Skandali 20-miliardësh/ Gianni Infantino ia shet Kampionatin Botëror kapitalit privat! Hyn në lojë dhëndri i Trump 29/07 13:41
Mesfushori spanjoll Cesc Fabregas është tashmë edhe zyrtarisht një futbollist i Monaco, në kampionatin francez të futbollit.
I larguar vetëm pak ditë më parë nga Chelsea, mesfushori me eksperiencë u prezantua sot në mbrëmje nga klubi i Monacos.
Cesc Fabregas largohet kështu pas 4 vitesh e gjysmë nga Chelsea, ndërsa me Monaco ka nënshkruar një kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2022.
Mesfushori 32-vjeçar ishte një objekt dëshirash edhe për Milanin, por zgjodhi Monacon, për t’u bashkuar me Thierry Henry, të cilin e ka pasur shok skuadre te Arsenali.
Top Channel