18:57
Unaza e re, protestuesit peticion Arta Markut. Thirrje mbështetëse për Daniel Drobajn
Gjykata e Tiranës vendosi sot masën e sigurisë “Arrest me burg” për 18-vjeçarin Daniel Drobaj, i cili akuzohet se hodhi kapsollën në drejtim të efektives së “Shqiponjave”, Ina Nuka, e cila u lëndua në dorë dhe qafë në protestën e banorëve të “Astirit” para Parlamentit. Por, pavarësisht vendimit të togave të zeza, pasdite në “Unazën e Re” është protestuar sërish, dhe këtë herë me thirrjet “O Daniel, o hero, gjithë unaza ty të do”.