Falë bashkëpunimit me qytetarët e qytetit të Durrësit me Policinë është bërë e mundur arrestimi i një shtetasi, duke parandaluar rastin e vjedhjes së një banese.

29 vjeçari me iniciale O.T., është vënë nën pranga, dhe rezulton me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes së pasurisë.

Gjithashtu nga prova shkencore shtetasi i mësipërm rezulton se ka vjedhur banesën e shtetasit A.L. pak ditë më parë.

Gjatë kontrollit fizik i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale një mjet prerës (thikë) dhe gërshërë

Top Channel