqësohet gjatë fundjavës.

17:52
Premier League, Liverpool kthehet te fitorja falë “Faraonit”. Shaqiri, titullar

Liverpool është kthyer te fitorja pas dy humbjeve radhazi ndaj Manchester City (kampionat) dhe Wolves (FA Cup).

17:42
E bujshme nga Italia, Juventusi kërkon t’i rrëmbejë Modriçin Interit

Juventusi po punon në fshehtësi të plotë për Luka Modriçin dhe po provon gjithçka për ta afruar në Torino fituesin në fuqi të “Topit të Artë”.

17:11
AKEP: Të bllokohen adresat e kompanive që ofrojnë baste “online”

Autoriteti i Mbikqyrjes së Lojërave të Fatit pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë i ka dorëzuar AKEP-it 3 lista me adresa “online” ku vihen baste dhe kërkon mbylljen e tyre.

16:53
Gjirokastër, dëbora shemb një banesë tradicionale (Foto)

Një banesë tradicionale në Gjirokastër është rrëzuar prej peshës së dëborës.

16:43
ARRSH: Ja rrugët ku kalohet vetëm me zinxhirë

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) jep informacion për gjendjen e rrugëve kryesore në vend.

16:19
Policia e Shtetit “hap dyert” për studentët me mesatare mbi 8

Më shumë se 100 studentë, që kanë mbaruar me rezultate të larta, do të kenë mundësi të bëhen pjesë e Policisë së Shtetit, në disa sektorë ku mungojnë specialistët.

16:15
“Konvergjencë”, ekspozita e artistëve të artit modern

Konvergjencë është ekspozita që bën bashkë një numër të konsiderueshëm artistësh shqiptarë në Panairin e Artit Bashkëkohor në Selanik. Megjithëse ka shumë ndasi në personalitetin e tyre artistik, sërish ka edhe shumë konvergjenca.

16:06
Balla-Metës: Ruaj qetësinë, po bëhesh qesharak

Kryetari i Grupit të PS, Taulant Balla i është përgjigjur me një status në Facebook Presidentit Ilir Meta, duke e cilësuar “qesharak” kreun e shtetit.

15:20
Gjoba për ushqimet, AKU paraqet kërkesën për ndryshimin e ligjit

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i është drejtuar zyrtarisht Komisionit të Ligjeve, duke propozuar ndryshime në Kodin Penal për krimet në fushën e sigurisë ushqimore. Legjislacioni në fuqi është i vakët për këto çështje dhe pa specifikime të plota.

15:19
Përplasja Meta-Rama vijon. Juristët: Presidenti s’ka të drejtë të refuzojë shkarkimet

Përplasja mes presidentit dhe kryeministrit vijoi edhe këtë të shtunë me tone ironike. Ilir Meta e nisi i pari, duke e quajtur Ramën “usta”, ndërsa të zgjedhurin e tij për në krye të diplomacisë “gjeni”.

15:12
“Nuk merrem me një pengmarrës”, zëdhënësi i Metës i përgjigjet Ramës

Reagimit të kryeministrit Edi Rama, në përgjigje të Presidentit Ilir Meta në vijim të replikave të ashpra për mosdekretimin e Gent Cakajt si ministër të Jashtëm, “se nuk do të merret me një pengmarrës”, i është përgjigjur këshilltari i kreut të Shtetit.

14:13
Veliaj, për studentët: Godinat e reja, gati në tetor

Qendrat studentore kanë pak kohë që kanë kaluar në varësi të Bashkisë së Tiranës, por puna për rikonstruksionin e tyre po vijon me ritme të shpejta.

13:59
Shpërtimi aksidental në Paris, dy të vdekur e 10 të plagosur rëndë

Një shpërthim i fortë ka ndodhur në Paris, në një furrë buke. Bilanci duket dramatik, me 2 zjarrfikës që kanë humbur jetën, ndërsa 37 të tjerë janë lënduar, 10 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

13:58
Protesta e studentëve, Basha-Ramës: Mos e shty vendin në konflikt civil

Kryetari i Partisë Demokratik i ka bërë thirrje Kryeministrit Rama që të ndalet dhe të mos e shtyjë vendin drejt konflikteve civile.

13:29
Rama refuzon të merret me “pengmarrësin” e Kushtetutës në Presidencë

Këmbimi i ndërsjellë i akuzave mes Presidentit të Republikës dhe Kryeministrit ka vijuar edhe këtë të shtunë, e pas “gurit” të hedhur nga kreu i shtetit në mëngjes, është kundërpërgjigjur edhe kreu i qeverisë.

13:21
Skandali me dëmshpërblimet e tërmetit në Mat, policia procedon 7 verifikuesit

Pas denoncimit në emisionin investigativ “Fiks Fare”, të enjten, të skandalit të ndodhur në Bashkinë e Matit me dëmshpërblimet e miratuara prej saj, për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 11 gushtit të vitit të kaluar, policia e Dibrës njofton se ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë të 7 shtetasve.

13:10
“Gjurmë shqiptare”, Zvicra pranë Leskovikut

Pak kilometra nga Leskoviku ngrihej dikur Zvicra…

13:08
Berisha: Dua të ndërtoj një shkollë futbolli në Kosovë

Etrit Berisha ka arritur të rigjejë formën dhe besimin në portën e Atalantës, pas golit të pësuar në Europa League ndaj Dortmundit, që u pasua nga një gjunjëzim psikologjik për portierin e Kombëtares shqiptare, megjithatë, tashmë duket se gjithçka ka kaluar.

13:00
Konventa e LSI, Kryemadhi: Të sakrifikojmë edhe jetën

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka ashpërsuar tonet ndaj Qeverisë “Rama”, duke thënë se vendi është në një situatë të vëshirë.

12:43
I ftohti i janarit “ushqen” protestat në Beograd

Protestat e opozitës në Serbi kanë qenë relativisht të rralla në dekadën e shkuar, por ajri i acartë i janarit duket se po ushqen frymën e revoltës.

12:36
Tjetër çmenduri “sociale”. Sfida “BBC” rrezikon jetë njerëzish

Policia në shtetin amerikan Utah ka marrë një hap të pazakontë, duke iu kërkuar banorëve të mos ngasin makinat me sytë e lidhur për të ndjekur një sfidë të lëshuar “online”, të frymëzuar nga një film horror që ka çuar tashmë në disa aksidente.

12:19
Suksesi i Zaevit, “Tym i bardhë në Shkup, mjegull në Athinë”

Vetëm disa çaste pasi Parlamenti në Shkup votoi me 81 vota ndryshimet kushtetuese me bazë Marrëveshjen e Prespës, kryeministri grek Alexis Tsipras i ka telefonuar homologut të tij Zoran Zaev, duke e përgëzuar për suksesin e përfundimit të këtij procesi.

12:09
Një “Alo” kundër dhunës, linja ku fëmijët denoncojnë edhe bullizmin

Prej gati 10 vitesh, në vendin tonë ekziston Linja Kombëtare e Telefonit për Fëmijë, apo “Alo 116”.

11:54
Reshjet në Bulqizë, probleme edhe në rrugët e qytetit

Reshjet e dendura të borës, të cilat kanë rënë me intensitet të lartë, prej 3 ditësh kanë sjellë probleme në Bulqizë dhe fshatrat përreth.

11:52
PD: ILDKPKI të verifikojë pasurinë e Ramës

Në një dalje për mediet këtë të shtunë, Dhurata Çupi e Partisë Demokratike ka kërkuar një verifikim të pavarur nga ILDKPKI-ja të pasurisë së kryeministrit Rama.

11:48
Shpime për naftë në Parkun e Zagorisë. Pushteti vendor, kundër projektit

Kompania ndërkombëtare e karburanteve “Shell” është duke hedhur me shpejtësi të gjithë hapat që do të çojnë drejt kthimit të zonës së mbrojtur të Zagorisë, i shpallur Park Natyror Kombëtar, në një rajon kërkimi për naftë dhe gaz natyror.

11:44
Shqiptarët në rrugën e krimit, fushatë sensibilizuese në Britaninë e Madhe

Përfshirja e pandalshme e shumë shqiptarëve, sidomos të rinjve të ardhur rishtas në Britani, në rrugën e krimit dhe tafikun e drogës, ka qenë shqetësimi pas një videoje, e cila është bërë virale në internet, që synon t’i sensibilizojë ata që të mos bie prè e krimit të organizuar.

11:37
Organizonin lojëra fati, dy të proceduar në Tiranë e Klos

Policia e Shtetit ka goditur edhe dy raste të tjera në vazhdën e operacioneve për ndëshkimin e personave që ushtrojnë ende aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit.

11:27
Partizani e Kukësi, barazime në miqësoret e Turqisë

Partizani regjistroi një tjetër barazim në ndeshjet përgatitore që po zhvillon në Antalia të Turqisë. “Të kuqtë” e luajtën sfidën e tyre të dytë me Antalyasporin, duke e mbyllur me rezultatin 1-1. Skuadra turke kaloi e para në avantazh, me Sinik, ndërsa Partizani barazoi me Jurgen Bardhin.

10:54
Meta, akuza Ramës: Ministria e Jashtme nuk është autoshkollë

Presidenti Meta ka vijuar këtë të shtunë replikat me kryeministrin Rama, në lidhje me çështjen e emërimit të ministrit të Jashtëm.

10:32
Studentët, protestë si të ngujuar brenda fakulteteve

Protesta e studentëve është përshkallëzuar prej ditësh me bojkotim mësimi, apo edhe mbyllje të auditoreve e pengim të funksionimit normal të një universiteti.

09:58
Shpërthim gazi në Paris, disa të plagosur

Parisi i frikësohej një tjetër demonstrate të fuqishme të “jelekverdhëve” këtë të shtunë, për të cilën ka dislokuar mbi 80 mijë oficerë policie në të gjithë Francën, në atë që konsiderohet si fundjava e nëntë radhazi e protestave antiqeveritare të “jelekverdhëve”.

09:47
Rinovimi i dokumenteve të identitetit, zyrat hapen edhe të shtunën

Prej disa ditësh është dhënë njoftimi për të gjithë ata qytetarë shqiptarë, të cilët kanë aplikuar në vitin 2009 për kartat e reja të identitetit dhe pasaportat biometrike, që të rinovojnë dokumentet e tyre të identifikimit.

09:29
ARRSH: Qarkullimi në akset verilindore e qendrore, me zinxhirë

Qarkullimi i automjeteve bëhet sërish me vështirësi në disa prej akseve kryesore të veriut e verilindjes, por edhe në rajonin qendror të Shqipërisë, ndërkohë që në juglindje e jug duket se nuk është i nevojshëm përdorimi i zinxhirëve.

09:12
Ish-diplomati firmëtar, Kotzias: Maqedonia e re, e mirëpritur në jetën tonë

Marrëveshja e Prespës u nënshkrua në qershor të vitit 2018 nga dy kryeministrat respektivë të Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras, të cilët shoqëroheshin në samit edhe nga ministrat e Jashtëm të të dyja vendeve, Dimitrov e Kotzias.

08:58
Të gjithë urojnë “Maqedoninë e Veriut”: Fund një prej grindjeve më të vjetra në Ballkan

Pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese nga Kuvendi i Maqedonisë, mbrëmjen e së premtes, në drejtim të udhëheqësve të Republikës së Maqedonisë së Veriut tashmë kanë mbërritur përgëzimet e përfaqësuesve më të lartë të shteteve apo organizatave botërore.

08:25
SHBA, bllokadë historike e qeverisë

Paralizimi i pjesshëm i qeverisë federale amerikane ka hyrë në histori si më e gjata ndonjëherë, e ky rekord ndoshta do të përforcohet duke mos pasur një fund të ngërçit politik në horizont.

05:21
Trump planifikon ndryshime në procedurën e vizave për punëtorët e kualifikuar

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump tha të premten se planifikon ndryshime në programin H-1B që jep viza të përkohshme për profesione e specialitete si teknologjia apo mjekësia, por administrata e tij tha më vonë se ai i referohej ndryshimeve që u propozuan vitin e kaluar.

04:32
Pas Trumpit, edhe Macron njofton mungesën në Davos

Presidenti francez Emmanuel Macron nuk do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror të këtij viti në Davos, tha një zyrtar në zyrën e presidentit të premten, në një dalje për mediat.

03:40
Presidenti Meta përshëndet miratimin e ndryshimeve kushtetuese nga Parlamenti i Maqedonisë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, përshëndet konsensusin e arritur në Parlamentin e Maqedonisë dhe votimin në favor të ndryshimeve kushtetuese që do t’i japin jetë Marrëveshjes së Prespës dhe i çelin Maqedonisë përfundimisht rrugën euroatlantike.

02:33
Arrestohet në banesë shqiptari, policia gjen prova interesante

Një shqiptar 41-vjeçar është arrestuar në Peskara të Italisë nga policia për prodhim dhe shitje droge.

01:50
Shkupi miraton “Maqedoninë Veriore”, tani është radha e Athinës

Parlamenti i Maqedonisë miratoi ndryshimet kushtetuese për të mundësuar ndryshimin e emrit të vendit në Republika e Maqedonisë së Veriut, sipas marrëveshjes së arritur në Prespë me fqinjin jugor të saj, Greqinë. Shkupi mbyll kështu betejën e gjatë që i hap rrugën anëtarësimit në NATO dhe Bashkimin Europian.

01:08
Mijëra argjentinas protestojnë kundër masave shtrënguese ekonomike

Dhjetëra mijëra argjentinas marshuan në Buenos Aires, të enjten, duke mbajtur pishtarë, në të parën nga një seri protestash të planifikuara kundër programit të shtrëngimit të presidentit Mauricio Macri dhe kostos së lartë të shërbimeve publike.

00:29
Arrestohet në Zvicër shqiptari i kërkuar në Itali për…

Një i arratisur 26 vjeçar u arrestua në Zvicër në sajë të një urdhër-arresti evropian të lëshuar nga Prokurori Publik i Piacenzës. Shqiptari, i njohur tashmë nga drejtësia, iu arratis policisë tetorin e kaluar gjatë një operacioni blic, të njësisë hetimore të Piacenzës në fund të një hetimi në lidhje me shitjen dhe prodhimin e drogës.

E premte, 11 Janar 2019
23:56
Merkel: Marrëveshja BE-Turqi për emigrantët, nuk po funksionon siç duhet

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha të premten se marrëveshja midis Bashkimit Evropian dhe Turqisë për të frenuar flukset masive të emigrantëve, është jofunksionale dhe kritikoi sistemin ligjor të Greqisë, që favorizon dëbimet.

23:27
Trump anulon pjesëmarrjen në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump të enjten anuloi një vizitë të planifikuar gjatë këtij muaji në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër, duke sinjalizuar se ishte i përgatitur për përballimin politik mbi mbylljen e pjesshme të qeverisë federale.

22:03
Situata në Inxhinierinë e Ndërtimit në foto

Disa studentë të Fakultetit të Arkitekturës janë futur në ambientet e Universitetit të Inxhinierisë, ndërsa janë konfrontuar me administratorët, që nuk e kanë lejuar një gjë të tillë.

21:53
Franca dhe Gjermania bashkojnë forcat si një superfuqi e vetme

Franca dhe Gjermania do të krijojnë politika të përbashkëta për mbrojtjen, punët e jashtme dhe ekonominë, në një binjakëzim të paprecedentë, që shihet si prototipi për të ardhmen e BE-së.

21:24
Fabregas largohet nga Chelsea me destinacion…

Mesfushori spanjoll Cesc Fabregas është tashmë edhe zyrtarisht një futbollist i Monaco, në kampionatin francez të futbollit.

21:01
Studentët ngujohen me forcë tek Inxhinieria, përplasen me policinë private

Rreth 40 studentë janë ngujuar tek Universiteti i Inxhinierisë mbrëmjen e sotme. Në momentet që kanë tentuar të dalin jashtë për të marrë ushqim, ata janë përplasur me punonjësit e policisë private. Burime për gazetën Shqip, raportojnë se policia private po detyron studentët që të bëjnë grevë urie.

20:57
“Studentja plagoset në konvikt, i bie në kokë etazhieri”

Partia Demokratike ka denoncuar një rast plagosjeje të një studenteje në konvikt.

20:47
Fiks Fare/ Hemiplegjikët nuk përfitojnë shoqërues, ua ndalon ligji

Vendimi i Këshillit të Ministrave u jep të drejtë të përfitojnë një pagesë prej 9 mijë lekësh në muaj , paraplegjikëve dhe tetraplegjikëve, ndërkohë nuk përfshin hemiplegjikët. Këta të fundit janë njësoj të paaftë si kategoritë që përfitojnë.

20:39
Fiks Fare/ Klithma e babait për vajzën invalide: Shes veshkën për t’i siguruar shtëpi

Një baba nga Rrësheni, familja e të cilit jeton në një dhomë 16 metra katrorë, me një vajzë paraplegjike, kërkon ndihmë.

19:53
“Cakaj”, reagime në Kosovë

Mosdekretimi i të propozuarit për ministër të Punëve të Jashtme në qeverinë “Rama”, Gent Cakaj, nga presidenti Ilir Meta, ka ngjallur reagime të shumta në Kosovë.

19:41
Maqedonia ndryshon emrin, Bushati: Kontributi i partive shqiptare, vendimtar

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, përshëndeti ndryshimet kushtetuese në Maqedoni për të mundësuar ndryshimin e emrit të vendit në Republika e Maqedonisë së Veriut, sipas marrëveshjes së arritur në Prespë me fqinjin jugor të saj, Greqinë.

19:28
Gruaja ndryshon seks, por dashurohet me burrë dhe ngel shtatzënë

Stephan Gaeth ka lindur femër, por që kur ishte adoleshtne ndihej mashkull dhe kur u bë maxhoren, nisi procesin e transfirmimit që të bëhej 100% mashkull. Por gjatë procesit të ndryshimit ajo u njoh me Wyley Simpson, me të cilin kishte edhe një marrdhënie.

19:25
“Cakaj”, DW: Krizë institucionale Presidencë-Kryeministri?

Mosdekretimi i Gent Cakajt si ministër i Jashtëm nga presidenti Ilir Meta nxjerr në pah krizën mes institucionit të Presidencës dhe Kryeministrisë në Shqipëri.

19:10
Maqedonia ndryshon emrin, miratohen me 81 vota amendamentet kushtetuese

Parlamenti i Maqedonisë ka miratuar pasditen e kësaj të premteje ndryshimet kushtetuese për të mundësuar ndryshimin e emrit të vendit, në Republika e Maqedonisë së Veriut, sipas marrëveshjes së arritur në Prespë me fqinjin jugor të saj, Greqinë.

19:09
Siria, zëdhënësi ushtarak: Ka nisur kthimi në shtëpi i trupave amerikane

Trupat amerikane në Siri kanë nisur të kthehen në shtëpi. Lajmi konfirmohet nga një zëdhënës i ushtrisë amerikane, sipas të cilit, koalicioni ushtarak në Siri, i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, ka nisur procesin e tërheqjes së trupave nga ky vend.

18:36
Misioni kinez sjell foto nga ana e errët e Hënës

Sonda kineze që ka zbarkuar me sukses në anën e errët të Hënës ka dërguar edhe pamjet e para të uljes së saj, një moment ky historik, ku shihej qartë panorama që po eksploron.

18:34
Francë, shfaqet në plazh një nëndetëse gjermane e Luftës së Parë Botërore

Një nëndetëse gjermane e Luftës së Parë Botërore ka nisur të shfaqet mbi një plazh në Francën veriore.

18:33
Vjedhja e depos së armëve në Pashaliman, reagon FA

Pas vjedhjes së depos së armatimit në Pashaliman, ka reaguar edhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura.

18:20
“Huawei”, edhe Polonia arreston një person për spiunazh përkundrejt Kinës

Në Poloni janë arrestuar dy persona, nën akuzat se kanë spiunuar për llogari të Kinës. Bëhet fjalë për një shtetas kinez, që mediet lokale e përshkruajnë si drejtor të “Huawei”, dhe një polak.

18:00
Francë, mbi 80 mijë policë për fundjavën e 9 të protestës së “jelekverdhëve”

Më shumë se 80 mijë oficerë policie po mobilizohen në të gjithë Francën, për fundjavën e nëntë radhazi të protestave antiqeveritare të “jelekverdhëve”, ndërkohë që Emmanuel Macron përgatitet të nisë një debat publik tremujor, që shpreson se do të kanalizojë zemërimin e protestuesve larg nga rrugët.

17:50
Merkel rikthehet në Greqi, Athina kërkon dëmet e luftës

“Gjermania e njeh përgjegjësinë e saj historike për krimet e kryera nga nazistët në Greqi”, tha Kancelarja gjermane Angela Merkel të premten, në vizitën e parë të saj në Athinë që nga viti 2014.

17:48
Këngëtarja e talentuar e “The Voice Kids” rrëfen takimin emocionues me Demi Lovaton

Këngëtarja e talentuar dhe njëkohësisht pjesëmarrëse në edicionin e kaluar të “The Voice Kids”, Vivian Biagioni, ishte një nga të ftuarat e Bieta Sulos në “Ftesë në Pesë”, në Top Channel.

17:37
PD-LSI, kërkesë Kuvendit: Komision Hetimor për rastin “Cakaj”

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë dorëzuar në Kuvend një kërkesë për ngritjen e një komisioni hetimor që do të verifikojë nëse DSIK e ka zbatuar ligjin për pajisjen e zëvendësministrit të Jashtëm Gent Cakaj me certifikatë sigurie.

17:34
Këshilli i Ambasadorëve, thirrje Ramës: Rivlerëso kandidaturën e Cakajt!

Pas debatit që shkaktoi mosdekretimi nga Presidenti Ilir Meta i Gent Cakajt në postin e Ministrit të Jashtëm, ka ardhur reagimi nga Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë.

17:26
Rama sulmon analistët: Kadrinjtë krra-krra-krra! Rreken t’i tërheqin njerëzit pas…

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar gazetarët dhe analistët të cilët mbështesin vendimin e Presidentit Ilir Meta për mosdekretimin e Gent Cakajt si ministër të Jashtëm.

17:23
Shumë shpejt pranë Edi Manushit, njihuni me analistin më të ri sportiv

Mikeasi dhe motra e tij më e madhe Segi ishin të ftuarit e Bieta Sulos në “Ftesë në Pesë”, në Top Channel.

17:01
Demi “djeg” Meksikën (FOTO)

Demi Rose nuk njeh kufij.

16:48
E bllokuar në borë, gruaja e sëmurë niset me helikopter në spital

Një 58-vjeçare nga fshati Zagore e Malësisë së Madhe, e bllokuar nga dëbora, është dërguar me urgjencë në spitalin e Shkodër me helikopter për shkak të komplikacioneve me shëndetin.

16:36
Certifikata e Cakajt, PD mbledh firmat për hetimin e DSIK dhe Ramës

Pas paralajmërimit të Lulzim Bashës se Partia Demokratike ka nisur  punën për të hetuar në të gjitha format dhe mënyrat përgjegjësitë e Drejtorisë së Informacionit të Klasifikuar, kryeministrit Edi Rama, Shërbimit Informativ Shtetëror, ministrit të Jashtëm në detyrë Ditmir Bushati, dhe zëvëndësministrit të Jashtëm Gent Cakaj, demokratët nuk kanë humbur kohë. 

16:30
Aludon për tradhti kombëtare të Ramës, Tritan Shehu në “Top Talk”: Të dorëhiqet!

24 orët e fundit janë dominuar nga “ping-pongu” i qëndrimeve president-kryeministër për çështjen e mosdekretimit të Genti Cakajt në postin e ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë.

16:02
Refuzohet kërkesa për lirimin nga arresti shtëpiak të Ndokës dhe Cukos

Gjykata per Krimet e Renda refuzon kërkesën për të liruar nga “arresti shtëpiak” dy ish-deputetët Arben Ndoka dhe Arben Cuko.

15:46
Eksportuesit: Qeveria të ndërhyjë për kursin e euros, të rimbursojë TVSH-në

Euro ka pasur një përmirësim këtë javë, duke kapur kuotën 125.5 lekë të premten, por shoqatat e eksportuesve të bashkuara, fasonistë agropërpunes e bimë medicinale, kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë për të stabilizuar kursin e këmbimit, i cili sipas tyre nuk ka lëvizur për arsye normale, por për shkaqe jashtë faktorëve ekonomikë.

15:40
DSIK i përgjigjet Metës: Certifikata e sigurisë së Cakajt, sipas ligjit

Presidenti Ilir Meta i kërkoi sot kryeparlamentarit Gramoz Ruçi ngritjen e një Komisionit Parlamentar Hetimor, pasi Kreu i Shtetit ka dyshime të forta për mënyrën si u krye pajisja me çertifikatë sigurie e Gent Cakajt, të propozuarit nga kryeministri Edi Rama për ministër të Jashtëm në vetëm 24 orë, nga Drejtoria e Informacionit të Klasifikuar.

15:37
Protestat, rektori i UT shtyn afatin e pagesës së tarifës së shkollimit

Për shkak të zgjatjes së protestës, rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni njofton shtyrjen e afatit të pagesës së tarifave të shkollimit, si dhe marrjen e masave për zëvendësimin e orëve mësimore të parealizuara.

15:34
Gripi, në Shqipëri është duke qarkulluar virusi AH1N1

Rastet e para me grip në vendin tonë janë izoluar tashmë. Ditët e para dhe shumë të ftohta të janarit kanë sjellë me vete edhe virusin e gripit. Deri më tani, Laboratori i Institutit të Shëndetit Publik ka konfirmuar se, aktualisht në vendin tonë është duke qarkulluar virusi AH1N1.

15:31
Tregu i kokainës në BE, korrierë shqiptarë dhe call center-a droge në Ballkan

Transformimi që ka pësuar tregu i kokainës në Europë është kryefjala e raportit më të fundit që ka publikuar Qendra Europiane e Monitorimit të Drogave.

15:17
Rruga e Kombit, e hapur në të gjithë gjatësinë e saj

Rruga e Kombit, pavarësisht reshjeve të borës dhe temperaturave nën zero, është plotësisht e pastruar.

15:04
Aeroporti i Kukësit, me koncesion. Fituesi do të investojë 8 mln euro

Një konsorcium mes dy shoqërive shqiptare, “Global Technical Mechanichs” dhe “Bami sh.p.k.”, do të marrin me koncesion për 35 vite Aeroportin e Kukësit.

14:53
Paketa anti-shpifje, Stiftung: Rrezikohet hapja e negociatave me BE-në

Paralelisht me konsultimet e zhvilluara nga AMA për atë që njihet si paketa antishpifje, opozita në bashkëpunim më fondacionin Konrad Adenauer Stiftung organizoi një tryezë diskutimi me përfaqësues të medias të cilët e cilësuan si repressive nismat e qeverisë.

14:46
Sekretari i Jashtëm britanik: “Brexit” mund të anulohet

Në atë që është cilësuar si ndërhyrja më e fortë deri më tani, nga një ministër i kabinetit në procesin e “Brexit”-it, ministri i Jashtëm Jeremy Hunt ka paralajmëruar se “Brexit” mund të anulohet si proces, nëse deputetët britanikë do të hedhin poshtë, gjatë votimit të së martës “marrëveshjen për tërheqjen” të rakorduar mes kryeministres Theresa May dhe zyrtarëve më të lartë të Bashkimit Europian.

14:36
Oqeanet po ngrohen më shpejt nga sa ishte parashikuar

“Oqeanet po ngrohen më shpejt sesa është vlerësuar më parë, duke vendosur një rekord të ri të temperaturës në vitin 2018”, thotë një raport i botuar të enjten në revistën “Science”, i cituar nga “Radio Europa e Lirë”.

14:36
Wake Up/ Samanta: Kam kohë për martesë edhe fisi ka hequr dorë

Këngëtarja Samanta Karavella shprehet se kohën më të madhe ia dedikon karrierës.

14:33
Wake Up/ Samanta, Kënga “Vonë” dhuratë për dike që kam shumë mall

E ftuar në “Wake Up”, këngëtarja Samanta Karavella u shpreh se klipi i ri është publikuar në datën 4 Janar për një arsye shumë të veçantë.

14:29
Wake Up/ Samanta Karavella: Elinel, Eminem i Shqipërisë

E ftuar në “Wake Up”, këngëtarja Samanta Karavella rrëfeu detaje rreth videoklipit të saj më të ri, titulluar “Vonë”, ku ajo ka bashkëpunuar me reperin kosovar Elinel.

14:28
Orban paralajmëron: Emigracioni përçan BE-në

Victor Orban paralajmëron se emigracioni do të përçajë BE-në përpara zgjedhjeve parlamentare. Kryeministri hungarez mbajti konferencën e parë për shtyp të vitit 2019 dhe e përdori këtë rast për të hequr një linjë të qartë mes ideologjive europiane.

14:27
Grabiten armë në bazën ushtarake të Pashalimanit

Depoja e armëve në bazën ushtarake të Pashlimanit në Vlorë është grabitur gjatë natës.

14:25
Wake Up/ Gëzim Myshketa: Pse refuzova koncertin në Vatikan me Dua Lipan

Gëzim Myshketa i ftuar në “Wake Up” u shpreh se shpesh herë i është dashur të refuzojë koncerte ku kanë marrë pjesë këngëtarë me famë botërore.

14:23
Wake Up/ Gëzim Myshketa: Operan “Toska” do doja ta zhvendosja në diktaturë

Pas suksesit me operan “Karmen” baritoni Gëzim Myshketa, i cili provoi veten edhe si regjisor do të donte të rikthehej sërish me nj projekt në skenën e Teatrit të Operas por kësaj radhe me një ide “të çmendur” siç e vlerëson dhe ai vë.